• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“65 nëpunës të emëruar në kundërshtim me ligjin”, Arjan Hoxha akuza ndaj Rakip Sulit

14:34 : 17/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e 14 majit, Arjan Hoxha ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut të PS-së Rakip Suli lidhur me punësimet në administratë.

Sipas Hoxhës, Bashkia Kamzë ka emëruar në shërbimin civil, në kundërshtim me ligjin, të paktën 65 nëpunës. Ai shprehet se për të gjithë këta nëpunës, Komisioneri ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve të emërimit në shërbimin civil, pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën e parashikuar në ligj, ndërsa gjashtë nëpunës të tjerë, janë promovuar në pozicione më të larta në shërbimin civil, po në kundërshtim me ligjin.

Hoxha shprehet se prej paaftësisë së Rakip Sulit për të qeverisur Kamzën, qyteti është duke u boshatisur dhe veçanërisht, të rinjtë, janë duke u larguar.

Më tej ai shton se “për aq kohë sa në krye të drejtorive më të rëndësishme si ajo e prokurimeve, projekteve dhe investimeve vendosen militantë, dhe jo individë të arsimuar dhe të kualifikuar, pasuria publike nuk mund të mirë administrohet apo të përdoret me eficencë dhe as qyteti nuk mund të zhvillohet nëpërmjet investimeve”.

Lexo edhe:

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Deklarata e plotë:

Ajo që Partia Demokratike ka përsëritur dhe qytetarët e Kamzës kanë konstatuar, politizimin dhe paligjshmërinë që ka uzurpuar Bashkinë e Kamzës lidhur me punësimet në administratë, tashmë është konfirmuar nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Sipas vendimit nr. 266/15 të 27 dhjetorit të Komisionerit, Bashkia Kamzë ka emëruar në shërbimin civil, në kundërshtim me ligjin, të paktën 65 nëpunës.

Për të gjithë këta nëpunës, Komisioneri ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve të emërimit në shërbimin civil, pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën e parashikuar në ligj, ndërsa gjashtë nëpunës të tjerë, janë promovuar në pozicione më të larta në shërbimin civil, po në kundërshtim me ligjin.

Prej paaftësisë së Rakip Sulit për të qeverisur Kamzën, qyteti është duke u boshatisur dhe veçanërisht, të rinjtë, janë duke u larguar.

Kur përgjegjës të çështjeve që lidhen me arsimin, rininë dhe sportet apo drejtor i këtij sektori është një person i emëruar, që për meritë të vetme ka teserën e Partisë Socialiste, dhe që emërohet në atë pozicion në kundërshtim me çdo procedurë që parashikon legjislacioni në fuqi për shërbimin civil, nuk ka asnjë mundësi që një i ri të planifikojë dhe të ndërtojë të ardhmen në Kamzë.

Për aq kohë sa në krye të drejtorive më të rëndësishme si ajo e prokurimeve, projekteve dhe investimeve vendosen militantë, dhe jo individë të arsimuar dhe të kualifikuar, pasuria publike nuk mund të mirë administrohet apo të përdoret me eficencë dhe as qyteti nuk mund të zhvillohet nëpërmjet investimeve.

Qeverisja e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund t’i besohet më Rakip Sulit dhe Partisë Socialiste, të cilët duke larguar profesionistët nga administrata publike dhe duke shkatërruar sistemin e meritokracisë dhe ligjshmërisë në pranimin në shërbimin civil, e kthyen administratën publike në një strukturë partiake, duke e kthyer mbështetjen sociale përmes skemave të strehimit dhe ndihmës ekonomike në mjet ndëshkues ndaj të gjithë atyre qytetarëve që mendojnë ndryshe.

Përfytyroni që një ditë të jeni specialist i sektorit të licensave në një institucion dhe ditën tjetër, të zgjoheni si veterineri i këtij institucioni. Gjithkush, madje edhe ne do të dëshironim që kjo të ishte një shaka, por në fakt, ky është realiteti absurd i Bashkisë së Kamzës nën drejtimin e Rakip Sulit, realitet i cili tashmë është provuar nga ana e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Të dashur qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit, 14 maji është dita kur, përmes votës suaj, paligjshmëria e Kryetarit të zgjedhur vetëm me 6% të votave do të marrë fund.

14 maji është dita kur, administrata e Bashkisë së Kamzës do t’i kthehet sërish profesionistëve, pa kurrë farë dallimi, por vetëm duke u bazuar mbi parimin e meritokracisë dhe me qëllimin e vetëm, ndërtimin e një administrate profesioniste, me integritet moral dhe të paanshme politikisht.

Dhe në të njëjtën ditë që administrata do t’ju kthehet profesionistëve, qytetarëve do t’ju rikthehet Bashkia e Kamzës, bashkë me shërbimet cilësore, nga të cilat do të përfitojë çdo qytetar dhe banor i Bashkisë.

Të dashur qytetarë,

14 maji nuk do të jetë vetëm dita e fitores mbi regjimin e Ramës dhe kujdestarin e tij në Kamzë Rakip Suli, por dhe dita në të cilën do të fitojë Bashkia e Kamzës, nëpunësit profesionistë dhe të gjithë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Etiketa: Arjan HoxhakamzepaskuqanPDpsrakip suli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama “vishet” me flamingo, Koçeku i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë

18:03 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
Para

Rovena Voda: S’e mora kurrë arkën me peshq

TË GJITHA

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

21:38 : 25/06/2026

Thirrja e fuqishme para Kryeministrisë: Të shtunën protestë kombëtare

21:31 : 25/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

21:26 : 25/06/2026

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet