• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveri që ariun e çon me vizë në emigrim, njeriun me gomone

19:50 : 11/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Me një vizë të rregullt dhe pasaportë, Marku do udhëtojë drejt Austrisë. Ndoshta është aq patriot sa do ndjejë keqardhje për atdheun, por jo për vendin ku vuajti kaq shumë. Një jetë e re e pret atje ku do shkojë dhe nëse përballet me ndonjë njeri atje, e sigurt që nuk do tallet me të. Lindi në Shqipëri, u rrit pak vite në hapitatin e tij në pyll dhe ende pa shkuar në adoleshëncë e kapën dhe e futën në një kafaz, pranë një restoranti ku hahet me shumicë mish i pjekur në hell nga “njerëzit qytetarë”, ndërsa Markut i jepej bukë dhe ndonjë kockë nga mbetjet.

Ari i murrmë është, nga ata që ka me shumicë në pyjet tona, veçarisht në veri dhe verilindje të vendit. “Ariu Mark është i njëmbëdhjeti dhe i fundit i mbajtur në kafaz në Shqipëri”, tha Magdalena Scherk-Trettin, koordinatore projekti nga Four Paës. “Kur filluam punën tonë në 2016-tën ishin më shumë se 30 arinj si Mark të mbajtur nëpër kafaze të vogla me qëllim përdorimi për atraksione turistike”, shtoi ajo. Po këta të huajt janë me njeriun apo ariun?

Një pyetje që asesi nuk do i japim përgjigje për sa kohë kafsha politike dhe njerëzia që e quan veten qytetare vetëm se fle në një zonë urbane, nuk diti as të lerë një ari në shtëpinë e vet, pyllin e prerë e djegur nga “kafshëria e fitimit”. Një Mark nuk ditëm ta mbanim, ama kjo qeveria jonë, me të gjithë institucionet në këmbë iu bindën një shoqate ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve që të përgatisnin çdo dokument të nevojshëm, e madje në pikat kufitare kur do kalojë për herë të fundit do e përshëndesë një polic i Rilindjes.

Ariu është me më shumë fat se kushdo emigrant njeri që ndryshe nga ariu që do ikë me vizë të rregullt dhe me akomodim të siguruar në Austri, do u duhet të kalojnë edhe majë gomones për një jetë më të mirë. Qeveria është me ariun. Krjijoi lehtësirat e nevojshme që Markun e murrmë ta dërgojë me vizë të rregullt drejt Austrisë. Po për Markët e tjerë njerëz fati është i destinuar të jetë në llotarinë e jetës me rrezikun 50 me 50. Pra gjysma e fatit mund të anojë që të kalojnë në shtetin që duan, pa letra e të paemër dhe gjysma tjetër të japë shpirt në fundin e detit apo në kamionin e bllokuar që nuk ka ajër.

Lexo edhe:

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, Berisha e nxjerr blof: E shkarkova për korrupsion

Për këtë kategori njerëzish qeverisja jonë as statistikë nuk mban. Nuk di sa kanë ikur dhe ata që i kthejnë pasi u refuzojnë azilin nuk përfshihen në defterët e tyre, me përjashtim të listave zgjedhore ku u shkon “kafsha politike” për të kërkuar votën e qeverisë së Rilindjes.
Vetë Rama ka drekuar dhe darkuar shpesh në lokalin që mbante në kafaz Markun. Ndonjehërë për kurreshtje ia ka lëshuar sytë, për t’i dhënë premtimin se në vitin e dhjetë të qeverisjes së tij do bënte diçka për ta çliruar nga hekurat që e mbanin mbyllur dhe më pas t’i jepte një jetë të re si “emigrant” në Austri.

Etiketa: Edi RamaemigrimgomoneqeveriRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

10:46 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, Berisha e nxjerr blof: E shkarkova për korrupsion

10:14 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

08:53 : 06/10/2025
AKTUALITET

Emigrimi i ‘trurit’ të Shqipërisë! Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

08:12 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
Para

Del rezultati/ Shpallet fituesi i “Primareve” të PD-së në Librazhd

TË GJITHA

Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e madh të Valbona Selimllarit, liron tjetrin

11:44 : 06/10/2025

Vrasja në Babrru/ Lihet në burg Arlind Demushi, avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

11:34 : 06/10/2025

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
Ermir Dedja/ Elidon Avdyli

Bisedat në Sky ECC/ “Banda Avdyli”: Ne na ka pru Zoti me pastru robt e këqij që të rritet brezi i ri me qytetarizëm

11:17 : 06/10/2025

Florjan Binaj shpalli kandidaturën për Tiranën, Berisha zbulon nëse do e mbështesë

10:58 : 06/10/2025

Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

10:56 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com