• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po ndërhyn në garën për kreun e ri të SPAK? Yuri Kim del “zbuluar”

11:22 : 10/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING, VETTING

Nga Boldnews.al

Në fund të mandatit të saj në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim po ndërhyn fuqishëm në përzgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, duke “ndotur politikisht” një proces, i cili duhet të ishte modeli më pozitiv i Reformës në Drejtësi.

Prej tre vitesh, diplomatja Kim ka qenë zëdhënësja më e zhurmshme e rezultateve anemike të deritanishme të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Madje, Yuri Kim nuk u kursye aspak kur u tregua e mahnitur me punën e prokurorëve të SPAK-ut dhe i konsideroi ata si “heronjtë e fëmijëve tanë”.

Por, në fund të mandatit diplomatik, zonja Kim po tregon se mes heronjve të barabartë ka disa “më të barabartë”, duke e futur veten në lojën meskine të emrave të përveçëm dhe duke krijuar përplasje me qeverinë, të cilës i ka bërë favore politike e diplomatike më shumë se kushdo paraardhës i saj.

Lexo edhe:

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

Ish-deputeti Myslym Murrizi i dha zë asaj që flitej prej ditësh në korridoret e politikës, mbi ndërhyrjen e ethshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e planifikuar të zhvillohet në 16 Dhjetor.

Sipas Murrizit, zonja Kim ka thirrur me radhë në ambasadë pjesën më të madhe të trupës prej 11 anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe u ka sugjeruar, në forma të ndryshme se “kandidati i preferuar është prokurori Altin Dumani”, i cili garon përballë kolegëve të tij, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.

Rreth dy javë më parë, kryediplomatja amerikane në Tiranë, Kim, shpërndau një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ku aludonte për ndërhyrje ekstra-ligjore në procesin e përzgjedhjes së kreut të ardhshëm të SPAK-ut, që do të zëvendësojë në detyrë Arben Krajën.

“Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi”, shkroi Yuri Kim ndër të tjera në mesazhin e saj.

Shigjetat e diplomates drejtoheshin tek qeveria dhe maxhoranca, e cila është e vetmja që ka forcën politike për të diktuar vendimmarrjen tek institucionet e drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama nuk vonoi në përgjigjen ndaj Kim. Ai nxori ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila, me një lëvizje të paprecedentë, njoftoi në 8 dhjetor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores në Tiranë, pasi zonjës Kim po i mbaron mandati.

“Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, thuhet në një mesazh në llogarinë zyrtare në “Twitter” të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Ky tekst u lexua nga analistë dhe politologë në vendin tonë si një mesazh që qeveria ia drejtonte Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku i kujtonte se Yuri Kim do të ikë dhe ata nuk duhet t’ia konsiderojnë sugjerimet e saj për kreun e SPAK-ut.

Gjatë mandatit të saj në Tiranë, ambasadorja Kim zgjodhi të luante rolin e “protektores” së sistemit të drejtësisë. Reforma në Sistemin e Drejtësisë mban logon e vendit të saj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krah stemës së Bashkimit Europian.

Në një kohë që diplomatët europianë kanë shpërndarë mesazhe të barazlarguara dhe mbështetëse ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, ambasadorja Kim ka qenë më aktive në takime, por edhe ndërhyrje.

Më tipikja ishte “dushi” që zonja Kim u bëri anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur këta të fundit, të detyruar nga korniza ligjore, emëruan prokuroren Elisabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës, në mars 2021.

Diplomatja Kim rreshtoi anëtarët e KLP-së në zyrat e tyre dhe i kritikoi ashpër për atë përzgjedhje, duke tejkaluar çdo lloj limiti etik, institucional e diplomatik. Më tej, zonja Kim nisi turin e takimeve me prokurorët e gjyqtarët e posaçëm, ku shpërndau “mesazhe mbështetjeje”, nëpërmjet formave që asnjë institucion shqiptar nuk i ka tagrat t’i kryejë.

Ky sens protagonizmi i diplomates Kim, natyrisht që nuk i shkonte për shtat kryeministrit Edi Rama, i cili, me mbështetjen edhe të vetë ambasadores, ka mbledhur rreth vetes pushtet gati absolut në jetën politikë e institucionale shqiptare.

Zonja Kim, me një diplomaci në nivele mediokre, ndikoi maksimalisht për shkatërrimin e opozitës dhe forcimin gjithnjë e më shumë të pozitave të Ramës.Ambasadorja përdori kanalet e saj në Uashington për të shpallur “non grata” lideri historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pas kësaj goditjeje, Kim u tregoi demokratëve, në shtëpinë e tyre, se “nuk duhet të hanë bar”, ndërkohë që më tej u tregoi edhe se cilët duhet të votonin e cilët jo.

Sulmi i Kim ndaj Berishës, nxiti instiktin politik të këtij të fundit që të rikthehej në politikën aktive, për të riparuar dëmet e një opozite të shkatërruar nga vjedhja e votave dhe goditjet “diplomatike” të Yuri Kim. Në këtë situatë, Shqipëria u duk se u vendos në një situatë duopoli, ku Rama udhëhiqte pushtetin politik, ndërsa ambasadorja amerikane pushtetin gjyqësor.

Nën këtë premisë, Yuri Kim nuk e pati aspak problem që të kërkonte të vendoste diktatin e saj në emërimet në institucionet e drejtësisë. Duke e vlerësuar si një “terren të sajin”, ajo duket se u ndie e zhgënjyer që institucionet e drejtësisë nuk po pranonin komandën për të zgjedhur të preferuarin e saj në krye të SPAK-ut dhe kaloi në kundërsulm.

E, në këtë mënyrë, ajo Reforma e madhe e Drejtësisë, ajo që do t’i sillte begatinë Shqipërisë, u katandis në një luftë gjelash Rama-Kim për të zgjedhur një emër të përveçëm në drejtimin e Prokurorisë Speciale.

Është disi e paqartë se për cilat arsye i nevojitej kjo “betejë” Yuri Kimit në fund të mandatit të saj në Tiranë. Ajo do të largohet nga Shqipëria së shpejti dhe, si çdo paraardhës i saj, do të mundohet të shohë karrierën e saj diku tjetër.

Shqipëria do të mbetet thjesht një shënim më tepër në biografinë profesionale dhe emrat e përveçëm në këtë vend do të shndërrohen në “tym dhe pluhur” në memorien e tyre.

Thjesht, Yuri Kim po sheh se si “i përkëdheluri i saj politik”, Edi Rama, e shtrydhi sa dhe si deshi dhe tashmë po ia dërgon sërish shefit të saj, Gabriel Eskobar, i cili edhe ai nga ana e tij duhet të japë diku llogari që mbështeti fuqishëm një ambasadore që nuk arriti as në nivelin mesatar të diplomacisë.

Dhe nga ana tjetër, “beteja e gjelave” mund të cënojë edhe garën e prokurorit Dumani, i cili, megjithëse është kandidat potencial dhe me shanse të barabarta me “rivalët” e tij për drejtimin e SPAK-ut, mund ta shohë veten jashtë loje për shkak të “ndërhyrjeve të papërshtatshme” të ambasadores Kim.

Etiketa: Edi Ramaklpmandatolta xhackareforme ne drejtesispakYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
AKTUALITET

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

21:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

Drejtori i Ballukut bën fushatë për ministren, shëtit me makinën e firmës që i ka dhënë miliona euro tendera

21:09 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Meloni i “fut gërshërët” momentit kur Rama i gjunjëzohet në Tiranë

21:04 : 16/05/2025
Para

Botërori "merr në qafë" 3 persona në Tiranë, kapen në lokal duke luajtur skedina

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Benfica dorëzohet në javën e fundit, Sportingu fiton titullin e 21-të kampion në Portugali

22:05 : 17/05/2025

Incidenti me Gjestin, Jozi: Ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja

22:04 : 17/05/2025

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

21:56 : 17/05/2025

Man.City e mbyll sezonin pa trofe, Guardiola i dorëzuar: Bëmë gjithçka që mundëm

21:43 : 17/05/2025

Shoferi humb kontrollin e makinës në Krumë, plagoset bashkë me babanë

21:32 : 17/05/2025

Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

21:19 : 17/05/2025

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

21:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com