• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Policia bën bilancin javor, 108 të arrestuar dhe 14 të shpallur në kërkim

11:48 : 17/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit, përgjatë javës që sapo u mbyll, ka arrestuar 108 persona, 308 të tjerë i ka proceduar penalisht dhe ka shpallur në kërkim 14 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Policia tha se ka organizuar dhe finalizuar 10 operacione për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, 6 operacione për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje/lëndëve eksplozive dhe 19 të tjera për goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme.

Gjithashtu njoftohet se janë kapur në total 31 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 7 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 35 operacione policore të koduara: “Fuel”, “Ruger”, “Driving”, “Explode”, “House”, “Bongu”, “Receiver”, “Premtuesi”, “Pickpockets”, “Vapori”, “2nd Necklace”, “Fati i lojërave”, “Krasta”, “July”, “Bruz-Mali”, “Harta”, “On time”, “Last night”, “Road Guard 31”, “Road Guard 32”, “Road Guard 33”, “Procesi”, “Palçi”, “Cancel”, “Tenderi”, “Perimetri 181”, “Perimetri 182”, “Bypass”, “Brothers”, “Finish”, “Interaction”, “Levani”, “Harresa”, “Pulti” dhe “Continues”.

Lexo edhe:

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

Aksident me vdekje në Vlorë

Si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, janë finalizuar:

•Operacioni “Pulti”/Shkodër – 250 forca policore kontrolluan territorin dhe asgjësuan 4200 bimë narkotike të kultivuara në zona të pyllëzuara, pas gjetjes së koordinatave të regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë vendore;

•Operacioni “House”/Tiranë – U arrestuan babë e bir që kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre dhe e përgatitnin lëndën narkotike në doza, gati për shitje;

• Operacioni “Palçi”/Tropojë – U arrestuan babë e bir që kultivonin bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre;

•Operacioni “Continues”/Mirditë – U arrestuan babë e bir që kultivonin bimë narkotike, në ambient të hapur;

•Operacioni “Krasta”/Krujë – U vu në pranga një shtetas që kishte kultivuar bimë narkotike në Krastë dhe një shtetas tjetër që qarkullonte me armë zjarri, në automjet.

Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje janë zhvilluar edhe 6 operacione të tjera:

•Operacioni “Ruger”/Tiranë – U sekuestruan 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, lëndë narkotike, 2 radio si ato të Policisë dhe sende të tjera të paligjshme dhe u vunë në pranga 2 shtetasit që i mbanin në banesat e tyre;

•Operacioni “On time”/Sarandë – U arrestua në flagrancë një shtetas që theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj, me një armë zjarri që e mbante pa leje;

• Operacionet “Driving”, “Last night” dhe “Levani” – U arrestuan në flagrancë 3 shtetas që qarkullonin me armë zjarri, në automjete.

• Gjithashtu është finalizuar operacioni “Explode”, gjatë të cilit u arrestua një shtetas që transportonte 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit janë zhvilluar 4 operacione, ndërsa për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë zhvilluar 5 operacione.

•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, 17 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja, mallra kontrabandë, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, dylbi, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 11 armë zjarri, 4 silenciatorë, 20 kallëpe triloli, 1 elektroshok, dy kapsolla detonatore me përcjellës elektrik, armë të ftohta dhe municion luftarak.

•Janë goditur 7 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 30 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 10 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 43 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 16 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 5 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë të angazhuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe për t’iu ardhur në ndihmë turistëve, në rast nevoje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë u kanë ardhur në ndihmë 3 turistëve çek që kishin mbetur të bllokuar në një zonë me terren të thepisur dhe me mjegull. Pas disa orësh kërkime, turistët janë nxjerrë nga terreni i rrezikshëm dhe më pas janë transportuar në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.

Etiketa: arrestimebilanci javoroperacionepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026
AKTUALITET

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zbulohet e shkuara e 15-vjeçares që dhunoi bashkëmoshataren: Denoncoi babanë, më pas sulmoi nënën

21:52 : 13/07/2026
Para

Me qindra leje drejtimi të pezulluara, 15 mijë gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş