• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hakerat “çmontojnë” MEMEX, të dhënat sekrete për kriminelët shqiptarë dalin online

10:19 : 03/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat më 23 shtator pas publikimit të lajmit se hakerat kanë rrëzuar edhe sistemin elektronik të Policisë së Shtetit, denoncoi rënien në duart e tyre të dy data bazave më të rëndësishme të të dhënave siç është sistemi TIMS, por edhe “MEMEX”, që është më i rëndësishmi pasi fsheh të dhënat sensitive për personat e përfshirë në ngjarje kriminale.

“Në një akt të paprecedentë të revanshit të krimit në këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë TIMS-in, databazën e policisë shkencore e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale. Ka shkatërruar MEMEX dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30 vjeçare të policisë së shtetit”, ishte fjalia me të cilën Berisha hapi konferencën duke shprehur shqetësimin real për situatën e krijuar.

Ish-kryeministri asokohe nuk la pa akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama si përgjegjës për këtë sulm kibernetik që i jep akses kujtdo mbi të dhënat e dosjeve më sensitive të Policisë shqiptare mbi krimin e organizuar dhe hyrje-daljet e qytetarëve, duke thënë se qëllimi ka qenë zhdukja e lidhjeve të krimit të atij dhe qeveritarëve.

“Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e E-albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit për Ramën, Ballën, Gjiknurin, Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të kontestueshme të këtyre lidhjeve. Sot gjurmët e gishtave të shqiptarëve janë në cilindo vend që dëshiron ti ketë, pas shkatërrimit këtu. E sigurt është ky është një bashkëpunim qeveritaro- policesk, është një operacion i paprecedentë në ndonjë vend përveçse në vendin e mafies në Shqipëri”, deklaroi Berisha asokohe.

Dhe paralajmërimi i kreut të PD rezultoi të jetë i vërtetë pasi grupimi i hakerave HomelandJustice në kanalin e tyre në Telegram kanë publikuar sot një doje me materiale 1.7 Gb ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Lexo edhe:

VIDEO/Hakerat deportojnë te MEK, të dhënat e shqiptarëve përdoren në akte terroriste

Alarmi/ Sulmi i Iranit më i thellë, Artan Hoxha: Kanë hakeruar dhe sistemin bankar

Pavarësisht se qeveria shqiptare është investuar në një fushatë për të mbuluar dëmin e shkaktuar me marrjen e të dhënave kaq lehtësisht nga sistemi i saj elektronik që është ndërtuar me tenderat miliona euro që AKSH kërkon thuajse çdo muaj, duket se hakerat kanë në dorë çdo material që supozohej të ishte konfidencial.

Sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe rënia në duart e tyre të të dhënave të “MEMEX” përbën një precedent të rrezikshëm për autoritetet ligjzbatuese në vend.

Kjo lidhet edhe me faktin se më 19 shtator në media qarkulluan dokumente sekrete të Policisë së Shtetit që zbuluan disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.

Sipas tyre ndër vite ishte vrasja e disa personave me influencë në politikë, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu hakerat publikuan informacione  për mënyrën sesi i shumëkërkuar i drejtësisë Talo Çela lëvizte i pashqetësuar në Tiranë., pavarësisht se drejtori i Policisë së Shtetit ishte informuar për këtë.

Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Çfarë është “MEMEX”?

“MEMEX” njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

Etiketa: HomeLandJusticeMEMEXsistemi i te dhenave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/Hakerat deportojnë te MEK, të dhënat e shqiptarëve përdoren në akte terroriste

10:15 : 17/10/2022
AKTUALITET

Alarmi/ Sulmi i Iranit më i thellë, Artan Hoxha: Kanë hakeruar dhe sistemin bankar

15:08 : 11/10/2022
AKTUALITET

Sulmi i Iranit/ Zgjat 2 orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama del i ngrysur

14:07 : 10/10/2022
SHOW BIZ

Në listën e hakerave iranianë edhe Stresi me Noizy-n, u bashkohet dhe Sazan Guri

13:33 : 05/10/2022
SHOW BIZ

I doli emri te MEMEX/ Këngëtari i “Qejf o qejf o qerrata”: Me këtë rast do bëj lekë!

10:27 : 05/10/2022
Lajmet e Dites

Çuçi: Lista e publikuar nga hakerat nuk është e sistemit Memex

19:10 : 03/10/2022
Para

Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş