Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka folur për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
I ftuar në emisionin Me Xhaxhiun, Ndoka tha se janë ingranuar 100 përqind, për të rikthyer alterantivën demokristiane në politikë, ndërsa nuk ka kursyer as sulmet kundrejt Bashës, teksa e ka quajtuar një figurë të mallkaur politike.
Ndoka: “Jemi futur prej dy muajsh në proces riorganizimi në të gjitha strukturat, nga degët, listat e këshilltarëve, lidershipi, kandidatët.
Jemi 100% të ingranuar për ta rikthyer alternativën demokristiane në politikë”.
“Unë nuk po pretendoj se kam kaluar herësin në zgjedhje sepse isha vënë në rol diskriminues, nuk pretendoj se kam bërë fushatë sepse isha i pezmatuar por megjithatë kam marrë shumë vota, të cilat u tjetërsuan nga PD, kjo ishte me porosi të zotit Basha.
Mbetet një figurë e mallkuar për politikën shqiptare.
Raportet sot me PD-në janë normale, transparente, institucionale me komunikim të vazhdueshëm, e dëshiroj që të rritet por edhe po nuk u rrit rritemi ne të tjerët dhe plotësojmë harkun opozitar. Kam merakun e partisë Demokristiane.
Patëm kurajon politike për të firmosur një marrëveshje, ne si PDK është të përfaqësohemi në këshillat bashkiakë, kemi marrë deri në 58 mijë vota dhe s’janë pak për të përfaqësuar alternativën tonë. Është moment i rëndësishëm që të jemi kontribues.