Thursday, May 26, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut, Rama: Ishte rastësi

14:55 : 18/01/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut, Rama: Ishte rastësi

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur rastësi faktin që vizita e Presidentin Erdogan në Shqipëri ditën e djeshme përkoi me 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i përgjigjet kritikëve, ndërsa shton se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”.

Reagimi

Në një postim në FB, Rama shkruan:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Lexo edhe:

Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit

Rama ‘harron’ dhunën e tifozëve, mburret për stadiumin

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”.  Po shokë ama, natyrisht!

Etiketa: Edi RamaErdogan

Lajme të lidhura

Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit
BOTA

Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit

21:13 : 25/05/2022
Rama – drejtuesve të bankave: Jemi ku thërret qameti, sportelet si radhë qumështi. Shtoni shërbimet online
AKTUALITET

Rama ‘harron’ dhunën e tifozëve, mburret për stadiumin

08:44 : 25/05/2022
“Erdogan do arratiset jashtë vendit” lideri turk bën paralajmërimin
BOTA

“Erdogan do arratiset jashtë vendit” lideri turk bën paralajmërimin

21:59 : 24/05/2022
Erdogan bën deklaratën e fortë: Mitsotakis nuk ekziston për mua. Reagon Athina
AKTUALITET

Erdogan bën deklaratën e fortë: Mitsotakis nuk ekziston për mua. Reagon Athina

10:30 : 24/05/2022
Rama-opozitës: Shembeni PD ashtu siç bëmë me Teatrin
AKTUALITET

Rama-opozitës: Shembeni PD ashtu siç bëmë me Teatrin

11:55 : 24/05/2022
Rama e bën fakt të kryer: Energjia elektrike do të rritet për disa abonentë familjarë
AKTUALITET

Presidenti i ri/ Rama i përgjigjet nga Vlora Berishës

14:03 : 21/05/2022
Para
Kodi i prishur dhe filia personale serbe e Edi Ramës

Nishani: Rama kreu një akt skandaloz dhe fyes ndaj besimtarëve myslimanë



TË GJITHA

U shpall fitues në shtëpi, Marash Kumbulla: Dita më e lumtur e jetës time

U shpall fitues në shtëpi, Marash Kumbulla: Dita më e lumtur e jetës time

00:26 : 26/05/2022
VIDEO/ Moment emocionues! Jose Mourinho në lot pas fitimit të Ligës së Konferencës

VIDEO/ Moment emocionues! Jose Mourinho në lot pas fitimit të Ligës së Konferencës

00:07 : 26/05/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 26 maj 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:56 : 25/05/2022
VIDEO/ Humbja zemëron holandezët, tifozët shkatërrojnë gjithçka në Rotterdam

VIDEO/ Humbja zemëron holandezët, tifozët shkatërrojnë gjithçka në Rotterdam

00:01 : 26/05/2022
Berisha në krye të PD, urimin e parë e merr nga VATRA

Berisha në krye të PD, urimin e parë e merr nga VATRA

23:50 : 25/05/2022
Fitorja në Tiranë ngre peshë Romën

Fitorja në Tiranë ngre peshë Romën

23:45 : 25/05/2022
Roma dhe Mourinho në histori, Cana dorëzon trofeun e parë të Conference League

Roma dhe Mourinho në histori, Cana dorëzon trofeun e parë të Conference League

23:37 : 25/05/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com