• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi i rrugës “Xhon Blushi”/ Veliaj u kap “gafil”, Vokshi: Gati kallëzimi në SPAK

15:50 : 10/01/2023
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Tenderi abuziv i rrugës “Xhon Belushi”, procedurë prej së cilës Bashkia e Tiranës u tërhoq pasi kryetari Erion Veliaj, i cili do ia dhuronte 400 milionë euro një klienti të tij, u kap “me presh në duar” nga rivali në zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçi, tashmë do të jetë një çështje për drejtësinë.

Këtë e ka bërë me dije deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila njoftoi sot se PD ka përgatitur kallëzimin penal për Erion Veliaj, duke e akuzuar për shkelje të rënda ligjore me procedurat e tenderimit të projektit për asfaltimin e kësaj rruge në zonën midis Kinostudios dhe Freskut.

Në konferencën për shtyp nga selia blu, Vokshi theksoi se projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj, pra do të përfundonte fiks në periudhën para zgjedhjeve lokale të 14 majit, por Veliaj u kap “mat” duke nisur punimet me mjetet e shtetit, në një kohë që paratë kishte parashikuar t’i falte pa garë te klienti i tij.

Madje punimet në këtë rrugë të kryeqytetit nisën mbrëmjen e 6 janarit, ndërkohë që hapja e garës sipas procedurave ligjore ishte parashikuar më 9 janar dhe shpallja e fituesit më 22 janar.

 

1 nga 2
- +

FJALA E VOKSHIT:

Lexo edhe:

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

Ashtu sikurse edhe paralajmëruam, kur bëmë denoncimin së bashku me kolegun Strazimiri përpara Bashkisë Tiranë, para dy ditësh. Partia Demokratike ka përgatitur kallëzimin penal për Erion Veliajn për shkelje të rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të rrugës ‘John Belushi’ në njesinë administrative nr.4 në Tiranë.

Sikurse ju kemi informuar, tenderi i shpallur nga bashkia në datën 19 dhjetor parashikonte si afat për dorëzimin e dokumentacionit të kompanive të interesuara për këtë tender në datë 9 janar, si dhe shpalljen e kompanisë fituese të këtij tenderi në datë 22 janar. Projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë bashkia do të zgjaste rreth 5 muaj, pra fiks deri në periudhën e zgjedhjeve të 14 majit.

Por Erion Veliaj nxiton. Urdhëroi nisjen e punimeve, si gjithnjë fshehurazi, natën, pa tabela, pa projekt, pa një plan, sigurisht dhe pa standarte, por ajo që është më e rënda, në shkelje ligjore, në shkelje të çdo procedure të parashikuar në legjislacionin aktual.

Qartazi një tender fiktiv, dhe një vjedhje e taksave të qytetarëve shqiptarë. Tenderi sipas dokumenteve të publikuara, edhe nga Bashkia Tiranë që ne i kemi vënë në dispozicion edhe SPAK-ut. Tenderi parashikon fondin limit rreth 471 milionë lek që do të vidheshin nga shqiptarët për të përfunduar në xhepat e një kompanie të paracaktuar të Erion Velisë, për t’u përdorur më tej për blerjen e votave gjatë fushatës elektorale.

Pse e themi këtë? Ashtu sikurse Erion Veliaj nxitoi netët e para të vitit të ri për të lansuar nisjen e punimeve të rrugës ‘John Belushi’ të njesisë administrative nr.4, pa përfunduar ende afati i dorëzimit të dokumentacionit, ku ndërkohë shiheshin punonjës dhe makineri të Bashkisë Tiranë, të gjitha të evidentuara, të faktuara djhe të vëna në dispozicion të Prokurorisë fotot e makinerive së bashku me targat. Si prova bashkëngjitur kallëzimit penal.

Pra, ishte gjithçka e planifikuar nga ana e Erion Velisë. Një tender fiktiv. 471 milionë që do të vidheshin, do të shkonin për ndikimin e fushatës elektorale në favor të tij. Ishte denoncimi i kandidatit të opozitës, z. Belind Këlliçi që u bë më datë 5 janar, menjëherë pasi Erion Veliaj nisi punimet në rrugën ‘John Belushi’, i cili ndali këtë vjedhje të rradhës.

Erion Veliaj u kap ne flagrancë. Ai u detyrua që në një intervistë të hënë dje në një prej televizioneve kombëtare të informonte anulimin e këtj tenderi fiktiv. Erion Veliaj u kap nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, në tentativë vjedhjeje. U kap në flagrancë. Ndaj çfarë bëri? Ndërhyri në dokumentet e tenderit. Ndërhyri në sistem, duke njoftuar edhe anulimin e procedurave të tenderit me arsyetimin që kishte kushte të paparashikuara, apo mungesë fondesh. Pra, kishte ndodhur një emergjencë e paparashikuar nga ana e stafit të bashkisë.

Por çfarë vihet re nga ekspertët e PD të prokurimeve? Vihet re që nuk ka asnjë gjurmë të anulimit. Nuk ka as formular zyrtar, dhe unë këtu me vete kam një kopje të formularit zyrtar, ashtu sikurse duhet të ishte mbushur, edhe zyrtarisht, edhe formalisht në sistem, në mënyrë që të figuronte dhe anulimi i teënderit. Pra, kjo gjë nuk është bërë. Gjithashtu, kujtojmë që paralelisht ka një tender tjetër për supervizimin e punimeve të tenderit të rrugës ‘John Belushi’, i cili deri sot në mëngjes ka qenë jo i anuluar. Ka qenë një tender që vijonte të ekzistonte në sistemin e APP-së ashtu edhe të Bahkisë Tiranë.

Nga nxitimi, Erion Veliaj ka kryer edhe dy vepra të tjera penale: atë të mashtrimit, që gjoja ka bërë anulimin, ashtu edhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Morisë së shkeljeve të Erion Velisë, me fillimin e punimeve kur tenderi ishte në procedurë, iu shtuan edhe dy vepra të tjera penale: ajo e mashtrimit dhe falsifikimit të tenderave. Kjo ishte edhe arsyeja, që kallëzimit penal, SPAK-ut, nga ana e PD, nuk iu bë dot dje, por u punua që të shtoheshin edhe argumentat fakte, dokumentacione, i cili do t’i vihet sot në dispozicion menjëherë pas kësaj konference, edhe SPAK-u si pjesë e kallëzimit penal.

Eron Veliaj dje, si gjithmonë shau, fyeu, kërcenoi opozitën, por sigurisht, ato as na impresionojnë, as na bëjnë që t’i ndalim denoncimet dhe paditë. Unë sot këtu kam përpara jush edhe një kopje të kallëzimit penal, i cili do t’i dorëzohet ashtu sikurse edhe informova menjëhëherë pas kësaj deklarate, do të dorëzohet zyrtarisht në SPAK, së bashku me provat e filmuara, fotografike, apo me dokumentacionet e tjera që i bashkëngjiten këtij kallëzimi.

Sikurse e përmenda, kallëzimi është bërë për Erion Veliajn, aktualisht Kryetar i Bashkisë Tiranë. Është kallëzuar për veprën penale shpërdorim të detyrës, parashikuar në nenin 248 të kodit penal, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike, parashikuar në nenin 258. Korrupsion aktiv në zgjedhje, parashikuar në nenin 328 të kodit penal. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike, ose zgjedhore parashikuar në nenin 328 të kodit penal. Falsifikimi i dokumentave, parashikuar në nenin 186 të kodit penal. Si edhe mashtrimi i parashikuar nga neni 143 të kodit penal, vepra këto të kryera në bashkëpunim.

Kallëzimi do të dorëzohet, menjëherë.  Apeli i PD ndaj SPAK është që të hetojë me prioritet e profesionalizëm këtë kallëzim. SPAK të mos i zvarrisë hetimet, të mos bëhet pjesë e vjedhjes dhe e grabitjes së shqiptarëve.

Etiketa: #SPAK#boldnewsalbana Vokshiasfaltimin e rrugës Xhon BelushiErion Veliajrruga "Xhon Belushi"tendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

15:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Padia për shpifje, Albana Vokshi fiton gjyqin ndaj Vilma Nushit: Përfituesja e 100 mln eurove të Check Up u rrëzua në Apel

16:50 : 17/06/2026
AKTUALITET

Veliaj mbetet pas kafazit të xhamit, GJKKO refuzon edhe transmetimin live të seancave

12:38 : 16/06/2026
Para

Hodhi foshnjen në lumë/Psikologët e Gremit: Mund të ketë kaluar depresion postpartun

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet