• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj barazon Spiropalin, siguron një vend figuranti në foto me Zelenskin

17:48 : 20/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Erion Veliaj arriti të barazohet me Elisa Spiropalin në rrafshin ndërkombëtar-realizoi një foto duke shtrënguar duart në Kiev me presidentin e Ukrainës, Vlodimir Zelenski.

Veliaj ishte “figurant” në një delegacion të Shoqatës së Kryebashkiakëve Europianë, “Eurocities”, gjatë një takimi të zhvilluar këtë fundjavë në kryeqytetin ukrainas.

Kreu i këtij organizmi europian, njëkohësisht edhe kryebashkiak i Firences, Dario Nardela, nënshkroi një Marrëveshje Politike me Shefin e Administratës së Presidencës së Ukrainës, Andriy Yermak, për mbështetjen në rindërtimin e qyteteve ukrainase të shkatërruara nga pushtimi rus.

Nardella shoqërohej në këtë takim nga kryetarët e bashkive të Athinës, Helsinkit, Lionit, Marsejës, Oslos, Rigës dhe Tiranës.

Lexo edhe:

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Në njoftimin zyrtar për këtë takim, “Eurocities” nuk citohen emrat e asnjë prej anëtarëve të delegacionit, duke treguar përulësi personale për çdo kryebashkiak dhe duke i dhënë rëndësinë Shoqatës ndërkombëtare.

Në foto: Njoftimi zyrtar i Shoqatës “Eurocities”

Por, kjo vizitë ishte një moment që duhej kapur në ajër nga “spin-doctorët” e Erion Veliaj.

Në ndihmë i vijnë, si përherë, tabori mediatik që ushqehet me lejet e ndërtimit dhe favoret e tjera nga zyrtari më i lartë i kryeqytetit shqiptar.

Gjatë kësaj fundjave, megafonët mediatike e shfaqin Veliaj duke diskutuar me Zelenskin për programet e rindërtimit të Ukrainës, pasi të përfundojë pushtimi rus.

Ose duke buzëqeshur me “mikun” Vladimir Klitçko, ish-boksieri ndërkombëtar që tashmë është kryebashkiak i Kievit.

Pra, gjithçka e gatuar nga kuzhina mediatike e shfaq Erion Veliaj si një “lider global”. Por, natyrisht, në servilizmin e tij, Veliaj nuk duhet të kalojë “liderin global” të vërtetë në Shqipëri, Edi Ramën.

Për shefin e tij politik, Veliaj ka një falënderim të veçantë për mbështetjen që po i jep Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Takim i shkëqyer në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Zelenski. Mirënjohës Edi Ramës për mbështjen që jep në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbështetjen për refugjatës dhe të gjithë ndihmat e tjera”, shkruan Velian në Twitter.

Vizita e Veliajt në Kiev nuk kishte asnjë lidhje me Edi Ramën. Ai bleu dy bileta vajtje-ardhje Tiranë-Varshavë dhe më tej drejt Kievit me tren, të gjitha të paguara nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe për llogari të Shoqatës së Kryebashkiakëve Europianë.

Në foto: Veliaj falënderon Edi Ramën për foton me Zelenksin

Më tej, në postimin në rrjete sociale, Veliaj vazhdon: “Tirana është qytet-motër me Kharkivin dhe ne jemi të angazhuar të rindërtojmë shkolla dhe të ndajmë ekspertizën tonë në projektet e rindërtimit”.

Natyrisht, kjo deklaratë e Veliajt nuk kishte si të mos ngjallte revoltën dhe ironinë në rrjete sociale, ku qytetarët i rikujtojnë kryebashkiakut të Tiranës se prej tre vitesh nuk ka arritur të rindërtojë asnjë pallat për mijëra banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjithësesi, ai e arriti qëllimin e tij-u barazua me Ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila u bë lajm gjatë një vizite në Kiev ku shoqëronte Ramën, vetëm për faktin që ndërroi tre kostume të shtrenjta në pak orë vizitë në shtetin e përfshirë nga konflikt i përgjakshëm ushtarak

Etiketa: FotospiropaliVeliajzelenksi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
Para

Trafik droge dhe grabitje, dy shqiptarë të kërkuar nga Italia ndalohen në Kakavijë

TË GJITHA

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com