• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Betonizohet Parku i Liqenit, Teatri i ri i Kukullave 10 mln euro rrethohet me kulla

14:49 : 30/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Shembja e godinave të Gardës së Republikës, në afërsi të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, i ka hapur rrugë ngritjes së kullave shumëkatëshe, projektet dhe ndërtimet e të cilave kanë filluar.

Në zonë janë shfaqur maketet e para të kullave, ku në atë pronë, e cila ka qenë deri para pak kohësh publike, do të ndërtohen hotele luksoze dhe godina banimi.

Pak kohë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të deklaronte se me largimin e godinave të Gardës së Republikës, parku do të zgjerohej.

Në fakt do të zgjerohen vetëm kullat, të cilat do të shtrihen deri në brendësi të parkut apo zonës së ish-gardës. BoldNews.al ka hulumtuar para pak muajsh edhe tenderin e Veliajt për rrugën, që shkatërronte godinat ekzistuese për t’i hapur rrugën ndërtimeve shumëkatëshe.

Lexo edhe:

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

Dështon tenderi 16 mln euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

Ndërkohë, në publikuam edhe projektin Veliaj-Margariti për zhvendosjen e Teatrit të Kukullave në atë vend, por që në fakt do të rrethohet sërish nga ato kulla.

Faksimile: Ministria e Kulturës ka hapur tenderin 10 milionë euro për ndërtimin e Teatrit të Ri të Kukullave te Parku i Liqenit Artificial

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Ministria e Kulturës ka hapur tenderin me objekt “ndërtimi i një objekti/qendre të re multifuksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”. Fondi limit i kësaj procedure është plot 1.035.362.461 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 10 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj, ndërsa tenderi do të zhvillohet në muajin shtator 2022.

“Qëllimi i punës së këtij relacioni është projektimi i strukturës me porositës Ministria e Kulturës. Struktura e godinës do të jetë b/arme. Godina ka 1 kat nën tokë dhe 8 kate mbi tokë. Lartësia e saj është 34 m”, thuhet në këto dokumente.

Faksimile: Pamja e Teatrit të ri të Kukullave dhe vendosja e tij do të jetë në mes të kullave të tjera

BoldNews.al vijoi të hulumtojë dokumentet e tenderit, ndërsa ajo që ra në sy është se Teatri do të jetë në mes të kullave shumëkatëshe që do ndërtohen apo kanë filluar që të vendosin themelet në atë zonë.

Shikoni pak me vëmendje fotin nr.2, e cila gjendet në dokumentet e vetë Ministrisë së Kulturës. Teatri do të jetë në mes të dy kullave shumëkatëshe, për të cilat ka informacion se do të jenë hotele luksoze apo qendra tregtare. I gjithë synimi i Lali Erit dhe i pushtetarëve të tjerë kanë qenë pikërisht kullat dhe jo godinat publike, të cilat janë në këtë rast kamuflim.

Megjithatë, paradoksalisht, Ministria e Kulturës shkruan në dokumente dhe “projekti urbanistik ka të bëjë para së gjithash me zgjerimin e Parkut të Tiranës”. Çfarë zgjerimi zonja Margariti?! Kullat shumëkatëshe? Ministria thotë se projektet i mundësojnë kthimin e një parcele të madhe toke sferës publike. “Çdo ndërtesë do të krijojë një lidhje unike me parkun dhe do të shërbejë si një portë për në park”, shkruan ministria.

Faksimile: Ngjitur me Teatrin e Kukullave ka filluar të ndërtohet një hotel luksoz në ish-truallin e Gardës së Republikës

Më sipër hulumtuam dokumentet e Ministrisë së Kulturës, të cilat në brendësi kishin edhe projektet që do zhvillohen në atë zonë. Një ndër to ishte edhe një godinë shumëkatëshe. Po, çfarë është ajo godinë, publike apo private? BoldNews.al vijoi hulumtimin, teksa siguroi dokumente dhe foto nga ajo zonë ku ka filluar të ndërtohet projekti “Nova Hotel” me 5 yje.

Sipas projektit të miratuar nga Bashkia e Tiranës, do të jetë një godinë me funksion hotel, zyra dhe shërbime. Ndërsa godina do të jetë 14 kate mbi tokë dhe 3 kate nën tokë. Sipas tabelës së vendosur në atë zonë, ndërtimi ka filluar në datën 18 qershor 2021 ndërsa ka një afat prej 71 muajsh.

Sipas fotove dhe projektit, godina është e njëjtë me atë të ilustruar në dokumentet e vetë Ministrisë së Kulturës. Pra, do të jetë ngjitur me Teatrin e Ri të Kukullave. Ndërkohë, sërish ngjitur me atë teatër do të ndërtohet një tjetër kullë, për të cilën nuk ka informacione deri më tani se çfarë do të jetë; Qendër Tregtare, hotel apo godinë publike?! Pra, të dashur fëmijë, tetat dhe xhaxhat pushtetarë nuk kanë menduar për Ju, por për ndërtimet shumëkatëshe që po gllabërojnë gjithçka në kryeqytet, madje edhe ajrin.

Etiketa: parku i liqenitteatri i kukullavetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

Dështon tenderi 16 mln euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

11:47 : 20/07/2026
AKTUALITET

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026
AKTUALITET

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
Para

Fiket zjarri në “Misto Mame”, dy të lënduar

TË GJITHA

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

16:02 : 23/07/2026

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

15:29 : 23/07/2026

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet: Të kalohet në votim!

15:19 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet