• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Po i jepni tenderat Salillarit dhe 2T së Sakos me 99.9% të fondit limit

16:27 : 30/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD, Sali Berisha, ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit tenderat që po shpallin si fitues me 99.9 % të vlerës së tyre.

Berisha tha se vëllai i komandantit të Gardës së Republikës, merr tenderin 13 mln euro me 99.9 % të fondit limit, po kështu edhe Salillari fiton tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve të jugut me 99.9 % të vlerës së tyre.

“Janë tenderuar 330 mln euro me 99.9% të vlerës së fondit limit. E dini ju se çfarë ndodh? I thuhet firmave do e fitoni tenderin me 99.9% të vlerës së fondit limit, por 30 % i dua unë.

Si na mbiu ai pallati mes pallate i ndërtuar nga kompania e vëllait të Komandantit të Gardës? Ja si shpërblehet sot, i jepen tenderat me 99.9% të vlerës së fondit limit kompanis 2T.

Edhe Gedafi kishte 12 truproja, po ai Gedaf mbetej. Edhe Edi Rama hajdut ishte e hajdut mbetet”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë ti bashkohen protestës së 7 korrikut, kundër Qeverisë e cila nuk ka ndërmend të ndalet në vjedhje.

“Pse nuk sillni një dekret për të mbështetur të sëmurët? Pse nuk sillni një dekret për të biznesin e vogël, për të varfërit?

Ca është ky tenderi i kunatës së ministrit të Brendshëm, që na kërkon edhe krevat dopio për zyrën? Po pse ca është zyra dhomë gjumi?

Ju po shkatërroni fermerët, ndërkohë që vidhni miliona euro përmes tenderave. Pse nuk i mbështesni fermerët, por mbështesni grumbulluesit? Sepse ato ju sjellin çantat me euro”, tha Berisha.

Fjala e Berishes ne Kuvend

Ky dekret do të hyjnë në analet e këtij parlamenti, si më i turpshmi në historinë e tij, si dekreti i cili në një kohë të vështirë, dhimbjesh, skamje, mospasje dhe urie. Në vend që të kthejë sytë drejt qytetarëve dhe njerëzve në nevojë, vjen këtu me qëllimin e vetëm, që qeveritarët dhe oligarkët të ndajnë fonde dhe të vjedhin fonde të tjera.

Më vjen keq që e kujtoj shembullin, por kjo më kujton tanardiet, që vidhnin në Vaterlo, ushtarët e plagosur dhe të vrarë. Si mund të vidhni sot qytetarët, në një kohë kur paguan vezën, djathin, qumështin e foshnjës, më shtrenjt se gjermani, francezi, se italiani për shkak të politikave tuaja çnjerëzore.

Po pse them unë që kjo është një vjedhje e hapur.

Zonja dhe zotërinj, të dashur qytetarë, ka prej shumë kohësh që tani tenderat fitohen gjithnjë me 99.9 % të fondit limit. Kam kohë që e hetoj dhe çfarë më rezulton; 99.9 % e fondit limit, që nuk ndodhte kurrë më parë, është paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. Do të ta jap me 99.9 % tenderin, por do më japësh 30 % të kësaj shume.

A e dini që vetëm kohët e fundit, janë 330 milionë tenderime me 99.9 %. A e dini ju që ndërtuesi i vilës në pajë, i brendit të Milva Konomit, Edi Ramës, fitoi tenderin me 13 milionë euro me 99.9 %. Njësoj si Sako. Është vëllai i Komandantit të Gardës, për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës.

Ai është taman brendi i hajdutit. Pallati pa asnjë faturë, as bankare as tatimore, të çfarë do lloj na mbiu në shesh të pallateve dhe tani ndërtuesi shpërblehet, e ka ndërtuar kjo firmë e Artan Sakos, vëllai i Komandatit të Gardës. Dhe shpërblehet me 99% tender, të shumës për të mirëmbajtur rrugët e jugut.

Por nuk është vetëm ky. Po Salillari që nuk di ku ti çojë parat. Edhe ai me 99.9% mirëmbajtjen e rrugëve të jugut edhe pse shembi rrugën e Borshit, dhe rruga Berat-Çorovodë është copë, copë e ndërtuar prej tij. Edhe ai me 99.9 % i sjell te ju. Po si mund ta sillni ju këtë dekret këtu, pastaj mërziteni ju, mos të na thotë Dulja ‘postolisti’. Stoli është e mirë shumë në radhë të parë. Mos harroni, mos të ju keqpërdorë Edi Rama për fasadën e tij. Edhe Gadafi mbante 12 roje, por Gedafi, Gedaf mbetej, edhe Rama hajdut është e hajdut mbetet. Jo të marrë 14 gra, por 36 të marrë e ti vendosë ministre, përsëri ai është po kaq. Nuk e shplani dot ju atë. Përkundrazi, keqpërdor firmat tuaja.

Si mund të shpjegohet, vjen dekreti këtu. Nuk vjen dekreti këtu për ata që nuk kanë me çfarë të blejnë qumështin, ata që nuk kanë lekë për të blerë ilaçe. Nuk vjen dekreti për fermerin, i cili po falimenton çdo ditë e më shumë. A e dini që sot, nga viti 2018 deri më sot, lopët, të imtat, dhitë, delet, janë pakësuar me 770 mijë krerë, sipas statistikës.
Rri tani, mos i del zot, sepse po ju përpin edhe ju me vjedhjet e tij.

Si mund të sillni ju, një dekret të tillë këtu, kur pas këtij do të sillni këtu ligjin për taksat e biznesit të vogël dhe profesionet e lira. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë në protestë që të ndalim revanshin e vjedhjes së këtij grupi që nuk ka moral, që vjedh natën, ditën në çdo stinë, në çdo kohë, në errësirë e dritë. Nuk ka të ndalur.

Si ka mundësi kjo, si mund ta bini ju dekretin këtu. Pse nuk sillni një dekret për ata që janë në ndihmën ekonomike, për pensionistët, për të sëmurët.

E morët vesh, që drejtoresha e spitalit, kunata tamam e ministrit të Rendit. Na porosit 710 mijë euro mobilime zyrash, mes të tjerash që nuk kisha dëgjuar kurrë edhe shtrat dopjo. Më thoni mua, çfarë ju duhet shtrati dopjo, dhomë gjumi është zyra. Çfarë është kjo që bëni, si ka mundësi që dilni këtu.

A vini ju nga zona bujqësore të vendit. Po marr Korçën, Myzeqenë, Shkodrën, nën Shkodrën.

A e kuptoni ju se çfarë po bëhet me fermerin sot. Kosova jep 410 euro për hektar, Shqipëria jep 2 euro për hektar. A e kuptoni se po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit. Po pse, pse more fermerë ju po i shkatërroni, ua them unë ju.

Ju nuk keni para për të ua mbushur valixhet me euro këtyre, kurset pikat e grumbullimit ua mbushin valixhet me euro dhe ju, ju vjedhin gjithë ditën, ju rrëmbejnë.

Se për ata nuk paska rritje çmimesh, për ata nuk u rrit krahu i punës, nafta, u rritka vetëm për grumbulluesit. Grumbulluesit ju paguajnë ju dhe ju pastaj, toleroni çmimet.

Tani së fundmi do ta mbyll. Ky Gentian Sharra aty, ka deklaruar se Sali Berisha ka tokë në Tiranë, në Dhërmi, tokë në Lalz. Tani unë i informoj shqiptarët, se ai do të ketë 6 padi. 3 civile, 3 penale dhe e garantoj se shumë shpejt do të dalë edhe ai në kërkim, si Gentian Sharra i tij.

Etiketa: 2TBerishaSalillaritendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

12:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës

18:03 : 03/06/2025
Para

Zyrtare/ Kristjan Asllani firmos me Interin

TË GJITHA

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025

Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës/ EMRI

09:07 : 05/06/2025

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, e pëson 33-vjeçari në Ksamil

08:55 : 05/06/2025

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

08:38 : 05/06/2025

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com