• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Berisha zbulon “aksionin e PD-së”: Ja çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend

13:57 : 19/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ndodhet në krah të pedagogëve të cilët kanë bojkotuar vitin e ri akademik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita do të solidarizohet me grevën që ka lajmëruar nesër sindikata e pedagogëve të cilët janë të vendosur të mos tërhiqen derisa qeveria të plotësojë kushtet e tyre.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se opozita nesër në Kuvend do të ketë në krye të axhendës sulmin që Rama i ka bërë trupës universitare.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare e cila është nën një sulm amoral të paimagjinueshëm. Lëvizja e tyre është sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizje e jona do e thonim me krenari. Ajo është lëvizje e sindikatave. U them socialistëve aty që ne do mbështesim çdo kauzë të drejtë. Universitetet janë pasuri kombëtare, nuk janë sarajet e Surrelit. Nesër Parlamenti ka axhendën e vet, por kryeaxhendë duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij sulmi të shpëlarë ndaj tyre. Nuk e imagjinoni dot se çfarë ndërhyrjesh terrori bëhen për ti përçarë. Nesër ata kanë thirrur grevë të përgjithshme. Ne solidarizohemi plotësisht dhe e mbështesim këtë grevë”, tha Berisha.

Gjatë fjalës, Berisha theksoi se sot do të takohet me kryetarët e degëve për të vijuar aksionin opozitar i cili do të ketë në fokusin kryesor “protestat dhe primaret”.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

“Sot kam takim me kryetarët e degëve të Tiranës me të cilët 2 janë çështjet që diskutojmë: Primaret dhe protestën. Sindikatat kanë protestën e tyre, ne do të mbushim rrugët. Nuk mund të vazhdojmë kështu kur shohim shqiptarët çdo ditë që përzihen nga vendi i tyre”, përfundoi Berisha.

 

  • Qeveria po ushtron presion për të përçarë protestën e pedagogëve:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur sot deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ditën e djeshme tha se do t’u bëjë “Vetting” pedagogëve të cilët sipas tij po fshehin pagën duke kryer evazion fiskal. Berisha tha se Rama është frikësuar nga protestat prandaj sulmon pedagogët.

“Pasi i fundosi 8 vite me radhë duke i mbajtur pa kërkim shkencor, duke u marrë me sa punësime duhet të kenë, duke u mbajtur rrogat në rënie çdo vit për shkak të inflacionit dhe tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale të pedagogëve, vërsulet sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Vërsulet ndaj universiteteve dhe u tregon vettingun. Kush është ky që i tregon vettingun? Është kreu i organizatës më kriminale në Europë. Ka fytyrë tu kërkojë vetting pedagogëve ky, që parkun rreth shtëpisë 5 mijë m2 tha e bleva me 2 dollarë. Adriatik Llallën e akuzuan se ka bërë rivlerësimin e pasurisë në përputhje me ligjin. Ndërkohë që parku i këtij është në zonë të ndaluar. Ky që u tregon vettingun pedagogëve, ka saraje 57 m të gjata themelet. Ky kërcënon me mbyllje universitetet në Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë dhe u thotë “u mbylla po u çuat në grevë”. Ka çuar hordhitë tatimore poshtë e përpjetë për të kërcënuar. Kulmon se do marrë studentë nga jashtë, ndërsa shqiptarët nuk i lejon se i urren dhe u thotë “keni mesatare të ulët”. Ky po sulmon për të shkatërruar elitën shqiptare. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve”, tha Berisha.

Pas urdhrit që lëshoi ditën e djeshme kryeministri Edi Rama menjëherë ka reaguar Drejtoria e Tatimeve në Tiranë e cila ka nisur një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve. Rama tha se pedagogët që punojnë në privat nuk deklarojnë pagat reale, ndaj mund t’ju kontrollohej pasuria duke kaluar në “sitën e Vetingut”.

  • Protesta kombëtare e pedagogëve:

Dita e tretë e vitit të ri akademik në Shqipëri ka vijuar me bojkot nga ana e pedagogëve, të cilët vijojnë të mos tërhiqen nga kërkesa e tyre për rritjen e pagave dhe financim të shtuar për kërkimin shkencor nga ana e qeverisë.

Ndërkohë, Sindikata e Pedagogëve duket se ka vendosur të përshkallëzojë protestën, ndikuar edhe prej deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili përjashtoi në mënyrë kategorike rritjen e pagave në mënyrë uniforme për ta.

Sindikata njofton se nesër në orën 11:00 përpara Godinës së Korpusit të Universitetit Politeknik do të zhvillohet një tubim në formën e bojkotit total të mësimit, ku pritet të marrin pjesë pedagogët nga të gjitha Universitetet Publike të vendit.

 

Etiketa: kuvendpedagogetprotestaSali Berishasindikata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

21:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
Para

Amnistia/ Rama “i përvishet” BE-SHBA: Do e bëjmë! Ju i doni aty lekët e shqiptarëve

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş