• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Investime strategjike”, Rama premtoi të huaj, por thithi Samirin, Dulakët, Carapulin e Gaz Pajën (lista)

13:50 : 28/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy vendime të fundit të Edi Ramës për të shpallur “investitor strategjik” bashkëshortin e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, njëkohësisht ish-deputet i Partisë Socialiste, Artan Gaçin dhe humoristin e lidhur ngushtë me maxhorancën, Gazmend Paja, ngrenë pikëpyetje të forta lidhur me qëllimin e deklaruar më herët nga kryeministri se ligji përkatës u miratua për thithjen e investimeve të huaja.

Në vitin 2015, maxhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama, miratoi ligjin “Për investimet strategjike”.

Në relacionin që shoqëronte projekt-ligjin, fokusi vihej pikërisht në faktin se Qeveria po synonte të tërhiqte në Shqipëri investitorë të huaj, të cilët do të gjenin lehtësi për të shpenzuar para në sektorë të rëndësishëm, në energji, infrastrukturë, miniera, bujqësi, peshki, turizëm e të tjerë.

Gjashtë vjet pas miratimit të këtij ligji, “investitorët strategjikë” janë interesuar kryesisht për turizmin në zonën jugore të vendit dhe se shumica dërrmuese e tyre janë biznesmenë vendas, të njohur për afërsinë me qeverinë “Rama”.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

“Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat e publikuara në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Nga 14 vendime miratimi, Komitetit të Investimeve Strategjike, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik 10 shoqërive tërësisht shqiptare, 2 kompani tërësisht të huaja dhe 2 të tjera kombinim ndërmjet investitorëve shqiptarë e të huaj.

“Investitorët strategjikë”

Samir Mane

Shoqëria “Mane/TCI” e biznesmenit Samir Mane ka fituar dy herë statusin e “investitorit strategjik”, për dy komplekse turistike, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj të Durrësit.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka nisur punën e saj pikërisht me Samir Manen.

Me vendimin nr.1, dt. 14 Korrik 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e “investitorit strategjik” për kompaninë “Mane/TCI”, për projektin e kompleksit turistik “New Born”, me sipërfaqe 187 mijë metra katrorë, në Hamallaj të Durrësit.

Po ashtu, me vendimin nr. 2, datë 14 Korrik 2016, Samir Mane me kompaninë “Mane/TCI” ka fituar statusin e “investitorit strategjik” për projektin e kompleksit turistik “Green Coast”, në Dhërmi, me sipërfaqe 183.500 metra katrorë.

Dulakët

Vëllezërit biznesmenë Ardian, Artan dhe Genc Dulaku, me kompaninë e tyre “Concord Investment”, gjithashtu kanë fituar dy herë statusin e “investitorit strategjik”.

Me vendimin nr. 24, datë 20 Nëntor 2017 është miratuar statusi i investitorit strategjik për “Concord Investmend”, për projektin “Gone Perivol, në Palasë, Himarë.

Gjithashtu, “Concord Investment” e vëllezërve Dulaku ka fituar statusin e investitorit strategjik për projektin e kompleksit turistik “San Pietro”, me sipërfaqe 334 mijë metra katrorë në Ishëm të Durrësit.

Carapuli

Biznesmeni Pandeli Carapuli, me kompaninë e tij “Eurocol”, ka fituar statusin e “investitorit strategjik” me vendimin nr. 15, datë 4 Mars 2019 të Komitetit të Investimeve Strategjike, për projektin e kompleksit turistik “White Rocks”, në Gjilekë, Himarë.

Gaz Paja

Me vendimin e datës 2 Shtator 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e “investitorit strategjik” për shoqëritë “Startek”, në pronësi të Lulzim Mehmetaj dhe “Echotech” të humoristit Gazmend Paja, për projektin “Kompleksi Turistik Dhërmi”, në sipërfaqe 133 mijë metra katrorë.

Trebicka

Komiteti i investimeve strategjike, me vendimin nr. 6, datë 19 Prill 2018, ka miratuar statusin e “investitorit” për kompaninë “Agro Iliria Group”, në pronësi të Ilir Trebickën e Shpëtim Osekut, për projektin “Ngritja e Plantacionit me shegë, goji berry dhe avokado” në Karavasta, Divjakë.

Hajri Elezaj

Në 24 Qershor 2020, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e “investitorit” për kompaninë “Lajthiza Invest”, e themeluar nga Hajri Elezaj dhe tashmë në pronësi të bashkëshortes së tij, Lavdije Elezaj, për projektin e “Kompleks Turizës Rural Lajthiza”, në Fushë Arrëz.

Jaho e Ilir Shyti

“Feniks Construction”, në pronësi të Jaho dhe Ilia Shyti, ka në zotërim shoqërinë “Agrocon Albania”, ka fituar në 20 Nëntor 2017 statusin e “investitorit strategjik” për projektin “Agrocon”, ndërtim ferme bujqësore në Krutje të Lushnjes.

Agim Shënediela

Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin e datës 4 Mars 2019, ka miratuar statusin e investitorit strategjik për shoqërinë “Boiken”, në pronësi të biznesmenit Agim Shënediela për projektin e kompleksit turistik “Kep Merli Eco Resort”, në Ksamil, Sarandë.

Investitor shqiptar e të huaj

“Albpanel”

Në Dhjetor 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike i jep statusin shoqërisë “Albpanel”, për projektin për realizimin e një impianti prodhimi të paneleve MDE duke përdorur si lëndë të parë kallamin dhe mbetje të çdo lloji tjetër produkti agro – bujqësor me përbërje fibroze.

Shoqëria është në pronësi të biznesmenëve shqiptarë Gëzim Beqaj e Nexhat Sheqi, si edhe shtetasit të huaj, Richard Birnbaum.

Aqutiq

Komiteti i Investimeve Strategjike i ka dhënë statusin “investitor strategjik” shoqërinë “Aquatiq” shpk, në Prill 2018 për projektin Fermë aquaponi në Remas, Lushnje.

Shoqëria zotërohet nga Endleres Kërtusha, Nicolas Benjamin Leschke dhe  Christian Echternacht.

Investitorë të huaj

Yura

Kompania koreano-jugore “Yura Corporation” ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shkurt 2019, me projektin për “Fabrikë për prodhimin e sistemeve dhe pjesëve elektrike për automobilë”, në Zhupan, Fier.

GPP Korça

Shoqëria “GPP Korça”, e zotëruar nga “Ivicom Holding” në pronësi të biznesmenit me pasaportë austriake Kresimir Condic, ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shkurt 2018, për realizimin e një termocentrali elektrik me gaz në qytetin e Korçës.

Etiketa: Carapulin e Gaz Pajën (lista)DulakëtEdi RamaInvestime strategjikepor thithi SamirinRama premtoi të huaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
Para
CREDIT: NEILSON BARNARD/GETTY IMAGES

Ariana DeBose bën histori, gruaja e parë me ngjyrë e komunitetit LGBT që fiton një çmim “Oscar”

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com