• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problemet reale të shqiptarëve

11:28 : 01/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, SOCIALE

Nga Ilir Kalemaj

Tetorin e thatë, që nuk po na e zbut as shpirtgjerësia kryeministrore që mund të vërë dorën në zemër dhe mos ta rrisë fashën, ndonëse rrufiti plot 80 milionë euro nga BE bash për këtë punë, nuk po e zbusin as shirat e parënë, as protestat e panisura. Në pritje të të dyve është populli opozitar, ndonëse i përçarë si kurrë më parë.

Ky i fundit ka plot arsye për të protestuar por po aq edhe për të mosbesuar. Me udhëheqësit të udhëhequr ngushtësisht nga interesa personale, shpesh meskine, edhe debati është përqëndruar si rëndom në akuza dhe kundër-akuza.

Ka shumë pak ide si mund të debatohet për krizën, si dilet prej saj, çfarë masash mbrojtëse mund të ndërmarrë ekonomia shqiptare për të qenë e mbrojtur nga inflacioni i importuar, për të reduktuar deficitin e thelluar tregtar, për të rritur eksportet e markës Made in Albania (ndërkohë që Italia fqinje sapo bëri dhe një ministri kushtuar eksluzivisht kësaj), si të nxitet konkurrenca e brendshme që do të frenonte dhe rritjen e pakontrolluar të çmimeve, si të ulen çmimet e imobiliareve që po nxisin sidomos të rinjtë dhe shtresën e mesme të braktisin vendin si në luftë etj.

Natyrisht gjetja e alternativave nuk mund të jetë ushtrim për militantët që presin komandën, as protestat, sado të nevojshme qofshin këto për të treguar rezistencën qytetare, dhe as testi i zgjedhjeve lokale ku qysh tani mund të parashikohet pa humbur shumë në shënjestër një pjesmarrje e ulët e votuesve, edhe për shkak të mungesës së alternativave.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Është gjë e mirë që opozita denoncon, është akoma më mirë që edhe proteston dhe është fort e këshillueshme të këmbëngul edhe në bërjen e referendumeve brendapartiake, lokale dhe kombëtare si mjet kontrolli demokratik kur institucionet janë të kapura apo të atrofizuara. Por nuk mjaftojnë.

Është gjithashtu mirë që të këmbëngulet në ribërjen e reformës territorial-administrative që prodhoi një salamandër elektorale në favor të partisë në pushtet dhe që nuk reduktoi aspak numrin e të punësuarëve në shtet, përkundrazi e çoi në plot 185 mijë nga të cilët të paktën gjysma janë të punësuar nga bashkitë. Duke pasur dhe një nga përqindjet më të larta në krejt kontinentin evropian për të punësuarit në shtet përkundër atyre privat.

Ndërkohë që jemi shteti me ekonominë gri më të madhe, lavatriçe pastrimi parash, shkallë të lartë varfërie dhe përqindje të ulët të mbledhjes së taksave në raport me PBB-në si derivat i këtyre arsyeve dhe jo barrës së ulët fiskale, sic rreket të propagandojnë spin doctor-at qeveritare. Madje taksat rëndojnë posaçërisht te pjesa më vitale dhe produktive e shoqërisë që po detyrohet të emigrojë për një jetë më dinjitoze, pavarësisht risqeve.

Kjo ka çuar në ritjen e hendekut ekonomik dhe social në Shqipëri, në përqëndrimin e popullsisë vencarisht në Tiranë dhe braktisjen e zonave të tëra të vendit, në mbylljen e shkollave, mungesën e shërbimit adekuat mjekësor, në mosmarrjen e drejtësisë në kohë dhe me cilësi, deri te pasiguria ushqimore, ndotja e ajrit, trafiku i rënduar ndërkohë që karburanti është ndër më të shtrenjët në Evropë e të tjera gjëra të konsideruara ndoshta pa shumë peshë në politikën e “madhe” të ditës por jashtëzakonisht të rëndësishme për jetën dhe shëndetin e asaj pjese të popullsisë që me kokëfortësi dëshiron ta ndërtojë jetën këtu.

Etiketa: Edi Ramaekonomiaemigracionienergjia elektrikefasha 800 kilovatilir kalemajproblemetqeveriarritje cmimeshshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

Përndiqte një vajzë të mitur, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com