• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anijet e prodhimit të energjisë/ Berisha: Mega-aferë, do sjellë katastrofë në Vlorë

12:42 : 26/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga qeveria është lajmëruar se brenda muajit Gusht, në Triport të Vlorës do të vendosin dy anije që do të prodhojnë energji elektrike.

Por për kryetarin e Partisë Demokratike, kjo është një mega-aferë korruptive e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kostoja për dy vite qira del mbi 761 milionë euro, tha ish-kryeministri në një deklaratë për mediat këtë të Premte.

Po ashtu, sipas Berishës, projekti do të sjellë ndotje masive në Vlorë.

Kostot

Lexo edhe:

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

“Dua të sjell në vëmendje e publikut, një zhvillim anti ekonomik mjaft të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë.  Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë”, njoftoi Berisha.

Kreu i PD-së renditi kostot që siç deklaroi i kanë hartuar “ekspertë të fushës”.

“Kostoja ditore e tyre është kjo: Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta.  Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro”, tha Berisha.

Impakti në mjedis

Një tjetër aspekt të cilin preku Berisha është edhe impakti në mjedis.

“Janë dy impiante që kanë funksionuar në 2018 në Kulna të Bngladeshit, më pas ka qenë pa funksion. Problemet e tyre, përveç çmimit, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me ambientin”, paralajmëroi Berisha.

Shqetësim ky që është ngritur edhe nga zëra të shoqërisë civile.

Më tej, Berisha shtoi: Këto s’janë termocentrale, janë gjeneratorë gjigandë që funksionojnë me naftë të rëndë, e cila ka në përbërjen e vet 50 ml për litër squfur, e ndaluar për tu përdorur dhe me këtë toksicitet ai do krijojë një ndotje në Vlorë të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina dhe këto të bëjnë 100 km rrugë. Është një çmenduri! A mund të rrihet në Vlorë në këtë situatë?!

Berisha u shpreh se Rama ka mashtruar “kur ka deklaruar se këto punojnë me gaz”.

Teksa shtoi se kjo është një mega-aferë e tmerrshme energjisë, shtoi se për ta justifikuar, Rama ka deklaruar se “energjia do të mbarojë”.

Një burim alternativ dhe apeli për vlonjatët

Berisha akuzoi po ashtu se Rama po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se këta gjeneratojë janë e vetmja mënyrë për të prodhuar energji elektrike. “Por këta e sulfurojnë Vlorën”, u shpreh ai.

Berisha tha se qeveria ka alternativë ta blejë energjinë në bursë, ose mund të kryhej një projekt i përbashkët me Kosovën, që sipas tij, do të mundësonte kursimin e energjisë elektrike.

Kreu i PD-së u bëri apel qytetarëve vlonjatë të reagojnë.

“Qytetarët e Vlorës do organizohen se Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike. S’kanë asnjë përgjegjësi vlonjatët për kontratat korruptive të Edi Ramës dhe mashtrimet e tij të bazuara në një gënjeshtër që s’kisha dëgjuar kurrë: S’ka energji. Energjia nuk mbaron, çmimi rritet, por bursat janë të hapura. Kur ne ishim në qeveri, kishte vetëm një problem, ai i transmetimit, pasi Serbia në mënyrë plotësisht antitreg, mbante monopolet e transmetimit në rajon. Mbi këtë bazë Serbia bllokonte edhe funksionimin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Pasi Gjermania i tregoi kartonin e kuq, dhe i tha se po e bëre këtë, kemi edhe ne një mjet tjetër për ty, të shkëpusim nga rrjeti evropian. E kështu Serbia u tërhoq nga ajo praktikë. Edi Rama mund të merrej vesh me qeverinë e Kosovës dhe të vendoste trurin e përbashkët të digave dhe TEC-eve, i cili i kursen Shqipërisë e Kosovës, të paktën 20%. Ata janë termo, do të thotë natën, sasia e energjisë që prodhojnë TEC-et nuk konsumohen në Kosovë, dhe mund ta merrte Shqipëria e digat shkonin drejt një normalizimi. Nuk e bën këtë sepse e kanë burim kryesor, vjedhjeje. E tani luajnë me shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Khulna e Bangladeshit nuk ka asnjë lidhje me Vlorë. Vlora është gji i thellë, ka Karaburunin, Sazanin. Problemet janë shumë komplekse, tha Berisha.

Etiketa: anijetEdi Ramaenergji elektrikeSali Berishatriportvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025
AKTUALITET

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

13:46 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
Para

Vrau të atin, i afërmi: Djali me probleme mendore nuk mjekohej, s’kishin para

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

16:54 : 28/06/2025

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025

Aksident në Shkodër, një i plagosur

16:39 : 28/06/2025

Gaza/ 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja

16:28 : 28/06/2025

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com