• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Delina e Financave, 380 mijë € për fushatë medikatike, cilën nga mediat do të blejë!

08:34 : 06/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në shumicën e vendeve perëndimore, ministrat e Financave janë më “koprracët”, me qëllim që të mbledhin buxhetin për ato qëllime jetike. Madje, u bëjnë rezistencë apo oponencë edhe presidentëve apo kryeministrave, nëse këtyre të fundit u merr “koka erë”.

Po në Shqipëri?! Natyrisht, kryeministrit tonë i ka marrë me kohë “koka erë”, pasi vetëm për një instalacion në ambientet e kryeministrisë po shpenzon 4 milionë euro. Madje, 6 milionë USD po shpenzon për satelitët dhe qindra milionë të tjera, ka filluar që t’i shpenzojë për pistën e Formula 1 në Elbasan.

Por, çfarë rezistence apo oponence i ka bërë Ministria e Financave, po ministrja Delina Ibrahimaj, kryeministrit? Deri më tani, nuk kemi parë apo lexuar ndonjë projekt të kthyer nga Ministria e Financave, me arsyetimin se “s’ka para’”. Përkundrazi, ka hapur thesin e buxhetit për qokat e Ramës por edhe të ministrave të tij. Dhe, të gjitha këto, në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë.

Shpallja e tenderit për fushatë mediatike nga Ministria e Financave

Megjithatë, këtë “lojë” ka filluar ta ndjekë edhe Ibrahimaj, e cila për t’u mbyllur gojën mediave apo gazetarëve që të mos flasin për këto shpenzime, bën tendera qindra mijëra euro për fushata mediatike.

Lexo edhe:

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Fushata të njëjta me ato që bënë Inceneratorët, por vetëm se kësaj herë bëhen direkt nga Ibrahimaj. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Ministria e Financave ka hapur një tender me procedurë “shërbim konsulence”. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “fushatë mediatike për ndryshime ligjore në fushën fiskale”. Më tej shkruhet se paratë do të jepen për “shërbime të fushatës reklamuese”.

Fondi limit i akorduar nga Ibrahimaj është plot 37.500.000 lekë. Nëse do t’i shtosh edhe TVSH-në, shuma do të shkojë në plot 380 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për fushata mediatike, apo e thënë më shkoqur, blerjen e mediave për të mos folur për skandalet qeveritare.

Nëse një media merr një shumë të caktuar nga kjo “tortë”, si mund të bëjë artikuj apo kronika kundër ministrisë? Nëse deri dje këto media po bliheshin nga inceneratorët (edhe në atë rast paratë ishin të shqiptarëve), sot këto media po blihen drejtpërdrejt nga qeveria. Dhe, blerja ka filluar në vitin elektoral, ku vëmendja e mazhorancës është e madhe, pasi përballë do të ketë Berishën dhe Metën.

Etiketa: Delina IbrahimajEdi Ramakryeministriliria e mediavemediatmediat e bleraqeveria Ramatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
Para

Aksident në Vlorë, plagoset një person

TË GJITHA

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com