• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali Eri, a i mbulon vdekjet betoni i oligarkëve?

21:30 : 12/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse doni të kuptoni gjendjen e Rilindjes, që po kallet nga korrupsioni i vet, mjafton që të marrësh në analizë sjelljen e dy personazheve më të lartë që ka PS, Edi Ramën kryeministr, dhe Erion Veliajn, kryebashkiak të Tiranës. Nëse njëri hesht si “gurë varri”, tjetri çirret çdo çast në deklarata shtypi, statuse në rrjetet sociale, konferenca dhe takime, mjafton që të zaptojë pjesën publike në media.

Rama ka një javë që hesht, nuk dihet nga është dhe ku pritet të shkojë në ndonjë takim jashtë vendit, vetëm e vetëm të ikë nga ajo që ka lënë këtu… Që pas protestës së madhe të 7 korrikut të thirrur nga opozita dhe më pas skandaleve të shumta të aferës korruptive të inceneratorëve, Rama nuk është shfaqur më, por Veliaj nxin çdo ditë me daljet e tij, në tentativë për të “zbardhur” me propagandë llumin që ka përfshirë qeverinë, por drejtëpërdrejtë edhe bashkinë.

Dy ditë më parë në Manëz, pranë rezidencës së Muxhahedinëve iranianë, humbi jetën në punë një 63-vjeçar, punonjës i pastrimit. Ai u copëtua nga makina e mbetjeve dhe policia lokale e Tiranës heshti për disa orë, deri kur lajmi u bë publik nga media. Pak portale e publikuan, ndërsa mediat e mëdha heshtën si “gurë varri”, pasi Lali dhe Rama nuk duhet të preken. Është rasti i dytë që në kohën që qeveris Veliaj ndodhin aksidente me pasojë vdekjen. Ishte vetëm 17 vjeç Ardit Gjoklaj kur humbi jetën në mënyrën më makabre të mundëshme ndërsa punonte në landfillin e Sharrës.

Pa kushte tenknike dhe mbi të gjitha në punë të zezë, pasi nuk kishte mbushur moshën për punë, adoleshenti që priste të mbaronte maturën vdiq në Sharrë. Veliaj ia hodhi fare lehtë, qoftë edhe duke bërë “celebruesin” e djalit të një prokurori, që pas “ahengut politik” se ku e degdisi këtë dosje që u mbyll me dënimin pak vite të ekskavatoristit.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Po rasti i djeshëm a po hetohet nga Inspektoriati i Punës, apo nga Prokuroria e Tiranës? Me siguri një dosje do të bëhet, por po me aq siguri mund të thuhet se ishte vetëm një “aksident”, ku si gjithnjë viktimës i vihet faji.

Kështu ndodh edhe me punëtorët e ndërtimit që humbin jetën nga lartësitë e kullave që prej kohësh i kanë marrë frymën Tiranës.

Sikur të mos mjaftonte drama njerëzore me humbje jetësh, por edhe aferën e rëndë të inceneratorëve ku Veliaj ka hedhur firmën, ai del publikisht dhe mburret se: Po, do të ketë beton e llaç në Tiranë, pasi kryeqyteti shtohet, sipas tij me mbi 30 mijë qytetarë në vit që vijnë nga rrethet e tjera të vendit.

Pallate dhe kulla plot po ndërtohen, por të gjithë e dinë se ato nuk mund të jenë streha e këtyre të rinjve që kryesisht vijnë si studentë dhe më pas nuk kthehen në vendlindje, pikërisht për shkak të mungesës së mundësive, bujqësisë së rrënuar, apo papunësisë në qytezat e tyre, ku nëse nuk je Rilindas, punën në shtet as në ëndërr nuk mund ta shohësh.

Pikërisht mburrja me “oligarkinë e ndërtimit” nga Veliaj është treguesi se çdo gjë tashmë po kap fundin.

Korrupsioni nis nga lindja deri në vdekje. Drejtor i emëruar nga Bashkia Tiranë ishte ai që bënte pazar edhe për një copë varr, duke kërkuar në formë korrupsioni nga 500-2000 euro.

Punëtor fatkeq ishte ai 63-vjeçar që mbytej në erën e rëndë të mbetjeve urbane dhe paguhej sa për të mbajtur frymën gjallë, por për shkak të mungesës së sigurisë në punë, ai nuk është më i gjallë, ndërsa kreu i Bashkisë as që e përmend si rast, qoftë edhe me një mesazh të shtirur ngushëllimi.

Të vdekurit nuk po i lenë të qetë nën dhe’ duke i bërë miliarderë në skemën më të frikshme të korrupsionit në krijimin e kompanive fantazëm që me fatura fiktive të TVSH-së kanë rrëmbyer 189 milionë euro.

Kjo skemë e frikshme është e lidhur me inceneratorin e Tiranës, ku Lali mburret se është investimi më serioz, ku vetëm incenerim (djegie) nuk ka, por paguhet si për incenerim me taksat tona. Të gjitha këto rëndojnë, por Veliaj sot asnjë fjalë nuk tha, duke u çuar “selam” ndërtuesve se ata janë “fryma” e tij e zhvillimit.

A i mbulon betoni i oligarkisë vdekjet, korrupsionin, aferat dhe malinjitetin e një qeverisje?

Deri tani ia kanë dalë, më pas të shohim. Gjithsesi shenja e parë që Rilindja nuk është mirë duket nga qepja e gojës së kreut të qeverisë dhe llomotitja pa fund e limit e kreut të bashkisë.

Etiketa: BashkiaRamaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Projekti Tid/ Qeveria tallet me qytetarët durrsakë, Bashkia ia hedh fajin Ministrisë

15:18 : 13/05/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
Para

Skandal në Fier/ Laboratori “Vesa”, bulmetin me fekale e nxjerr të pastër

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom