• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia e Ahmetajt në SPAK? Meta flet për herë të parë: Rama bën drejtësi me regji

23:25 : 19/12/2022
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka reaguar deri tani për disa dokumente publike, rredh lidhjes së ish-ministrit dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ai foli për herë të parë në emisionin “Pa Censurë”, duke drejtuar gishtin tek kryeministri Edi Rama.

“Paska dalë një problem me zotin Ahmetaj? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë, nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë, dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër, dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK”-tha Meta ndër të tjera në fjalën e tij.

Në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion u depozitua një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetari Adriatik Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha. Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË SË LIRISË, ILIR META PËR GAZETAREN ELONA MEÇO, NË EMISIONIN “PA CENSURË”

Elona Meço: Meqë jemi këtu, Partia e Lirisë, 2 vitet e fundit ka qenë aktive në denoncimin e aferës së incineratorëve me fakte konkrete. Por së fundmi, duket sikur nuk flisni më për të, madje as tani që kanë dalë prova të reja për ish ministrin Ahmetaj. Ka ndodhur diçka?

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Ilir Meta: Tani, unë për këto çështjet e provave kam provën e Edi Ramës dhe të Engjëll Agaçit. Kur unë kam qenë kryeministër, asnjë vendim, asnjë projektligj nuk është miratuar, nëse një ministër dilte kundër, veçanërisht kur dilte kundër Ministri i Financave apo Drejtësisë.

Elona Meço: Në rastin e incineratorëve iku Ministri i Financave, erdhi zoti Ahmetaj.

Ilir Meta: I vetmi rast që është diskutuar dhe shtyrë katër herë mbledhja e qeverisë është rasti kur Edi Rama nuk i bënte dot letrat sipas ligjit për projektin e fasadeve të ministrive, sepse e kundërshtonin ministrat e financës dhe drejtësisë, derisa u bënë letrat në rregull. Pra, kur ishte ministër dhe e dinte si ishin rregullat, e kishte të vështirë të bënte letrat sipas Kushtetutës, mendo ç’ka bërë tani. 17 vendime në një mbledhje qeverie për të cilat duhen të patën 6 muaj. Këto janë bërë me imponimin e tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, që ka përgjegjësinë ligjore për mbledhjen e qeverisë dhe për përputhjen e vendimeve me Kushtetutën dhe ligjin. Janë bërë në kundërshtim me opinionet e Ministrit të Financave, që janë hequr disa prej tyre, të ministrave të tjerë, të drejtorit të prokurorimëve që ka thënë se kjo është një procedurë e paligjshme. Letrat dhe faktet janë shumë të qarta. Paska dalë një problem me zotin Ahmetaj? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë, nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë, dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër, dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK.

Elona Meço: Kjo nuk është vetëm çështje fjetjeje. Çështja është që ai nuk i ka deklaruar këto shpenzime sipas ligjit.

Ilir Meta: Patjetër, të merret.

Elona Meço: Ndërsa për zotin Rama nuk kemi fakte të ngjashme. Kemi pjesën e procedurës po.

Ilir Meta: I kemi të gjitha faktet për shkeljen e ligjit. Është i paralajmëruar nga ministrat, nga drejtorët e agjencive të qeverisë së tij për shkelje të ligjit dhe përsëri është miratuar me imponim, me dhunë. Pra, drejtësinë me regji nuk e pranoj dot. Ka nevojë PS të shmangë vëmendjen nga diçka? Nxjerr një lajm nga ky institucion i drejtësisë. Ndërkohë rezultati është që Shqipëria e para për korrupsion. Ky është rezultati i reformës në drejtësi? Jemi në kushtet e një mungese totale transparence, paligjshmërie dhe të lulëzimit të korrupsionit. Këtë gjë nuk mund ta mbulojmë me protagonizma nga më të ndryshmet, të kujtdo.

Elona Meço: Pra po thoni që tek drejtësia me regji ka marrë pjesë dhe ambasadorja amerikane, meqë u shprehët kështu?

Ilir Meta: Kështu u shprehët ju.

Elona Meço: Ju thatë se qeveria shpik një lajm dhe ju i shkoni mbrapa, sikur kjo e SPAK-ut është e rëndësishme.

Ilir Meta: E rëndësishme është të kemi rezultate, jo të kemi vonesa, siç pati vonesa në çështjen e incineratorëve, sepse faktet kanë dalë 3-4 muaj para zgjedhjeve, por nuk u bë asnjë veprim, edhe pse u bënë denoncimet zyrtare dhe publike, me numra llogarie, me shkresa, me emra kompanie. Janë qindra milionë euro që janë denoncuar për evazion fiskal, por nuk ka asnjë veprim, asnjë hap për këtë gjë.

Elona Meço: I dini se kush ka përfituar prej tyre?

Ilir Meta: E di Rama. Kush do që të bëjë amnistinë fiskale? Edi Rama. Iu dogj shpirti atij për shqiptarët? JO. E do për këto gjëra, siç do që të bëjë edhe për Portin e Durrësit, ta kthejë Shqipërinë në një vend të pastrimit të parave të kësaj bande që qeveris vendin dhe nuk ka asnjë nga vlerat e dikurshme të PS, të rilindjes dhe mafias ndërkombëtare.

Etiketa: AhmetajDrejtesiIlir MetainceneratoretRamaregjispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Situata në Veri/ Anëtari i kryesisë së VV: I heqim vetë barrikadat, po s’reagoi KFOR-i

TË GJITHA

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com