• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot PD mban protestën kombëtare në Tiranë, rrugët që bllokohen

08:12 : 12/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Partia Demokratike do të mbajë pasditen e sotme protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh tashmë. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë.

Nën moton: Shqipëria në rrezik, protesto! T’i dalim zot bashkë”, kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë.

Në një deklaratë për media dje, Berisha, prezantoi disa nga risitë e protestës, ndër të tjera, alternativën anti-krizë që propozon Partia Demokratike dhe  opozita në tërësi për përballimin e situatës së vështirë ekonomike në vend.

“Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e Rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit. Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar,” tha Berisha.

Motoja e protestes

Berisha është shprehur se të gjithë deputetët janë të ftuar në protestën me përjashtim të paraardhësit të tij, Lulzim Basha.

Lexo edhe:

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të PD-së dhe nuk mund të më marrin leje mua ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty. Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, deklaroi Berisha.

Ndërkaq, mësohet se policia do të marrë masa të shtuara lidhur me tubimin. Mendohet se rreth 1 mijë efektivë do të jenë në gatishmëri për protestën. Në gatishmëri pritet të jenë dhe forcat speciale.

Opozita nga ana tjetër, ka siguruar se protesta do të jetë paqësore, por ka paralajmëruar pjesëmarrje masive. Por këto fjalë nuk janë “dukur bindëse” për kryeministrin, i cili ka blinduar Kryeministrinë mbrëmjen e djeshme.

Blindohet kryeministria

Po ashtu policia e shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar, duke njoftuar se për shkak të protestës që pritet të nisë në orën 16:00, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në  tubim.

Konkretisht segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

Etiketa: makinaopozitePDpoliciaprotesterruge qe bllokohen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

11:41 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

09:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Elbasan/ Makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

21:15 : 14/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

17:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ngjarja në Dobraç/ 41-vjeçari qëlloi me armë për të kanosur fqinjin, arrestohet (EMRI)

16:46 : 14/07/2025
Para

Fjala kriminelë “ngre në këmbë” shqiptarët në Londër, dalin sot në protestë

TË GJITHA

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

12:10 : 15/07/2025

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje – 47 dështime radhazi

12:08 : 15/07/2025

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi

11:53 : 15/07/2025

“Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë! (VIDEO)

11:41 : 15/07/2025

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

11:41 : 15/07/2025

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com