• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emrat/ Procesi i negociatave me BE, ja të besuarit e Ramës

19:07 : 09/12/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Qeveria miratoi sot emrat e grupit të punës për procesin e integrimit europian. Sipas vendimit të miratuar, procesi i integrimit do përqendrohet në zhvillimin e negociatave ndërqeveritare. Procesi i negociatave, do të kryesohet tashmë nga një skuadër e re, ku kryenegociatori do jetë Zef Mazi.

Në grupin e punës përfshihen zv.ministrat e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj, zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino, zv.ministrja e Financave Adela Xhemali, si dhe zv.ministri po i Financave, Besart Kadia. Gjithashtu përfshihen Vasilika Vjero, zv. ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ilir Bejtja, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Albana Tole, zv.ministre e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, zv.ministre e Arsimit dhe Sportit, negociator, si dhe Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernator i dytë në Bankën e Shqipërisë.

VENDIMI I PLOTË ME EMRAT:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT, PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

I. Në kreun I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit, për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Paragrafët 4-7, 9-10, 13, 14, 16, të pikës 1, zëvendësohen, përkatësisht, me paragrafët, si më poshtë vijon:

– “Z. Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm dhe z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, bashkënegociatorë përgjegjës për kapitullin 24”;
– “Znj. Megi Fino, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, negociator përgjegjës për kapitullin 31”;
– “Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 4, 32 dhe 33”;
– “Z. Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kapitujt 1, 2, 3, 6, 7, 20 dhe 30 si dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19, 28”;
– “Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kapitujt 16 dhe 29”;
– “Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin 15”;
– “Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, negociator përgjegjës për kapitullin 25”;
– “Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, negociator për kapitullin 26”;
– “Znj. Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernator i dytë në Bankën e Shqipërisë, negociator përgjegjës për kapitullin 17”;

2. Paragrafi 8, i pikës 1, shfuqizohet.

3. Pas paragrafit të fundit, të pikës 1, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

“ – Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, negociator përgjegjës për kapitullin 22;
– Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitujt 14 dhe 21, dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;
– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19 dhe 28;
– Znj. Mirlinda Karçanaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;
– Znj. Albana Koçiu, drejtor i Departamentit të Administratës Publike, negociator përgjegjës për reformën në administratën publike.”.

4. Shkronjat “b”, “c”, “ç”, “d” e “dh”, të pikës 6, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“b) “Nënkomiteti i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, “Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca”, bashkëkryesohet nga negociatori përgjegjës për kapitujt 1, 2, 3, 6, 7, 20 dhe 30 si dhe bashkënegociatori përgjegjës për kapitujt 19 dhe 28;

c) Nënkomiteti i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri “Transporti, mjedisi, energjia dhe zhvillimi rajonal”, bashkëkryesohet nga negociatori përgjegjës për kapitujt 14 dhe 21, dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;

ç) Nënkomiteti i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, “Tregtia, Industria, doganat dhe tatimet” bashkëkryesohet nga negociatori përgjegjës për kapitujt 16 dhe 29;

d) “Nënkomiteti i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri “Për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale” bashkëkryesohet nga negociatori përgjegjës për kapitujt 14 dhe 21 dhe bashkënegociatori përgjegjës për kapitullin 10;

dh) “Nënkomiteti i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, “Çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat”, bashkëkryesohet nga negociatori përgjegjës për kriteret ekonomike, dhe kapitujt 4, 32 dhe 33.”.

5. Pika 7, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Anëtarët e Grupit Negociator, në bashkërendim me Kryenegociatorin, me qëllim garantimin e prioriteteve të kapitujve specifikë gjatë hartimit të programimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për sektorët, për të cilët janë përgjegjës, japin mendim gjatë procesit të identifikimit të prioriteteve për mbështetje. Kryenegociatori i paraqet Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës prioritetet e dakordësuara në Grupin Negociator. Institucioni përgjegjës për kryesimin e secilit kapitull negociues siguron zbatimin e parashikimeve të kësaj pike.”.

6. Pas pikës 7, të kreut I, shtohen pikat 7/1 dhe 7/2, me këtë përmbajtje:

“7/1. Kryenegociatori në koordinim me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës jep mendim gjatë prioritizimit të projekteve me rëndësi kombëtare, në përputhje me prioritetet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, strategjitë kombëtare ndërsektoriale dhe sektoriale.

7/2. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës informon Kryenegociatorin për procesin e identifikimit të prioriteteve dhe programimit të asistencës financiare të BE-së, në funksion të procesit të aderimit në Bashkimin Evropian dhe të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.”.

7. Pika 8, e kreut I, shfuqizohet.

II. Në pikën 2, të kreut II, fjalët “… është Koordinatori Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian dhe …” shfuqizohen.

III. Në pikën 2, të kreut III, pas fjalëve “… Kabineti në koordinim me …” shtohen fjalët “… Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ….”.

IV. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, anëtarët e Grupit Negociator, institucionet e përmendura në pikat 1, 2, 3, të kreut I, të këtij vendimi dhe Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: BEnegociatatRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
Para

“Bëmat” e gjyqtarit Besnik Hoxha; 5 vjet burg për 6 gr hashash, gjobë për mashtrim 600 mijë Euro

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com