• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nallbati “shet” si sukses arrestimin e grave. Zhduken bosët e 800 kg drogë në Berat

10:53 : 11/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja mbi serën me kanabis të zbuluar ditën e djeshme në zonën e Beratit.

Drejtori i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme u mundua që ta “shesë” si sukses operacionin e policisë që deri më sot ishte në “gjumë” duke lejuar trafikantët që të ngrenë një nga punishtet më të mëdha të kanabisit në vend. Është e pamundur që ky aktivitet i paligjshëm të zhvillohet pa “bekimin” e uniformave blu pasi punishtja ishte ngritur në një zonë lehtësisht të aksesueshme dhe shumë pranë aksit nacional Fier – Berat.

Ndërkohë qe në realitet “bosët” e vërtetë të këtij aktiviteti kriminal janë zhdukur pa gjurmë, ndërsa policia i jep zë të bujshëm shoqërimit në komisariat të 150 grave (punonjëse) në këtë punishte kanabisi. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Xhimi Dyli (pronar i tokës) i cili kishte dhënë me qira ambientin ku ishte ndërtuar kjo punishte e kanabisit. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe kryeplakun e fshatit Drenovicë, Sokol Kallmi pasi ky i fundit nuk kishte dhënë informacione mbi serat e kanabisit.

Këto janë “arrestimet e bujsheme” që ka bërë policia e shtetit gjatë 24 orëve të fundit ndërsa pronarët e vërtetë dhe “bosët” e këtij aktiviteti kriminal droge as nuk janë identifikuar aq më pak të arrestohen.

Punëtorët e arrestuar nga policia kanë korrur dhe paketuar rreth 6 hektarë ndërsa 2 hektarët e fundit të cilët po përgatiteshin për paketim u zbuluan dje nga agjentët e policisë. Sipas uniformave blu bëhet me dije se janë arrestuar 11 shtetas , ndërsa policia gjithashtu ka sekuestruar 875 kg lënde narkotike (hashash), pjesa me e madhe e paketuar dhe e bërë gati për tregtim.

Lexo edhe:

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

21 kandidatë në garë/ Zgjidhen sot drejtuesit për 4 qarqet vakant në Policinë e Shtetit

Emrat e të arrestuarve të cilët ruanin ambientet me armë:

1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik

2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher

3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezhë

4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fushë Krujë Nikël.

5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher

6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë

7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovicë, pronari që kishte lënë me qira serat.

8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë

9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

“Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë, Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”, të zhvilluar në Berat, ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, së bashku me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat Albiona Papajani, Eni Çulli dhe me kolegët e mi, me qëllim informimin e publikut, në lidhje me një megaoperacion policor, në qarkun e Beratit.

Siç jeni në dijeni nga komunikimet e përditshme, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D., kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë.

Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.

Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat për të cilat Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:

– H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestuan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,

700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike. Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar, si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.

Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me specialistët e Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni.

Etiketa: 150 graarrestimeBeratdrogekanabisNeritan Nallbatioperacioni i policisepolicia e shtetitserasera me drogesukses

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

17:59 : 02/06/2026
AKTUALITET

21 kandidatë në garë/ Zgjidhen sot drejtuesit për 4 qarqet vakant në Policinë e Shtetit

10:55 : 02/06/2026
BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

14:30 : 31/05/2026
BOTA

“Tërmet” arrestimesh në Itali, 1 mijë e 335 persona në pranga për drogë dhe armë

15:28 : 30/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
Para

“Po na ‘pushtojnë’ shqiptarët”/ Rama s’i ndahet ministres britanike: Kërko falje!

TË GJITHA

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom