• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firma 91 mln euro te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erion Veliajn

09:12 : 28/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erion Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milionë eurove me një firmë.

Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017.

Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milionë eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij.

Paratë vazhdojnë kalojnë. Por në Sharrë nuk ka ende incenerator.

Deri më sot, firma e Veliajt është denoncuar nga opozita, që e akuzon se ai shkeli ligjin kur mori përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak. Në Komisionin Hetimor, Veliaj tha se kishte dhënë miratimin vetëm “parimisht” dhe se Këshilli Bashkiak e kishte miratuar më vonë kontratën, një deklaratë që u konsiderua e gënjeshtërt. Por Monika Kryemadhi ka nxjerrë disa dokumenta që shpjegojnë se si u distancuan faktorët e tjerë nga zelli që tregoi Veliaj për inceneratorët.

Tërheqja e Arben Ahmetajt

Lexo edhe:

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

Qëndrimi që mbajti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave, ishte në veçanti ishte interesant, sepse tregonte se si u distancua ai nga afera që Veliaj vendosi ta firmosë.

Kur Lefter Koka i kërkoi miratim për inceneratorin e Tiranës, ndryshe nga Veliaj, Ahmetaj refuzoi të jepte miratim të hapur. Ai bëri një hap pas dhe ia la përgjegjësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Tek shkresa që firmosi Ahmetaj shkruhej se ai nuk kishte asnjë koment për koncesionin sepse përfituese ishin bashkitë e Tiranës dhe jo qeveria.

“Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë”, shkruhet në përgjigjen e Ahmetajt.

Pavarësisht shënimit “pa koment”, Ahmetaj shkeli ligjin sipas Kryemadhit, sepse duhet të kishte bllokuar projektin që mbante vetëm firmën e Veliajt dhe jo të kryetarëve të tjerë të bashkive që do të digjnin plehrat në incenerator.

Por sërish, shënimi i ish-ministrit tregon shumë. Në sfondin e refuzimit të Ahmetajt, del akoma më e qartë shkelja e Veliajt. Pavarësisht kësaj, ai guxoi ta hedhë firmën që sot e bën kandidat për SPAK.

Debati në komisionin e prokurimit

Detaji i dytë që shton dyshimet mbi kryebashkiakun Veliaj është një debat që ka ndodhur mes anëtarëve të Komisionit të dhënies me Konçension të procedurave të inceneratorit. Në mbledhjen e 31 gushtit të vitit 2017 është vënë re anashkalimi i Këshillit Bashkiak nga firma e Erjon Veliajt.

Kryetarja dhe dy anëtarë kërkuan miratimin e kontratës nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Erjon Veliaj.

Por dy anëtarët e Komisionit nga Bashkia e Tiranës, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu thanë se kjo nuk ishte e nevojshme dhe mjaftonte firma e Veliajt që projekti të kalonte.

Pak ditë më pas, Veliaj u detyrua ta mblidhte Këshillin Bashkiak ashtu siç kërkuan anëtarët e Komisionit të prokurorimit, por atëherë kontrata ishte lidhur dhe angazhimi financiar ishte realitet.

Të dyja episodet, si tërheqja e Arben Ahmetajt ashtu edhe debatet në Komisionin e Prokurorimit, tregojnë dyshimet se Veliaj shkeli ligjin për inceneratorin e Tiranës nuk prekën vetëm opozitën, por u shfaqën edhe brenda mazhorancës. Dihet tashmë që vetëm prokurorët e SPAK kanë imunitet dhe nuk guxojnë të merren me Veliajn./LAPSI

Etiketa: Erion Veliajinceneratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ajola Xoxa kërkoi pezullim të gjykimit, GJKKO e rrëzon. Shtyhet seanca

12:17 : 07/07/2026
Para

Nano largon Vocajn nga policia kriminale. Në vend të tij Neritan Nallbati

TË GJITHA

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş