• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhdukja e Mariglen Gjonaj në 2015, gjenden eshtrat e 16-vjeçarit/ Zbardhet vrasja

11:43 : 11/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët/ EMRAT

Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, VIDEO e momentit të ekzekutimit të Ermir Dedjas

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinin asgjë për fatin e tij.

Policia e Lezhës njoftoi sot se ka zbardhur vrasjen e Marglen Gjonaj. Policia thotë se është arrestuar vrasësi i tij i cili dyshohet se është Kristjan Cenaj, 30 vjeç.

Mariglen Gjonaj u vra nga Kristjan Cenaj për t’i vjedhur orën ‘Rolex’ dhe varësen e floririt.

I mituri ishte denoncuar si i zhdukur nga familja në vitin 2015. Policia tha se më 3 prill të këtij viti janë gjetur pranë hidrovorit në fshatin Fushëkuqe të Kurbinit eshtrat që pas analizave rezultuan se ishin të të miturit.

Pas rifillimit të hetimeve, u bë e mundur edhe identifikimi i autorit të ngjarjes, Kristian Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Kurbin. I cili u arrestua një ditë më parë.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, kanë vijuar hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin dhe si rezultat i një hetimi disavjeçar është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze shtetasi i mitur Mariglen Gjonaj.

Më datë 19.05.2015, ka rezultuar se në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasi F. Gj., se nipi i tij, shtetasi Mariglen Gjonaj, i vitlindjes 1999, banues në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin, ishte zhdukur dhe kishin humbur çdo kontakt me të.

Lidhur me këtë kallëzim, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia ka transferuar dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç).

Pas hetimit 2-vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit të DVP Lezhë, për veprime të mëtejshme për zbulim autori.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 03.04.2022, në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, Njësia Administrative Fushë Kuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj.

Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Në këto rrethana, më datë 10.10.2022 është bërë ndalimi i shtetasit Kristian Cenaj, i datëlindjes 10.12.1992, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është e angazhuar maskimalisht për të bashkëpunuar me qytetarët, me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit dhe të çdo paligjshmërie.

Etiketa: eshtratKurbinmarigen gjonivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët/ EMRAT

12:29 : 20/05/2025
AKTUALITET

Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, VIDEO e momentit të ekzekutimit të Ermir Dedjas

11:58 : 20/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ermir Dedjas/ Gjendet arma e krimit dhe një makinë e djegur në fshatin Gërdec

10:56 : 20/05/2025
AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025
BOTA

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025
Para

Qytetarët e Elbasanit dalin në protestë, fikin makinat! Boçi: Rama vjedh shqiptarët

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com