• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën akuzë nga SPAK/ KPA asnjë masë për pezullimin e Etleda Çiftjas

13:11 : 09/06/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, vijon ende normalisht detyrën, pavarësisht se ajo prej gati dy javësh është marrë e pandehur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), e akuzuar për “fasfikimit dokumentash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”.

Burime zyrtare nga SPAK konfirmuan për “Boldnews.al” se vendimi për Etleda Çiftjan i është njoftuar zyrtarisht institucioneve të rivlerësimit, konkretisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Faza proceduriale në të cilën gjendet komisionerja Çiftja shoqërohet me pezullimin e saj nga detyra, deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Por, deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për nisjen e procedimit disiplinor ndaj anëtares së Vetingut.

Lexo edhe:

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Kushtetuta e Shqipërisë, në Aneksin C të saj, parashikon se procedimet disiplinore ndaj zyrtarëve të strukturave të Vetingut zhvillohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ky detyrim përforcohet edhe në nenin 17 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve…” (ligji për Vetingun).

“Boldnews.al” pyeti zyrtarisht pranë Kolegjit të Apelimit në fillim të kësaj jave, nëse ishte përzgjedhur trupa disiplinore për shqyrtimin e çështjes së Etleda Çiftjas.

Deri në publikimin e këtij artikulli, nga KPA nuk është dhënë asnjë koment, megjithëse informacioni i kërkuar është shumë i thjeshtë dhe përgjigja është me variantet “Po” ose “Jo”.

Ndërkohë, edhe në faqen zyrtare të KPA-së nuk ka asnjë informacion për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj komisioneres së Vetingut, Etleda Çiftja.

Vijimi i saj në detyrë, ndërkohë që është marrë e pandehur, mund të ndikojë në ligjshmërinë e vendimeve të Komisionit të Vetingut, ku pjesë është aktualisht anëtarja Çiftja.

Në fund të muajit Maj 2022, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe mori të pandehur komisioneren e Vetingut, Etleda Çiftja, për shkelje të neneve penale që lidhen me dokumentat dhe pasurinë.

Akuzat kundër Etleda Çiftja

SPAK-u nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për rastin e Etleda Çiftjas, megjithëse ka ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur.

“Boldnews.al” ka siguruar informacione nga kallëzimi ndaj komisioneres së Vetingut, mbi të cilën është mbështetur edhe hetimi i prokurorëve specialë.

Ja çfarë ka ndodhur.

Në Korrik 2017, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, plotëson deklaratën fillestare të pasurisë.

Ndër të tjera, ajo deklaron se është në pronësi të një aseti tokë arë, me sipërfaqe 3440 m2 në Qerret të Kavajës, blerë në 10 Korrik 2006, me vlerë 50 mijë euro.

Në foto: Deklarimi fillestar i pasurisë i Komisoneres së Vetingut, Etleda Çiftja

Për këtë pasuri, ajo deklaron si burim financiar 15 mijë euro të kursimeve nga paga si juriste në kompaninë private “Egnatia O. Albania” dhe 35 mijë euro të tjera kredi, të cilën duhet ta shlyejë për 20 vjet, deri në vitin 2026.

Deri këtu, nuk duket se ka ndonjë gjë të veçantë. Por, redaksia ka zbuluar kontratën që Etleda Çiftja e ka blerë këtë tokë në vitin 2006 dhe historia ndërlikohet shumë, në dëm të komisioneres së Vetingut.

Sipas kontratës me nr. 2138 Rep, nr. 1490 Kol, dt. 10 Korrik 2016, nënshkruar pranë noteres publike Luljeta Kongoli në Tiranë, rezulton se Etleda Çiftja e ka blerë këtë tokë për vetëm 300 mijë lekë të reja.

Në foto: Kontrata e nënshkruar nga Etleda Çiftja për blerjen e sipërfaqes e 3440 m2 tokë arë në Korrik 2006

Pra, kontrata e vitit 2006 shënon si vlerë blerjeje 300 mijë lekë, ndërsa në deklaratën e pasurisë është shënuar vlera 50 mijë euro.

Etiketa: Etleda Çiftjakpakpkspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

14:40 : 06/08/2025
Para

EMRI/ Goditet me levë në kokë polici në Gjirokastër

TË GJITHA

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com