• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si pastruesja miliardere na nxorri të palarat!

13:50 : 10/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE
Artan Fuga

Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si argate për pastrim prishi një kontratën tonë kombëtare në planin moral.

Ajo veç aktit që është tjetër gjë, na tregoi se mbreti është lakuriq! Po fare lakuriq! Ne nuk e shohim!

Të gjithë e dinë se ka para që qarkullon ilegalisht ose informalisht nëpër dysheqe, nën dollape, futur në çizme, nëpër bodrume të thella ndërtesash, në hatlla çatish. Mjafton presioni që bëhet për legalizimin e parasë informale, dhe gjithçka nënkuptohet! Disave ju ka ngel dopjogjashta në dorë. Kanë aq shumë fshehur sa edhe po të harxhojnë nga pak e nga pak nuk dalin vitet e shekullit 21 për t’i harxhuar. Prandaj, kanë një rrugë të vetme të paguajnë që t’i legalizojnë!

Prishi edhe një kontratë tjetër kjo pastruesja duke na nxjerrë të palarat. Të gjithë e dimë që ka aq shumë të çara normative dhe institucionale në tenderime, dhënie projektesh publike, etj., sa duhet të ketë jo pak nëpunës që marrin mbrapsht nga firmat përfituese, prej dekadash, parà si shpërblim.

Lexo edhe:

Grabitje në Francë/ Vidhen bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro nga Muzeu Lalique

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

Mund të bëhet fjalë për male parash!

Mos ka nevojë të vidhte kjo pastruesja për të kuptuar ne si qytetarë që nuk përjashtohet që ka nëpunës dhe fëmijë nëpunësish të lartë që jetojnë krejtësisht jashtë mundësive të rregullta të fuqisë blerëse me rrogat që marrin? Aspak!

Nuk duhet të jesh specialist i filozofisë të hapësirës, por edhe duhet të jesh disi, për të “lexuar” disa shënja në hapësirë që tregojnë se brenda banesash duhet të ketë thesare parash! Mjafton të studjosh me kujdes sipas disa ligjësive filozofike disa urbanizime në fshatra a lagje të caktuara; mjafton të studiosh disa mure oborresh, disa forma arkitekturale, vend-ndodhje banesash për të kuptuar se arkitekti apo urbanisti ka plotësuar dëshirën, frikën, ankthin e dhënësit të detyrës, pronarit, që të bëjë një kështjellë ku të ruhen thesare. Dhe jo vetëm për këtë.

Unë nuk do t’i tregoj këto “sekrete” të filozofisë të hapësirës, aq më shumë se nuk jap më leksione të filozofisë të hapësirës sikurse bëja dy vjet më parë te ai që quhej Universiteti Polis, por po jap hëpërhë vetëm një shprehje lapidare të një nga mendjet e ndritura të shkollës të Palo Altos, zoti Hall, i cili thotë se hapësira ka gjuhën e vet të fshehur, që është gjuha më e sinqertë në botë. Gjuha e gojës zakonisht gënjen, por gjuha e hapësirës nuk gënjen kurrë!

Por, duhet të kesh sy që ta “dëgjosh” atë! Unë di ta lexoj!

Ndërkohë me këtë historinë e kësaj pastrueses mund të bëhet një roman që bëhet best-seller botëror, por kush ta bëjë se?! Se mund të fantazosh me imagjinatë artistike për të bërë një roman se ajo vidhte, por jo vetëm, ajo edhe shantazhonte ata që grabiste duke u thënë : Shiko, po më denoncuat, do ta hani keq!

Madje fantazia e romanit mund të shkojë edhe më shumë. Ajo në roman mund të paraqitet si personazh edhe sikur i vidhte, por pastaj, pasi u gjeti vendin ku i fshihnin lekët, u kërkonte punëdhënësve të saj çdo muaj lekë për të mos folur. Kështu që romancieri mund të imagjinojë që në fakt argate nuk ishte ajo, por argatë ishin ata që fillimisht e kishin marrë si pastruese. Argatja u kthye në zonjë dhe zotërinjtë dhe zonat u kthyen në argatë.

Sikurse ndodh zakonsiht!

Këta të fundit mblidhen, në roman gjithmonë, dhe thonë: Si të bëjmë? Ose ta vrasim, ose njëri prej nesh të tregojë se është vjedhur që të shpëtojnë të tjerët!

Por, Sudja e kohëve të reja i kishte kapur për tekstikulash ish argatët e vet. Madje aq e sigurt saqë dilte me disa vetura lluksoze. Pastruesja shkonte me Mitsubishi për të pastruar! – Gjithmonë brenda romanit! Fantazi!

Në roman, burri i pastrues miliardere në lekë, pasi kjo hyn në grackë, vërtet takon si personazhe ministren e kontrollit të shtetit, e cila e pret në zyrë. Në roman nuk del qartë nëse e takoi, imagjinoi se e takoi, apo e takoi dhe të gjitha palët ranë dakord që ta lënë në errësirë nëse ishte një imagjinatë apo ngjarje reale.

Letërsia postmoderne kështu është. Nuk bën dallimin midis realitetit dhe fantazisë.

Personazhi “burri i pastrues” në fakt takon ministren sepse i thotë se unë kam të dhëna për dhjetëra thesare të tjerë të fshehur nëpër banesa, meqë gruaja ime më ka informuar. Ajo në fakt punon për shërbime inteligjente të huaja, sepse në emër të tyre bën presion për të marrë sekrete shtetrore.

Ndërkaq romani vazhdon sepse ministrja i lutet personazhit që të mos ta bëjë këtë skandal. Kërkon që për të lehtësuar gjendjen personazhi burrë të tregojë se për shërbimin e cilit vend punon personazhi grua! Burri thotë: Kurkushistan! Mediat e përhapin menjëherë!

Mund të bëhet roman me shumë suspens, me erotikë brenda, sfida, cmira, luftë për pushtet, intriga, etj.

Por, duhet një shkrimtar!

Ndërkaq pastruesja miliardere jo vetëm na prishi kontratën e heshtjes që ne kemi të gjithë, por edhe na nxorri të palarat, gjithsesi na nxiti imagjinatën artistike.

 

Etiketa: Alda KlosiArtan FugaGrabitjehavier dobipastrueserozeta dobi

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitje në Francë/ Vidhen bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro nga Muzeu Lalique

09:32 : 06/07/2026
AKTUALITET

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

14:28 : 03/07/2026
BOTA

Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro

13:47 : 28/06/2026
AKTUALITET

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026
AKTUALITET

Kakomeja një histori grabitje/ Ja si e çliruan banorët sot pronën e tyre

18:51 : 21/06/2026
AKTUALITET

Grabitet me armë gjatë natës një pikë karburanti në Krujë

11:08 : 16/06/2026
Para

Berisha: Shtëpitë e ministrave të Ramës notojnë në para të vjedhura

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş