• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Festat e nëntorit/ “Fluturojnë” çmimet e biletave të avionit, deri në 400 euro

09:03 : 01/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Ndonëse 28-29 nëntori janë festat kombëtare të ngritjes së flamurit e pavarësisë dhe çlirimit të vendit, shumë shqiptarë pritet që ta kalojnë atë jashtë vendit, ashtu siç ka ndodhur në fakt vitet e fundit (me përjashtim të periudhës së pandemisë).

Fluksi i lartë i personave që planifikojnë të udhëtojnë jashtë për festa ka bërë që çmimet e biletave të avionëve të shtrenjtohen ndjeshëm për periudhën 26-29 nëntor, të ndikuara dhe nga fakti që datat përkojnë me fundjavën dhe dy ditët e para të javës.

Prej më se dy vitesh çmimet e biletave të avionëve për të fluturuar brenda Europës kanë rënë ndjeshëm, si rrjedhojë e shtimit të konkurrencës pas hyrjes së operatorit low cost hungarez, Wizz Air. Në periudha të caktuara mund të gjendet dhe bileta prej 20 euro për një drejtim, kryesisht drejt Italisë, si Milano, ku ka disa fluturime në ditë, apo në Bari e Romë.

Por, për fundin e nëntorit as që bëhet fjalë për biletat të lira. Çmimet kanë kërcyer ndjeshëm, duke u shumëfishuar. Për në Milano, për vajtje në datën 26 nëntor, biletat me Wizz Air variojnë në 70-90 euro, ndërsa kthimi në datën 29 nëntor në 50-90 euro. Bileta më e lirë vajtje-ardhje është 130 euro. Vetëm pak ditë më pas, në 1 dhjetor, çmimet zbresin në 20 euro për vajtje dhe 40 euro për kthim. Me Air Albania, bileta më e lirë në vajtje është 130 euro në 26 nëntor dhe kthimi në 29 nëntor me 124 euro.

Roma është akoma më e shtrenjtë. Vajtja me Wizz Air kushton 190 euro në datën 26 nëntor dhe kthimi 80 euro. Në 1 dhjetor, biletën për të vajtur në Romë mund ta blesh me 40 euro dhe kthimin me 50-60 euro.

Lexo edhe:

Lamine Yamal dhe Inés García bëjnë publike lidhjen në festën e Barcelonës

Derbi, Tirana nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Partizanit

Për në Vjenë, me Wizz Air, në datën 25, bileta për vajtje është 260 euro dhe kthimi në 28 nëntor është 80 euro. Me Austrian Airlines, në 26 nëntor, bileta më e lirë për vajtje është 223 euro, ndërsa kthimi në 29 nëntor më i liri është 168 euro.

Barcelona kushton 70 euro vajtje në 27 nëntor dhe 145 euro kthimi në 30 nëntor. Në gjysmën e parë të dhjetorit Barcelona është e arritshme me 100 euro vajtje-ardhje.

Më e shtrenjtë është dhe Gjermania, me biletat që kushtojnë mesatarisht 150-200 euro (vajtje-ardhje) gjatë festave të nëntorit, nga rreth 100 euro që janë në periudha të zakonshme.

Nëse doni që të kaloni festat kombëtare në Paris, jeni shumë vonë. Bileta më e lirë për vajtje në 26 nëntor është 120 euro, ndërsa në kthim shkon në 283 euro, me një total prej rreth 400 eurosh. Një javë më pas, në Paris mund të udhëtosh me 100 euro (vajtje-ardhje).

Në gjysmën e parë të dhjetorit biletat janë të lira, ndërsa fillojnë e shtrenjtohen sërish në ditët e fundit të dhjetorit e fillimit të janarit, që përkojnë me Krishtlindjet e festat e fundit, por për momentin sërish janë shumë më të lira sesa për festat e Nëntorit, duke filluar me 50-60 euro vajtje dhe 50-60 euro kthimi. Sa më vonë që të prihet bileta, aq më shumë fillojnë të rriten çmimet.

Periudha tjetër kur biletat janë të shtrenjta është gushti./Monitor/

 

Parisi me Wizz Air

Vjena me Austrian Airlines

Milano me Air Albania

Etiketa: barcelonebiletacmimi i biletave te avionitfesta kombetareFLAMURIfluksjashtet shtetitvien

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Lamine Yamal dhe Inés García bëjnë publike lidhjen në festën e Barcelonës

17:16 : 21/05/2026
SPORT

Derbi, Tirana nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Partizanit

15:29 : 20/04/2026
Gorka Loinaz / Araba Press 04/04/2025 Barcelona. Cataluña. Seguridad. Reportaje durante el primer día del Plan Kanpai puesto en marcha por los Mossos d’Escuadra junto con el CNP y la Policía Municipal de Barcelona.
AKTUALITET

Në kërkim nga Italia për trafik kokaine, kapet në Barcelonë i riu shqiptar /EMRI

20:16 : 08/04/2026
BOTA

Lufta në Iran rrit çmimet e biletave ajrore

17:12 : 03/04/2026
AKTUALITET

Artan Hoxha zbulon pazaret me biletat e ndeshjeve të Kombëtares

22:20 : 30/03/2026
AKTUALITET

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas rrit kostot e transportit, qytetarët përballen me çmime të larta

11:51 : 25/02/2026
Para

19 mln euro për charter/Ramës s’i del inati: Më thonë sheik! O zot të qash a qeshësh

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom