• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ujku, ujku!” por çakalli bën kërdinë!

10:56 : 24/12/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

Vizita e kryeministrit të Greqisë, zotit Qiriako Micotaki në Himarë, Vurg e në Dropull nxiti një sërë komentesh pjesërisht kritike. Këto kishin të bënin me interesin elektoral të vizitorit, i cili hyn në zgjedhje vitin e ardhshëm (ky është i vetëkuptueshëm), me negociatat për kufirin ndërshtetëror detar (këtu hamendësimet janë pasojë e transparencës zero nga qeveria jonë), me përkrahjen në udhën tonë drejt BE me theks tek të drejtat e minoritetit grek (kjo është konstante e Athinës) si dhe me një synim ogurzi të z. Micotaki për të krijuar një shoqatë të bashkive me popullsi grekofone si prelud për një autonomi të Vorio Epirit apo edhe më keq për një secesion të tyre nga Shqipëria e për aneksim nga Greqia (për këtë më poshtë).

Një deklaratë e z. Micotaki në Himarë e cila kaloi në heshtje, e që sipas meje lipsej të kishte marrë më shumë vëmendje e minutazh se të tjerat, ishte premtimi i tij “se do të kujdesej që himariotët të gëzonin realisht pronat e tyre”.

Sfondi i kësaj deklarate është një fushatë grabitjeje pa din e pa iman në dekadën e fundit të pronarëve tradicionalë në bregdetin e Jonit. Jo se kjo nuk ndodh, bie fjala edhe në Golem apo Shëngjin. Por këto mbeten jashtë fokusit të Athinës; ashtu si dhe Prishtina e Tirana përqendrohen tek të drejtat e njeriut në Preshevë e jo në Novi Sad.

Lexo edhe:

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

Publiku është njohur me episode të grabitjes kur politikanë të mazhorancës kanë rezultuar përfitues arbitrarë të trojeve për ndërtim në kurriz të banorëve. Një rast ishte deputeti i PS, i cili ironikisht ishte edhe shefi i task-forcës qeveritare për verifikimin e pronësisë në Breg. Një tjetër rast më i freskët është zaptimi i plazhit e i favoreve shtetërore nga një ministër kryesor i qeverisë përmes familjarëve, të cilëve ju dha statusin e “investitorit strategjik”. Po përmes këtij mekanizmi iu grabitën Kishës Ortodokse Autoqefale afro 10  hektarë të Manastirit Shëngjergji në Ksamil për ndërtimin e një resorti turistik aty pranë.

Por shumë më shumë janë zaptimet që mbeten nën radarin e debatit publik. Ato fillojnë nga zaptimet e vrazhda ku aktorët janë biznesmenë pranë qeverisë, që përmes falsifikimeve në Kadastër u rrëmbejnë pronën himariotëve duke u lenë kalvarin e gjykatave si të vetmen udhë shpëtimi. Por ka edhe grabitje të butë: biznesmeni pranë qeverisë e me porosi nga lart shkon në fshatrat gjysëm të braktisura dhe u blen pronarëve shtëpitë për një kafshatë: e mbasi ka blerë gjysmën e fshatit qeveria e shpall “strategjik”, i jep fonde falas nga projekte qeveritare dhe e “ndihmon” për kredi të buta nga banka zhvillimore për të ndërtuar një fshat turistik të traditës.

Shembuj të tillë mund të sillen pa fund. Aplikimi i ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” i v. 2020 ka sjellë vetëm regjistrimin e 8 pronave nga 8000 kërkesa të paraqitura. Arsyeja eshtë se secilit pronar për regjistrimin e pronës apo më pas për leje ndërtimi i duhet të japë rryshfet përqindje të majme të pronës e të biznesit.

Opozita e kundërshtoi në Kuvend e në publik p/ligjin për investitorët strategjikë (v.2015) me argumentin se, në kundërshtim me kuadrin ligjor,  i mundësonte qeverisë shpronësimin diskrecrionar e potencialisht abuziv të pronarëve. Këtë shqetësim ia paraqiti edhe Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës që interesoheshin për këtë çështje. Gjatë këtyre bisedave u vu re se të njëjtën linjë vepronte edhe diplomacia greke e motivuar nga shqetësimi për pronat e himariotëve. Kjo e plotëson kontekstin e sipërpërmendur.

Sa për çështjen e asociacionit të bashkive grekofone apo kërkesës për vetëvendosje të shpallur nga z. Micotaki në Himarë nuk gjeta referencë direkte në media por nuk përjashtohet që dicka të jetë thënë. Por që të marrim të mirëqenë që janë thënë me atë kuptim dhe që ky asociacion do të ishte hapi i parë për gllabërimin e Vorio Epirit, duhet një sforcim i madh e i pajustifikuar nga marredhëniet miqësore mes dy vendeve tona. Për më tepër të mos harrojmë se në tridhjetë vitet e fundit votat në këto bashki janë ndarë pakashumë ne tresh mes BDNJ, PS e PD. Çka do të thotë se dy partitë kryesore të Shqipërisë kanë përkrahjen e gati 2/3 të elektoratit në këto bashki. Ndërsa në komunat serbe në veri të lumit Ibër votohet 100% për parti serbe të varura sot nga presidenti Vuçiç e dje nga presidenti Tadiç. E ku çdo referendum për shkëputje nga Kosova e për bashkim me Serbinë me gjasë do të jepte rezultate të ngjashme.

Prandaj dhe alarmizmi sensacional, edhe kur është I ndershëm apo qëllimmirë, shpesh pengon vemendjen ndaj problemeve reale; ose siç thotë populli: “Ujku, ujku!” por çakalli bën kërdinë!

Etiketa: Edi Ramagenc polloGreqihimareKyriakos Mitsotakisvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026
AKTUALITET

Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

08:09 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026
Para

“Faleminderit për kontributin”, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 26 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:26 : 26/06/2026

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026

Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

08:09 : 26/06/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

07:59 : 26/06/2026

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet