• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbiprodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri dhe sfida me eksportin

18:59 : 21/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria po shënon nivele të larta të prodhimit të vajit të ullirit, por eksportet mbeten tejet të ulta. Prodhuesit e vajit nuk kanë siguruar çertifikimin për të eksportuar ndonëse vendi ka dhjetëra fabrika të përpunimit të ullirit.

Ndërkaq tregu vendas po shënon nivelet më të ulta të çmimit të vajit të cilat nuk justifikojnë tek fermerët kostot e shërbimeve dhe të vjeljes së ullirit.

Në fabrikat e përpunimit të vajit në Vlorë, një nga zonat më të njohura për kultivimin e ullirit në Shqipëri, fermerët vijojnë të dërgojnë sasitë e fundit të këtij sezoni.

Treguesit flasin për këtë vit për një mbiprodhim të vajit të ullirit në Shqipëri në raport me kërkesat e tregut të brendshëm dhe më të lartin, krahasuar me te gjitha vitet e mëparshme

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë Meno Besimaj thotë se në rritjen e prodhimit këtë vit kanë ndikuar kushtet klimaterike, shtimi i sipërfaqeve me ullinj dhe rritja e teknologjive të shërbimeve të ullirit.

Lexo edhe:

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

“Në vend nga rreth 11 milionë rrënjë me ullinj janë në prodhim rreth 9 milionë dhe sipërfaqet vijnë duke u shtuar vit pas viti. Në një sondazh që ne kemi bërë në shkallë kombëtare dhe nga të dhënat statistikore pretendojmë se mund të jenë këtë sezon rreth 150 mijë tonë ullinj kokërr nga të cilat është prodhuar rreth 20 mijë tonë vaj ulliri”.

Rreth 90% e vajit të ullirit tregëtohet në Shqipëri jo në supermarket, por nga vetë fermerët dhe prodhuesit e vegjël dhe mbiprodhimi i vajit ka sjellë ulje të ndjeshme të çmimit në treg.

Enerik Xhaferaj , një përpunues ulliri në Vlorë, thotë se çmimi i vajit të ullirit ka arritur deri në rreth 4 dollarë për litër që nuk justifikon mundin e fermerëve dhe kostot e tyre.

Cmimi i vajit të ullirit ka pësuar një rënie të ndjshme, është pothuajse në minimalet e tij dhe nën kosto. Fshatarët i ka dëmtuar shumë ky çmim pasi imputet bujqësore janë rritur, kostot e punëtorëve janë rritur dhe cdo gjë është në rritje. Kur shikojmë që ka arritur të tregëtohet edhe 400 lekë një litër vaj ulliri kjo është në kosto. Të mbledhësh 100 kilogramë ullinj kushton vlera e punës për punëtorët 3 mijë lekë. Kjo sasi nxjerr 18 deri 20 litër vaj dhe nëse vë edhe shërbimet vjetore dhe koston e pëprunimit dhe nëse një fermer përdor punëtorët për vjeljen dhe nuk e bën vetë me familjen del nën kosot duke e shitur vajin me atë çmim.

Ndërsa në Shqipëri prodhimi i vajit shihet i lartë nivelet e eksporteve janë tejet të ulta. Eksportet e vajit të ullirit në vitin 2021 ishin vetëm 119 ton, me një vlerë rreth 550 mijë USD ndërsa edhe në vitn 2022 eksportet u mbyllën gati në shifra të përafërta.

Drejtori i Qendrës Bujqësore në Vlorë, e cila ka shërbyer më parë si një Institut Kombëtar për Ullirin, thotë se mungesa e bashkimit të fermerëve që prodhojnë ullinj vështirëson kapacitetet për eksporte.

Mënyra e vetme e eksportit të vajit në sasi të mëdha është vetëm kooperimi dhe çertifikimi në bazë grupi, në bazë kultivari. Ne kemi kultivarë shumë të mirë, autoktonë, siç është “kalinjoti” që është vaj me cilësi shumë të mira dhe kërkohet gjithandej. Nëse e çertifikojmë edhe si kultivar, edhe si zonë kultivimi, edhe si cilësi prodhimi, atëherë tregjet do të jenë të hapura.

Ndërsa Enerik Xhaferaj thotë se një nga sfidat e prodhuesve për të eksportuar është certifikimi.

E para duhet të çertifikohet produkti. Produkti nuk çertifikohet akoma se fermerët nuk e trajtojnë prodhimin në atë mënyrë që duhet, e sjellin në thasë, e mbajnë me ditë në shtëpi ullirin, nuk e mbledhin pastër, etj dhe kjo humbet cilësinë e vajit.

Një tjetër sfidë që sipërmarrjet shqiptare të sigurojnë eksportin e vajit të ullirit është edhe forcimi i kapaciteteve laboratike për të çertifikuar si varietetet e bimëve të ullirit edhe cilësinë e vajit.

Qendra bujqësore në Vlorë siguror analizat biomolekulare të varieteteve autoktone të bimës së ullirit dhe disa analizat bazike për vajin, por ka ende shumë hapësirë për shtimin e kapaciteteve me pajisje dhe trajnime për të përmbushur gamën e gjerë të analizave laboratorike që duhen, thotë Melaize Yzeiraj, që punon në këtë laborator.

“Lidhur me laboratorin biomolekular jemi drejt përfundimit të idnetifikimit molekular dhe kemi arritur të marrim rezultate për kultivarët autoktonë në koleksionin që ne kemi studiuar dhe kjo i shërben kryesisht çertifikimit të kultivarëve.”

Certifikimi i laboratorëve shqiptarë në nivele ndëkombëtare dhe forcimi kapaciteteve të tyre për t`iu përgjigjur analizave komplekse mbetet nje sfide për të siguruar eksportimin e vajit të ullirit.

Gati gjysma e eksporteve shqiptare të vajit të ullirit shkon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër në vendet fqinje si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut , ndërsa në vendet e Bashkimit Europian eksportet e vajit të ullrit janë të papërfillshme./ Marrë nga VOA

Etiketa: analizeeksporteksportefermerMbiprodhimi i vajit të ullirit

Lajme të lidhura

RAJONI

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

15:54 : 06/07/2026
AKTUALITET

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

12:54 : 25/06/2026
AKTUALITET

Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

20:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

Euro “shkatërron” fasonin, eksportet bien 14% në maj, fabrikat po mbyllen, lënë punonjësit pa punë

12:59 : 17/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19%

08:08 : 27/04/2026
Para

Foto/ Ngjashmëri e frikshme me Kim Kardashian, zbulohet e dashura e Finemit?

TË GJITHA

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş