• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Procesi ndaj vetingases Etleda Çiftja, gjyqtari Erion Bani në provë integriteti

19:58 : 14/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokuroria Speciale kërkoi në fillim të kësaj jave shpalljen fajtore të komisioneres së Vetingut, Etleda Çiftja.

Megjithëse e akuzuar për dy vepra penale-deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash-SPAK u tregua i butë në pretencën e tij, duke kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim, të konvertuar në shërbim prove.

Tashmë, fjala e fundit i ka mbetur gjykatës, e cila ka caktuar datën 16 Shtator për vendimin ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Rasti po shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani, i cili është edhe personalisht në një provë integriteti me këtë çështje.

Lexo edhe:

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

Në seancën paraprake, gjyqtari Erion Bani pranoi kërkesën e komisioneres Çiftja për të vijuar me gjykim të shkurtuar.

Kjo do të thotë që Çiftja shmang përballjen me provat dhe faktet në gjykatë, duke kërkuar që shqyrtimi të kryhet vetëm mbi leximin e akteve të dosjes nga gjyqtari i çështjes.

Gjyqtari Bani, i shortuar për të shqyrtuar kërkesat paraprake të të pandehurës Çiftja, kishte kërkuar dorëheqjen nga rasti, nën dyshimet për konflikt interesi.

Gjyqtari, më herët, është konfirmuar në detyrë nga një trupë e procesit të Vetingut, ku relatore ishte pikërisht Etleda Çiftja.

Në foto: Gjyqtari Erion Bani, pasi u shpall vendimi i konfirmimit në detyrë nga trupa e Vetingut me anëtare Etleda Çiftja

Drejtuesja në detyrë e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e rrëzoi kërkesën për dorëheqje.

Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në rastet e gjykimeve të shkurtuara, gjyqtari i hetimeve paraprake shndërrohet automakisht në gjyqtarin e themelit.

Në rastin konkret, vendimi për komisioneren e Vetingut do të merret nga gjyqtari Erjon Bani, i cili më herët ka marrë dritën jeshile për të vijuar karrierën nga Etleda Çiftja.

Në 25 Maj të vitit 2021, gjyqtari Bani u konfirmua në detyrë nga një trupë e Vetingut, e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Në foto: Vendimi i konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Erion Bani

“Boldnews.al” ka raportuar më herët mbi dyshimet se një mori institucionesh dhe individësh duket se kanë qenë të përfshirë për të shpëtuar komisioneren Çiftja nga dënimi penal.

Hetimi penal ndaj saj u zhvillua për një kohë të gjatë dhe rrezikonte të mbyllej me tejkalim të afateve të parashkrimit.

Vetëm presioni mediatik “nxiti” prokurorët e posaçëm që të mbyllnin hetimin dhe ta merrnin të pandehur Etleda Çiftjan, pasi provat dhe faktet ishin të tilla që nuk mund të mbyllje sytë.

Megjithëse mori statusin “e të pandehurës”, komisionerja Çiftja vijoi e pashqetësuar detyrën e saj.

Ajo vijon të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërkohë që vetë akuzohet zyrtarisht për veprat penale të deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumentave.

Asnjë nga institucionet e reja të drejtësisë, të ngarkuara me inicimin e procedimit disiplinor, përfshirë edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk kanë bërë asnjë lëvizje më të vogël për pezullimin e Etleda Çiftjas.

Në fund të Qershorit 2022, SPAK njoftoi se dërgoi për gjykim dosjen ndaj Etleda Çiftes, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila akuzohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje, deklarim të rremë të pasurisë”.

Nga hetimet e kryera, njofton SPAK, “ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën e pasurisë, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë, si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a”.

Gjithashtu, rezulton se Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, pasi kjo kontratë  nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë, vlerëson prokuroria.

Etiketa: Erion BaniEtleda Çiftjakpkpasurispakveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
Para

Rama: Rrezikojmë të jemi të varur nga importet e energjisë në të ardhmen

TË GJITHA

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com