• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Përgjigjja ime për shitsin e fiqve dhe lejedhënësin e kullave

18:48 : 12/10/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Dje postova një status dy radhësh në Facebook pasi pashë një fenomen të përsëritur shpesh deri në neveri. Televizionet që si me komandë ndërpresin programet e tyre sa herë që Erion Veliaj bën edhe levizjen më të parëndësishme, që duhet të jetë puna e rëndomtë e administratorit të një qyteti. I bindur se kjo nuk është as gazetari, as kujdes për të informuar publikun dhe duke ditur se pikërisht për fenomene si ky “Reporterët pa kufij” e kanë zbritur me 20 vende Shqipërinë në klasifikimin e lirisë së mediave, pasi vënë re se politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi, shkruajta për këtë.

Sot pashë me çudi një batare sulmesh e fyeriesh nga Erion Veliaj, që si gjithmonë ua kishte nisur me tekst të gatshëm mediave që komandon.

Për të justifikuar uzurpimin që i ka bërë ekraneve me ato 7 minuta bredhje nëpër koridoret e konvikteve të rikonstruktuara të mjeksisë, që në çdo vend të demokratik nuk do të zinin asnjë sekondë kronikë, ai sot ka thënë gjera që as i përmendi dje…Pra se studentëve do tu jepen abonetë falas dhe se bashkia do tu paguajë gjysmën e tarifës. Po s’ka problem ndoshta këto i kishte ruajtur për të uzurpuar kohë tjetër televizive sot.

Lexo edhe:

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Megjithëatë, vemendjen nuk ma tërhoqi manipulimi meskin i zakonshëm, por pjesa ku ishte marrë personalisht me mua…

“Është mërzitur Andi [Bushati] sepse Andi nuk e njeh tollonin, nuk ka shitur as fiq, por Andi nuk ka bërë as miq. Andi dhe gjithë Andët e tjerë, që janë analistë sot, nuk e dinë se çfarë do të thotë të rrish tek radha e qumështit, se kur të mban Enveri në prehër s’e kupton këtë. Andi nuk e di se çdo të thotë tollon, nuk e di se çdo të thotë buka me riskë, nuk di se çfarë do të thotë mishi me gramaturë. Andit nuk duhet t’i pritet biseda sepse ai po flet për çështje globale, ndërkohë që ne na interesojnë çunat e Pukës, Fushë Arrëzit, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Maqellarës, Peshkopisë, Pukës, Kukësit, Këlcyrës, Përmetit. Kjo është diferenca e madhe. Nëse janë kaq të mirë [analistët] dhe dinë të bëjnë ndonjë punë, ja ku janë zgjedhjet! Të vijë Andi [Bushati], qoftë në prehrin e Enverit, qoftë në prehrin e Saliut, të kandidojë nëse dinë të bëjnë ndonjë punë. Sa herë që shikoni një nga këta Andët nga prehri i Enverit, që flet për qeverinë, që i bën kritika Edi Ramës, që nuk do konviktet, nuk do abonetë falas, nuk do 50% të pagesës së kostos së konviktit, që nuk do të shohë shkollat e reja, pyetja që duhet t’i bëjë secili vetes është: “Çfarë ka bërë ky për vendin?” Se është shumë kollaj të thuash vendi nuk ka mjaftueshëm pemë, edhe pse kemi mbjellë 900.000 mijë, por pyetja është: Kur e ka mbjellë ky pemën e vet të fundit? Kur e shërbeu pjatën e fundit të supës në një qendër sociale?”…

Besoj se ky përrua psikik e do një përgjigje, jo për logjikën e çartur të atij që e ka hartuar, por sepse autorin e tij rrezikojme ta kemi me shumë gjasë edhe për katër vite në drejtimin e kryeqytetit…

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të transmetojë kronika sikur po shpërndan supë për të varfrit, në të njëjtën ditë që gjendet përtej Atlantikut?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, të retushojë foto ku shfaqet duke mbjellë pemë duke fshirë në sfond kullat e larta?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të gënjeje zgjedhësit me slloganin “zero ndërtime” dhe ta shndërrojë Tiranën në parajsën e lejeve, 60% të të cilave ndërtohen me para të pista?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të fshijë me prokurorët e partisë gjurmët e gjakut të Ardit Gjoklajt?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të firmosë dokumente si ky poshtë që i hapën rrugë inceneratorit të Tiranës, dhe që në ç’do vend normal do ta kishin shpënë në dyert e burgut?

Image

Lista e këtyre “punëve” për vendin mund të qe e pafundme por edhe këto janë mjaft për ta karakterizuar “zdromsin” që vazhdon të përsërisë fabulën e fiqve dhe dasmës së bërë me kursimet e mamasë.

E sa për atë, se në prehërin e kujt ulemi, duke e zhveshur këtë shprehje nga çdo konotacion seksual, për të cilat refuzoj ti paragjykoj njerzit, mua s’besoj se me ka ndodhur, as ne prehërin e Enverit, as në atë të Saliut të më çojë si legen diktatori i ri, për të kapur lopën e fshatarit apo për të lyer murin e shkallës të bërë pis…

E megjithëatë, përtej këtyre replikave me batuta hidh e prit, problemi i madh mbetet po i njëjti: overdoza e sponsorizuar dhe antidemokratike e Erion Veliajt në ekranet tona. Kontrollin që ka bashkia e tij mbi mediat ku shpërndan shkrime me të njëjtin tekst, të njëjtën foto dhe të njëjtin titull. Lavazhi i trurit që mëtohet ti bëhet qytetarëve duke përdorur pushtetin e lejeve të ndërtimit dhe parave të pista që i lartësojnë ato.

Kjo është pika për të cilën ia vlen të debatohet, ky është në radhë të parë debati real që rëndon mbi ndërgjegjjen e njollosur të shumë prej mediave tona. Dhe ai nuk mund të fshihet duke krijuar konfikte shterpë me fiq, tollona, radhë qumshti, Enver, Sali, apo Edi qoftë.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025
Para

Statistikat e Superiores, shikoni kush janë ekipet që godasin më shumë brenda zonës

TË GJITHA

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com