• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Fier, si ra në përgjimet e SPAK zyrtari i Ramës

10:54 : 28/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Dy ditë më parë, grupi i Frakullës doli para Gjykatës së Posaçme. U njohën me masën e sigurisë së paracaktuar në fakt, arrest me burg, dhe përgjatë gjithë kohës së seancës ata kanë qëndruar në pozita mohuese bashkë me mbrojtësit e tyre ligjorë.

Po ndërkohë që prokurori i çështjesh po vijon grumbullimin e të dhënave dhe fakteve të ndryshme që nis që te grupi i të rinjve që shoqëronin ngarkesat e deri te prania e mjeshtrit nga Kolumbia në ambientet e ndërtesës së zyrtarit socialist. Prokuroria në hetimin e saj, duket se ka kryer verifikime konkrete, duke e kaluar thuajse të gjithë përgjegjësinë te një djalë 25-vjeçar dhe te biznesmeni i ndërtimit, Nikolin Gjolena.

Deri më tani, hetimi fokusohet te miqësia mes dy të rinjve, ndërkohë që në lidhje me ta janë edhe 5 të rinj të tjerë, përfshirë edhe vajzën që bashkëjeton me djalin e zyrtarit, të cilët janë kujdesur thuajse për të gjitha detajet e rrugës, raporton Panorama.

Por në zhvillimet më të fundit, Struktura e Posaçme, veç të tjerave mësohet se ka nisur një hetim shtesë për të rinjtë që u kapën në vendin e quajtur Tujan. Nga dyshimet e para të hetimit mësohet se të rinjtë mund të kenë pasur si qëllim të kryenin ndonjë atentat teksa me vete u janë gjetur dy armë zjarri pistoleta.

Po ashtu, fakti që ata kanë qenë të katërt bashkë në të njëjtën makinë, ka shtuar dyshimet, ndonëse asnjëri prej tyre nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK-u. Emrat dhe të dhënat e tyre kanë dalë përgjatë përgjimeve ambientale, po ashtu siç edhe rruga që do të kryente sasia e lëndës narkotike e nisur nga Kolumbia, me një itinerar që do të humbte shumë nga kontrollet, nga Pireu në drejtim të Barit dhe më pas për të rënë në duart e trafikantëve.

Lexo edhe:

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra mësohet se bashkë me djalin e zyrtarit socialist të kenë pasur rolet kryesore në menaxhimin e krejt punëve që nga momenti që sasia e kokainës të dilte nga porti i Barit në Malin e Zi. Djemtë, në bashkëpunim me Denilson Çervanakun, kanë qenë në përgjime që në muajin maj, kohë që pretendohet që SPAK-u ka marrë sinjalizime konkrete nga DEA se një sasi e madhe lëndë narkotike pritet të niset nga një port i Kolumbisë. Verifikimet kanë nxjerrë në pah marrëveshjet e Matoshit dhe Kodrës me futbollistin nga Frakulla. Ka qenë një përgjim ambiental në një automjet që ka mundësuar konkretisht identifikimin e një shtetasi që fliste spanjisht në automjetin e tyre, makinë që ka hyrë dhe ka dalë nga banese-laborator, pretendon prokuroria.

Madje, po sipas të dhënave, atë ditë që shtetasi kolumbian, i cili tashmë është në kërkim, është konstatuar në atë mjet, policia kriminale ka kryer ndalimin e automjetit për të bërë të mundur verifikimin e personave që gjendeshin në atë makinë. Për pasojë, nga droja që personat ishin të gjithë të armatosur, Policia është prezantuar si polici rrugore dhe iu ka vënë një gjobë për kundërvajtje personave, duke i lënë të lirë të vijojnë rrugën. Është pikërisht ky moment që mendohet që kolumbiani ka ikur në drejtim të paditur. SPAK ka hasur edhe në gjurmët e vajzës, e cila fillimisht është konsideruar si përkthyesja e shtetasit të huaj, që ishte sjellë për të kryer përpunimin e kokainës, por më pas është konstatuar se ajo ishte vajza që jetonte me Denilsonin, djalin e Viktor Çernavakut, që prej më shumë se një dekadë gjendet në poste të larta drejtuese.

Por duke qenë se SPAK, Klajdi Kodrën dhe Bledi Matoshin i kishte në përgjim edhe telefonik edhe ambiental prej muajsh, i survejoi edhe përgjatë ditës së mërkurë, teksa ata kishin marrë rrugën e Arbit, sipas tyre për të shkuar për qejf në Peshkopi. Por, SPAK-u këmbëngul se bëhet fjalë për një atentat që mbeti në tentativë, por pa saktësuar se ku gjendej shënjestra e tyre. Policia e Shtetit në një reagim zyrtar për gazetën Panorama, të nesërmen e arrestimit, mohoi kategorikisht që të kishin pasur informacion që të rinjtë ishin nisur për të kryer ndonjë krim.

Etiketa: drogeEdi Ramakokainalaboratoriqeveria RamaRamaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

15:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
Para

Sherr me Aurela Gaçen? Poni tregon për herë të parë si qëndron e vërteta

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025

Ndërron jetë dirigjenti i njohur italian Giuseppe Vessicchio! Maestroja i Sanremos

16:55 : 08/11/2025

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

16:49 : 08/11/2025

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë ‘porta’ për mbretërinë prehistorike

16:42 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com