• Kontakt
Thursday, March 30, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Organet e vetingut kërkojnë para shtesë për paga, qira zyre e sigurime

16:48 : 03/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING
Organet e vetingut kërkojnë para shtesë për paga, qira zyre e sigurime

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shfaqën rezerva për buxhetin e parashikuar për vitin 2023 gjatë seancës dëgjimore të enjten në Komisionin e Ligjeve. Por deputetët e opozitës i quajtën kërkesat të ekzagjeruara në raport me volumin e punës që ka procesi i vetingut.

Përfaqësuesit e institucioneve të vetingut u shprehën të pakënaqur me buxhetin për vitin e ardhshëm dhe kërkuan më shumë para për paga, punonjës shtesë dhe qira zyrash në një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve Ligjore të enjten.

Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko tha se për vitin 2023, rreth 275 milionë lekë janë fond pagash dhe 33.8 milionë lekë për mallra e shërbime, ndërsa kërkoi që këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të përfitojnë pagesë shtesë jo më shumë se tre paga.

Qirko kërkoi gjithashtu shtimin e dy punonjësve me kohë të pjesshme, duke e justifikuar këtë me shtimin e volumit të punës në arkivë.

“Janë modeste kërkesat duke pasur parasysh dhe krizën globale,” tha Qirko, por kërkesat e saj u cilësuan të tepruara nga deputetja demokrate, Dhurata Çupi.

Lexo edhe:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, lë në fuqi vendimin e KPK-së për Hysen Salikon

Seanca në KPA, Rexhep Karaj paraqet kundërshtimet ndaj hetimit pasuror të KPK

“A nuk do të ishte korrekte dhe serioze që të reduktonit numrin e strukturës, sepse keni pak volum pune? 86 punonjës si me kapacitet të plotë ashtu dhe me 20%, kjo është kosto në kurriz të buxhetit të shtetit,” e pyeti Çupi Qirkon.

Por, kryetarja e KPK-së tha se “absolutisht nuk mund të bëjmë ulje të stafit, sepse do rrezikojmë përmbylljen e procesit në kohë”.

Edhe buxheti i parashikuar për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u kontestua nga kryetarja e këtij institucioni, Albana Shtylla, e cila tha se kishte disa problematika, që sipas saj, kërkojnë një zgjidhje në drejtim të plotësimit të kërkesave buxhetore që ka organi.

“Kemi konstatuar që buxheti është 197.4 milionë lekë dhe zëri për shpenzimet e personelit është më i madhi, 186.8 milionë. Nuk i përgjigjen parashikimeve dhe kërkesave që KPA ka përcjellë për buxhetin 2023 dhe atij afatmesëm 2023-2025,” tha Shtylla.

Edhe Shtylla kërkoi dy punonjës të rinj të përkohshëm për kryerjen e procedurave, si dhe parashikim në buxhet të rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe njësisë së shërbimit ligjor, të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Ky efekt ka ardhur pas datës së përcjelljes së buxhetit,” tha ajo, duke saktësuar se “kërkesat tona për fonde janë 208.5 milionë lekë, një diferencë 21 milionë në vit më shumë se parashikimi”.

Ajo pretendoi se dhe në zërin për mallra e shërbime Ministria kishte ulur me 15 milionë kërkesën e KPA-së dhe më pas kishte pranuar verbalisht se kishte qenë lapsus.

Kryetarja e KPA-së kërkoi po ashtu para për pagesën e qirasë për zyrat e reja të marra në tetor të këtij viti dhe për vlerësimin e sigurimit të jetës së gjyqtarëve.

“(Qiraja) do ketë një efekt në vijim së bashku me vlerësimin e sigurimin e jetës së gjyqtarëve,” tha ajo, ndërsa theksoi se një kërkesë e kahershme për një skaner në ambjentet e Kolegjit nuk ishte mundësuar.

Përfaqësuesja e ministrisë së Financave, Vilma Çausholli, pretendoi se ishte përfshirë rritja e pagave dhe stafi shtesë në zërin buxhetor, por shtoi se ishte e hapur për një diskutim teknik për të saktësuar shifrat.

Deputetët e opozitës shfaqën rezerva për kërkesat e KPA-së dhe shpenzimet për sigurimin e jetës dhe qira zyrash në zonën më të shtrenjtë të Tiranës.

Deputeti Oerd Bylykbashi iu referua “sigurimit të jetës dhe shëndetit” si një shpenzim luksi për të dyja organet vetingut.

“Në gjykimin tim, jeni të vetmit institucione që keni këtë trajtim preferencial dhe nuk besoj se është një punë me më shumë rrezik se shumë institucione të tjera,” tha Bylykbashi.

“Pse është e nevojshme të vijojë ky fond në kushtet e vështirësisë ekonomike që kemi?” shtoi ai, ndërsa theksoi se nuk dinte ndonjë rast kur anëtarëve të dy trupave u ishte cenuar jeta apo shëndeti.

Shtylla u rezervua të jepte detaje, por tha se ka pasur dhe vazhdon të ketë raste të kërcënimeve.

Sipas saj, një trajtim i tillës ishte një parashikim ligjor dhe i domosdoshëm për të krijuar qetësinë e punonjësve në punë.  “Jemi detyruar të zbatojmë ligjin,” tha Shtylla, duke saktësuar se vlera e sigurimeve është 7 milionë lekë në vit.

Në seancat dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, vetëm Komisionerët Publikë nuk kishin kërkesa shtesë për buxhetin e parashikuar.

/Reporer.al/

Etiketa: kpakpkLigjetorganet e vetingut

Lajme të lidhura

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, lë në fuqi vendimin e KPK-së për Hysen Salikon
AKTUALITET

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, lë në fuqi vendimin e KPK-së për Hysen Salikon

22:26 : 30/03/2023
Seanca në KPA, Rexhep Karaj paraqet kundërshtimet ndaj hetimit pasuror të KPK
AKTUALITET

Seanca në KPA, Rexhep Karaj paraqet kundërshtimet ndaj hetimit pasuror të KPK

13:33 : 30/03/2023
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ervin Beqiri
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ervin Beqiri

11:50 : 29/03/2023
KPK jep vendimin për prokuroren e Durrësit
AKTUALITET

KPK jep vendimin për prokuroren e Durrësit

11:47 : 29/03/2023
Prokurorja Englantina Shehu në KPK, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore
AKTUALITET

Prokurorja Englantina Shehu në KPK, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

17:41 : 28/03/2023
“Tejkalim afatesh dhe zvarritje”, prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK
AKTUALITET

“Tejkalim afatesh dhe zvarritje”, prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:39 : 28/03/2023
Para
Boateng dënohet për dhunë ndaj ish të fejuarës që vrau veten

Boateng dënohet për dhunë ndaj ish të fejuarës që vrau veten



TË GJITHA

Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

22:41 : 30/03/2023
Në 4 vite dha 6 mln m2 leje për kulla, Veliaj: Janë hotele, s’i çojmë dot të huajt te “Bregu Lumit”

Në 4 vite dha 6 mln m2 leje për kulla, Veliaj: Janë hotele, s’i çojmë dot të huajt te “Bregu Lumit”

22:39 : 30/03/2023
Vrasja e shqiptarit në Athinë, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit

Vrasja e shqiptarit në Athinë, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit

22:36 : 30/03/2023
Alizoti: Për atë që po ndodh në Shqipëri, gjermanëve u duket në kufirin e çmendurisë

Alizoti: Për atë që po ndodh në Shqipëri, gjermanëve u duket në kufirin e çmendurisë

22:34 : 30/03/2023
Porti i Durrësit/ Cara: Afera më e madhe korruptive, qyteti është bërë i pajetueshëm

Porti i Durrësit/ Cara: Afera më e madhe korruptive, qyteti është bërë i pajetueshëm

22:33 : 30/03/2023
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, lë në fuqi vendimin e KPK-së për Hysen Salikon

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, lë në fuqi vendimin e KPK-së për Hysen Salikon

22:26 : 30/03/2023
“S’ka trafik në Tiranë”, tallja e Veliajt: E krijojnë vetëm makinat që vijnë nga rrethet!

“S’ka trafik në Tiranë”, tallja e Veliajt: E krijojnë vetëm makinat që vijnë nga rrethet!

22:20 : 30/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com