• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BBC artikull për Kosovën: Pse po përsëritet situata me Serbinë 23 vjet pas luftës

10:08 : 03/08/2022
në RAJONI

BBC ka publikuar një artikull për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se ato sa vjen dhe po rriten. Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë qëlluar me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre.

Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan BBC, raporton Gazeta Express.

Ku është Kosova dhe kush jeton atje?

Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det në Ballkan, në kufi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre.

Por nga 1.8 milionë banorët që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, goranë, turq dhe romë.

Lexo edhe:

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

Si e fitoi Kosova pavarësinë?

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitet 1990, Kosova kërkoi autonominë dhe pavarësinë e saj.

Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve etnikë që kërkonin pavarësinë.

Kjo përfundoi në vitin 1999, me një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, midis marsit dhe qershorit. Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova – por për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë.

KFOR-i i udhëhequr nga NATO është ende në Kosovë, me një forcë aktuale prej 3,770 trupash. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Gjithsej 99 nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin tani pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe 22 nga 27 shtete të BE-së. Por Rusia dhe Kina, të cilat nuk e bëjnë këtë, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç është zotuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si një vend të pavarur. As Kosova dhe as Serbia nuk janë në BE – por: Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012. Kosova ka treguar se dëshiron të aplikojë deri në fund të vitit 2022.

Pse janë ndezur telashet tani?

Marrëdhëniet mes qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të acaruara prej vitesh. Fundjavën e kaluar, tensionet kaluan në mosbindje civile.

Qeveria e Kosovës donte t’i detyronte ata në zonat me shumicë etnike serbe t’i ndërronin targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës. Rreth 50 000 njerëz në këto zona nuk duan t’i përdorin targat e Kosovës sepse refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Të dielën, serbët etnikë në rajonin verior të Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, barrikaduan rrugët dhe disa persona thuhet se qëlluan me armë në shenjë proteste.

Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e rregullave të reja për një muaj.

A është e përfshirë Rusia?

Qeveria e Kosovës thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë. Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia refuzoi t’i bashkohej regjimit të sanksioneve të vendeve të tjera europiane.

Në vend të kësaj, në maj, Vuçiç nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që tha se vendosën “rregulla të pabaza diskriminuese”.

Një deputet nga partia e Vuçiçit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit” – duke përdorur të njëjtën gjuhë që Putin e përdori për ta justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. Më vonë ai kërkoi falje për fjalët e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Putini mund ta përdorë këtë për ta zgjeruar konfliktin aktual në Ukrainë dhe për të destabilizuar më tej Europën.

Etiketa: artikullbbcKosova

Lajme të lidhura

RAJONI

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama ‘ngrin’ kufirin me Kosovën nga frika e protestës, reagon qeveria kosovare

15:41 : 04/07/2026
AKTUALITET

Marjana Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më dhe kjo e ka çuar në krizë të madhe legjitimiteti

13:13 : 04/07/2026
RAJONI

Ish-ministri gjerman: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën!

09:49 : 15/06/2026
RAJONI

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026
Para

Vdekja tragjike e 7-vjeçares në Himarë, Flor Binaj: Kush ka lekë ka të drejtë

TË GJITHA

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş