• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dizinformim dhe propagandë: Lufta hibride e Edi Ramës kundër demokracisë në Shqipëri

21:09 : 16/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Foto nga protesta

Foto nga protesta

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përballet me zemërimin popullor të shkaktuar nga rritja e çmimeve duke hedhur në fushëbetejë artilerinë e rëndë të propagandës dhe dizinformimit. Duke u mbështetur nga një rrjet portalesh – disa anonime dhe disa jo edhe aq anonime, qeveria po përpiqet t’i etiketojë protestuesit që kanë mbushur sheshet si armiq të vendit, shërbëtorë të Putinit apo agjentë të tij. Pjesa më me madhe e këtyrë postimeve të maskuara si lajm [link] janë pa autorë, ndërsa në disa raste firmosen nga ‘gazetarë’ të cilët aktualisht rezultojnë të punësuar në shtet.

Fillimisht ishin portalet pranë qeverisë, të cilat, në mënyrën tipike të dizinformimit hodhën në lëmin e debatit publik mbi luftën Ukrainë fjalët kyçe: Putin, financim, destabilizim, agjenturë, e të tilla, deri sa gjetën një ngjarje që mund ta manipulonin në favor të narrativës së tyre.

Në njërën prej protestave kundër qeverisë, një qytetar doli me një pankartë ku shkruhej: “Sanksionet ishin për ne apo për Rusinë!”. Ky slogan i hapi rrugën një numri artikujsh me tituj: “Parrulla kundër perëndimit në Tiranë, “Shtëpia e Lirisë” kundër sanksioneve ndaj Rusisë”. [link]

Kjo narrativë e pambështetur në fakte u amplifikuar me ‘opinione/komente’ për “interferencat ruse”, në shkrime që gati ngjanin ‘copy-paste’.

Pastaj në lojë na u hodh vetë kryeministri, i cili, e plotësoi kuadrin e një fushate dizininformimi, duke pretenduar se kemi të bëjmë me një komplot. Një i tillë që sipas Ramës, “i shërben Putinit” – një shprehje që mitingashët e tij mediatikë e përkthyen në pyetje: Kush qëndron pas protestave në Shqipëri? Rama zbulon… Ose, akoma më drejtpërdrejtë duke pyetur: A ka lidhje Vladimir Putini…? Nëse i hedhim një sy databazës së pagave, “gazetarët” që ngrenë pyetjen e sinqertë “a ka dorë Vladimir Putin,” rezultojnë se e marrin rrogën në ndonjë zyrë shteti.

Lexo edhe:

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

Të hënën në darkë, Rama bëri një hap pas duke deklaruar se ai vetë nuk po akuzon protestuesit për spiunë rusë. “Nuk po diskutoj që këta i kanë nxjerrë në rrugë Putini, por po them si mund të bëhesh vegël edhe e një interesi tjetër,” deklaroi ai.

Po nga buron gjithë kjo narrativë dizinformuese kundër të drejtës Kushtetuese për t’u tubuar paqësisht në Shqipëri?

Edi Rama është dukshëm në siklet, pasi u detyrua ta shpenzojë fundjavën për t’u shfaqur në Facebook dhe televizione, duke iu përgjigjur njerëzve me një përzjerje të arrogancës, pranimit të fajit, sharjeve dhe aludimeve të pambështetura mbi fakte.

Sikletet e tij janë të shumëfishta. Prej gati një jave – kjo nuk është hera e parë, – në të gjithë vendin po mbahen protestesta, ku protestuesit mbajnë parrulla që e akuzojnë qeverinë për korrupsion. Ndryshe nga herë të tjera, këto parrulla e marrin kuptimin nga hendeku që ka krijuar pabarazia dhe rritja e çmimeve në tregun shqiptar – i cili kontrollohet dhe manipulohet nga oligarkët pranë qeverisë.

Rama u përgjigjet akuzave për korrupsion duke thënë se kritikët janë “hajdutë impotentë”, pa shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë. Ndërsa rreket t’i përgjigjet realitetit të pabarazisë – e cila në Shqipëri duket se është shkaktuar pjesërisht nga korrupsioni dhe pjesërisht nga të ardhurat e paligjshme të krimit të organizuar, duke shpallur “përgjysmimin të kuotave të karburantit” për zyrtarët e shtetit.

Si një formë subkoshience, ministrja e tij, Belinda Balluku, u dëgjua në një video duke i thënë grosistëve të naftës se ajo ka frikë se mos protestuesit i vënë zjarrin benzinarëve, ndërsa sugjeronte se refuzimi i tyre për të sakrifikuar fitimet në mbrojtje të qeverisë, i bën ata “flamurtarë të revolucionit”. Edhe Rama dukshëm ka frikë se mos revolta e çmimeve kthehet në një shkëndijë për të ndezur “revolucionin” kundër qeverisjes së tij apo elitës qeverisëse. Ai sugjeroi në një rast se ka ditur të reflektojë për “gabimet” e Rilindjes së tij në rast protestash, duke iu referuar banorëve të Kukësit dhe kryengritjes së tyre kundër taksës private në Rrugën e Kombit.

Ndoshta, kur Rama flet për “hajdutë impotentë” po nënkupton një teori që dëgjohet shpesh në korridoret e pushtetit, sipas të cilës populli në thelb është gjithashtu hajdut, por që nuk ka mundësi të vjedhë dhe i sheh me zili dhe smirë liderët e tij. Por rasti i Kukësit na ngre pyetjen nëse kreyministri pret që vendi të digjet edhe një herë para se ai të reflektojë se ka apo jo ndonjë gjë gabim – një standard i ulët dhe ogurzi për Shqipërinë.

Problemet me të cilat përballet Rama sot nuk lidhen me krizën e shkaktuar nga Lufta në Ukrainë, siç lodhet të propagandojë ai dhe portalet që e mbështesin.

Pabarazia e shkaktuar nga korrupsioni dhe fitimet e paligjshme të krimit të organizuar kanë krijuar një ngërç ekonomik dhe social në vend.  Korrupsioni është aq masiv, sa pasi qeveria derdhi mbi 600 milionë euro në investime publike, nuk ka ende pothuajse asnjë rrugë të përfunduar. Një keqmenaxhim i tillë vështirë se mund të krijojë rritje ekonomike, e aq më pak, vende pune me mirëqenie dhe paqe sociale.

Shqipëria ka sot taksa të larta mbi karburantet dhe si rrjedhojë çmim të lartë. Ky nuk është çmimi më i lartë në Evropë por ka gjasa që është një nga më të lartit në krahasim me të ardhurat.  Çmimi dhe taksat e karburantit nuk mund të jenë thjeshtë një diskutim populist i llojit: “nuk më pëlqen që kushton shtrenjtë”. Në thelb ky është edhe një debat ekonomik.

Një vend turistik, një ekonomi në zhvillim si e jona, ka nevojë për një çmim energjie sa më të lirë në mënyrë që të ketë qarkullim më të lartë ekonomik. Shkaku se pse taksat e karburanteve janë kaq të larta në Shqipëri lidhet me paaftësinë e qeverisë për të mbledhur taksa gjetkë.

Rritja e taksave të karburanteve ka qenë metoda e parapëlqyer e Ramës dhe e qeverisë para tij, për shkakun e thjeshtë se nafta importohet dhe taksat mbi naftën mbahen që të gjitha në doganë. Shqipëria nuk ka barrë të ulët fiskale, por pjesa tjetër e taksave apo sigurimeve shoqërore, kërkojnë ca më shumë punë dhe administratë publike profesionale dhe jo e përbërë nga patronazhistë partie në mënyrë që të funksionojë.

Këto probleme që ai ka krijuar bashkë me paraardhësit e tij në atë pozicion, vështirë se do të kapërcehen me “përgjysmim të kuotës së karburantit” për drejtorët dhe akoma më vështirë që të luftohen me fushata dizinformimi që akuzojnë protestuesit për spiunë rusë.

Në të gjithë kontinentin Evropian, vetëm në Rusinë e Putinit dhe në Shqipërinë e Ramës, protestuesit arrestohen në protesta paqësore, ndërsa grupimet e shoqërisë civile dhe media e pavarur akuzohen për agjentë të huaj.

Protesta që po bëjnë shqiptarët nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë, por rrjedhin nga konflikti midis popullit dhe oligarkisë, një përballje që çdo ditë dhe më shumë po vendos në peshore jo vetëm kontrollin mbi pasuritë publike, por edhe të drejtat Kushtetuese dhe demokratike./Reporter.al/

 

Etiketa: BlognaftaoligarkiaPabaraziaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Çfarë zhvillimi na duhet?

11:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

22:21 : 02/06/2026
Para

Politizimi i RTSH-së, PS e PD diskutojnë ndarjen e “tortës” në Këshillin Drejtues

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom