• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatura e emigrantëve 6.8 mln £ në ditë, Britania me plan të ri për strehimin e tyre

09:58 : 11/11/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Kostoja e lartë e sigurimit të vendstrehimit për emigrantët që kalojnë Kanalin me gomone, ka shtyrë Britaninë e Madhe të rishikojë planin e saj buxhetor, duke propozuar zgjidhje të reja për problemin.

Siç shkruajnë mediat vendase, emigrantët së shpejti mund të strehohen në anije gjigande, kroçera që nuk shfrytëzohen më për udhëtime ose në sallat e universiteteve, pasi kostoja e vendosjes së tyre në hotele vazhdon të rritet frikshëm dhe të rëndojë mbi taksapaguesit.

Fatura e hoteleve që Home Office ka prenotuar shkon në 6.8 milionë paund në ditë ose më shumë se 2 miliardë paund në vit, me 50,000 azilkërkues dhe refugjatë afganë që prej mëse 1 viti janë të vendosur në vendstrehime private.

Ky numër pritet të rritet pasi pothuajse 40,000 emigrantë kaluan Kanalin këtë vit, ndërsa më shumë se 80 hotele po përdoren aktualisht në këtë skemë.

Shpenzimi mesatar për një emigrant është 105 £ nata, por disa janë vendosur në hotele luksoze që kushtojnë më shumë se 150 £ për natë.

Lexo edhe:

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

Si pjesë e premtimit të saj për të ulur kostot, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u ka kërkuar zyrtarëve të kërkojnë vende të reja që mund të strehojnë një numër të madh njerëzish. Lëvizja e saj vjen pasi Këshillat Bashkiakë në të gjithë vendin po sfidojnë ligjërisht Home Office, pasi agjencia zhvendosi emigrantët në hotele ose bujtina pa u konsultuar me ta.

Të paktën gjashtë autoritete lokale po kërkojnë urdhra të Gjykatës së Lartë për të bllokuar strehimin privat në zonat e tyre që të mos mbushen me emigrantë.

Për të lehtësuar presionin, ministrat kanë shqyrtuar gjithashtu rezervimin e parqeve të karvanëve dhe pushimeve, por edhe ish-bazat ushtarake po shqyrtohen.

Fusha ajrore e Barton Ashes në Hampshire është ndër vendet e tjera të konsideruara nga Home Office.

Ndërkohë një ish-sallë studentore në Universitetin Canterbury Christ Church në Kent po strehon tashmë azilkërkuesit.

Masa vjen pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të gjejë ‘mijëra shtretër të rinj’ për emigrantët gjatë fushatës së tij të udhëheqjes konservatore gjatë verës, ku ai sugjeroi se anijet turistike mund të përdoren për të strehuar azilkërkuesit.

Në fillim të këtij viti, qeveria skoceze përdori dy anije për të strehuar deri në 2,450 refugjatë ukrainas në lumin Clyde.

Në një zhvillim të mëtejshëm të krizës së emigrantëve në Britani, u zbulua sot se Ministria e Brendshme po përgatitet për një rritje të kalimeve me gomone në Kanal. Kjo pasi moti pritet të jetë i këndshëm me temperatura maksimale deri në 18 gradë Celsius.

Moti i mirë do të thotë se kushtet për anijet që përpiqen të bëjnë kalimin mund të jenë shumë më pak të rrezikshme, duke shkaktuar një nxitim të papritur të atyre që qëndrojnë prej javësh në Calais ose Dunkrik.

Videot e grupe shqiptare në Tik Tok tashmë reklamojnë “bileta” 3000 paund për udhëtimin në Kanal dhe ata tani duket se po shfrytëzojnë kushtet më të mira të motit për “marketing”.

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: emigrantet me gomoneshqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

09:40 : 13/08/2023
AKTUALITET

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

17:18 : 11/05/2023
AKTUALITET

Trafikonte emigrantë drejt Anglisë, 49-vjeçari shqiptar rrezikon 6 vite burg në Belgjikë

15:01 : 04/05/2023
AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për vrasje fitoi anonimitetin pasi kërkoi azil, “çmenden” britanikët

08:47 : 10/04/2023
AKTUALITET

Rama-Sunak bëjnë shqiptarët të “parkojnë” gomonet, rrugë të reja për të hyrë në Angli

20:22 : 02/04/2023
AKTUALITET

FOTO/ Gjokutaj nxjerr provën: Çuçi firmosi deportimin e shqiptarëve nga Britania!

22:22 : 25/03/2023
Para

Detektivja Lili: Çunat e rinj shqiptarë shkojnë me gratë e moshuara, ja pse

TË GJITHA

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom