• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia e Lirisë publikon të dhënat dhe ngre alarmin: Shqipëria në prag falimentimi

15:18 : 16/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia e Lirisë ka denoncuar qeverinë e Edi Ramës se po zhyt shqiptarët në pasiguri dhe ankthin e varfërisë, “duke grabitur miliarda për veten dhe oligarkët”.

Përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, Partia e Lirisë denoncon se nën qeverisjen e Edi Ramës, “kanë lulëzuar dhe mbizotërojnë vetëm kontrabanda, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista”.

Sipas Cakës, “rritja galopante e çmimeve dhe mungesa e paketave sociale të ndihmës për çdo kategori, thellon edhe më shumë varfërinë. Mos harroni, që të gjithë ne paguajmë çdo ditë 80.000 Euro, në mënyrë që pronarët në arrati të inceneratorëve, të paguajnë nën dorë pronarët e padeklaruar”.

“Vazhdimi me këto ritme, do të çojë në falimentimin e Shqipërisë, pasi largimi i forcës së punës, jo vetëm që çon në krizë bizneset, por ul ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit, duke bërë që shteti të mos kryejë dot asnjë investim, të mos paguajë dot pagat e pensionet, të boshatiset e pashmangshmërisht të falimentojë apo fatkeqësisht të dalë në shitje.

Çdo ditë që Edi Rama dhe Qeveria e tij vazhdojnë të jenë në detyrat e tyre, Shqipëria dhe shqiptarët shkojnë drejt greminës, prandaj zgjidhja e vetme është përmbysja e tyre një orë e më parë”, thekson Caka.

Lexo edhe:

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka

Qeverisja e Rilindjes po zhyt thellë e më thellë shqiptarët në pasiguri dhe në ankthin e varfërisë.

Edi Rama dhe Qeveria e tij me grabitjen e pashembullt në gjithë pluralizmin, vetëm shton të varfërit në Shqipëri dhe grabit miliarda për veten dhe oligarkët e klientët e saj. Të dhënat janë tronditëse dhe ato vijnë nga Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave.

Shqipëria kryeson listën e vendeve europiane me nivelin më të lartë të rrezikimit nga varfëria ose përjashtimi social, i cili sipas studimit më të fundit nga Eurostat, i publikuar ditën e djeshme, ka kapur shifrën 43%. Pra rreth gjysma e shqiptarëve rrezikohet nga varfëria.

Roli kryesor i qeverive në çdo shtet të botës, misioni kryesor, është të minimizojë fashën e popullsisë që rrezikon të shkojë drejt varfërisë, ndërkohë që kjo shifër në Shqipëri, vetëm zgjerohet. Por pse ndodh kjo?

Sepse në Shqipëri, nën qeverisjen e Edi Ramës, kanë lulëzuar dhe mbizotërojnë vetëm kontrabanda, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista.

Në periudhën prill-qershor 2022, importi i karburanteve ra me 16.7%, por INSTAT deklaroi se konsumi për këto produkte u rrit me 5.2%, çka tregon shumë qartë se shqiptarët konsumojnë vetëm produkte kontrabandë, të cilat çojnë të ardhura vetëm në xhepin e Rilindjes dhe oligarkëve dhe asnjë të ardhur në buxhetin e shtetit.

Të tre këto fenomene kriminale, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë të DASH, me indekse negative, të cilat vetëm përkeqësohen.

Megjithatë, le të japim një shpjegim të kritereve të varfërisë, që janë përdorur në këtë studim të Eurostat-it. Sipas kësaj Agjencie, që të konsiderohesh i varfër, duhet të jesh në:

1-Pamundësi për të paguar në kohë këstet e kredisë apo qirasë, blerjet me këste ose pagesa të tjera;

2- Pamundësi për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore, një javë larg nga shtëpia;

3- Pamundësi për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk, një herë në dy ditë;
4-Pamundësi financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);
5- Pamundësi financiare për të pasur një TV me ngjyra;
6- Pamundësi financiare për të pasur një makinë larëse;
7- Pamundësi financiare për të pasur një makinë;
8- Pamundësi financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në dimër.

Ne të gjithë e dimë, që shumë shqiptarë edhe këto i konsiderojnë shpenzime luksi, pasi të mos harrojmë që po Eurostat, përpara pak javësh nxorri një tjetër të dhënë të frikshme, sipas të cilës rreth 74% e shqiptarëve jetojnë me 5 ose më pak dollarë në ditë.

Rritja galopante e çmimeve dhe mungesa e paketave sociale të ndihmës për çdo kategori, thellon edhe më shumë varfërinë. Edhe rritja e çmimeve, që si derivat duhet të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, shkon për të paguar tenderat dhe koncensionet, tek të cilat Qeveria dhe Edi Rama kanë ngelur peng.

Mos harroni, që të gjithë ne paguajmë çdo ditë 80.000 Euro, në mënyrë që pronarët në arrati të inceneratorëve, të paguajnë nën dorë pronarët e padeklaruar.

Të ardhurat ditore të shqiptarëve vijnë vetëm nga puna, kryesisht në sektorin privat dhe rrogat janë aq të ulëta, sa nuk iu lejon atyre mundësinë e kursimeve. Por një tjetër e dhënë rrezikon shqiptarët, të cilët nuk punojnë në administratën publike dhe nuk kryejnë trafiqe narkotikësh apo kontrabandë:

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të 2022, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro, tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është njëkohësisht edhe niveli më i lartë që prej vitit 2011.

Pra, informaliteti, mungesa e punonjësve, trajtimi fiskal i pandershëm dhe i pabarabartë, kontrolli i tregut nga oligarkia dhe korrupsioni, detyrojnë bizneset të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit apo më gjerë.

E të gjithë ne e kemi të qartë që ky është një efekt domino, i cili nuk bën asgjë tjetër veçse detyron shqiptarët të largohen si pasojë e papunësisë së lartë dhe rrënon e shpopullon Shqipërinë. Axhenda e shpopullimit i shërben hajdutërisë, mosdhënies së llogarisë, korrupsionit, trafiqeve e shumë fenomeneve të tjera kriminale.

Vazhdimi me këto ritme, do të çojë në falimentimin e Shqipërisë, pasi largimi i forcës së punës, jo vetëm që çon në krizë bizneset, por ul ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit, duke bërë që shteti të mos kryejë dot asnjë investim, të mos paguajë dot pagat e pensionet, të boshatiset e pashmangshmërisht të falimentojë apo fatkeqësisht të dalë në shitje.

Çdo ditë që Edi Rama dhe Qeveria e tij vazhdojnë të jenë në detyrat e tyre, Shqipëria dhe shqiptarët shkojnë drejt greminës, prandaj zgjidhja e vetme është përmbysja e tyre një orë e më parë.

Etiketa: falimentkorrupsionPartia e Liriseqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
Para

Takimi me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Alibeaj: Ja për çfarë diskutuam

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom