• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pollo: Eduard Selami shkëlqeu në mungesë, humbi me praninë në jetën politike

21:16 : 06/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo komenton profilin politik të Eduard Selamit, ish-kryetar i PD dhe ish-deputet i kësaj force politike.

Në ‘Çim Peka Live’, Pollo tha se Selami nuk la gjurmë në politikën shqiptare.

Ai tha se Selami shkëlqeu me mungesën e tij, por kur iu dha mundësia të ishte pjesë e skenës politike shqiptare si deputet nga 2013 deri në 2017, humbi, ndërsa u rikthye sërish në SHBA.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Në kohën që jeni bashkuar me PD-në dhe Sali Berishën, ku ishte Eduard Selami, çfarë përfaqësonte në atë kohë?
Genc Pollo: Eduard Selami ishte një pedagog, që ishte aktiv, i pranishëm, punonte bashkë me të tjerët, nuk është se u shqua shumë në muajt e parë, nuk kishte staturën e Sali Berishës apo Gramoz Pashkos apo Arben Imamit, ose Aleksandër Meksit. Por ngjarjet rrodhën në këtë mënyrë dhe Selami fitoi besimin e Berishës, që e përkrahu për ta bërë kryetar partie, pasi vetë u bë president.

Lexo edhe:

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

Çim Peka: Po ju pyes për zotin Selami, se jo vetëm në portret, por edhe në sjellje politike, ka ngjashmëri me Lulzim Bashën. Kur them ka ngjashmëri, them, po jo ndonjë bosht të qartë politik. Çfarë mendoni se e bëri Sali Berishën që të preferojë që vetëm pas një muaji e gjysmë t’ja lërë partinë Eduard Selamit?
Genc Pollo: Vështirë ta them, duhet që të pyesni Sali Berishën kur ta keni në studio. Ishte i prezantueshëm, nuk kishte ndoshta ambicie problematike, mund ta bënte mirë kryetarin e partisë, këto besoj se kanë qenë arsyet, nuk di tjetër arsye që mund të ketë luajtur ndonjë rol. Me Selamin, jemi ulur gjithnjë afër njëri-tjetrin. Ajo që më ka bërë përshtypje tek Eduard Selami është sesi ai ka shkëlqyer me mungesën dhe e humbi shkëlqimin me praninë në jetën politike. Kur iku ai, është kujtuar më shumë se gjithë të tjerët që kishin ikur. Pyesnin të gjithë a do të vijë, a do të kthehet, me kë do jetë, si do jetë etj, qëndroi miti shumë gjatë. Kur erdhi me ftesë të Sali Berishës në vitin 2013, kështu së paku më ka thënë Eduardi, e se pavarësisht nga thyerjet që kishin pasur, se fërkiem kemi pasur të gjithë, ai tha se vetëm prej Berishës kthehem. Kjo se Berishën e shikonte si referencë politike dhe morale dhe në 2013 kjo ishte, pavarësisht nga disfata në zgjedhje, Berisha mbetej. Ajo që doja të thosha është se kaloi nga shkëlqimi në prezencë në humbje të shkëlqimit në prani. Unë dua të them se niveli i fjalimeve dhe si ka folur pasi u kthye, nuk ishte në atë nivel që pritej, gjatë kohës që mungonte. Dua ta trajtoj si koleg.

Çim Peka: Për t’ju referuar kolegut Mero Baze, kur në PD u kthyen thuajse të gjithë në 2015, Selami kishte thënë se nuk kishte kush t’ja mbante fëmijët në SHBA, se bënte dadon dhe e kishte të pamundur. Një tjetër koleg që e kishte ftuar në emision, tha se ka deklaruar se i ka ikur avioni, e çoi tek Berisha dhe e bëri deputet. Shqiptarët kur e njohën Selamin nga afër, ra miti i tij dhe panë Selamin që ishte. Po flas shumë për Selamin, sepse Berisha ka pasur dy momente për të lënë partinë në duart e personave të tjerë e janë Selami dhe Lulzim Basha. A ka qenë Berisha, për mendimin tuaj, i dhënë shumë pas jesmenëve, dmth ka zgjedhur në krye të PD njerëz që i thoshin “po” për gjithçka? Pra nuk ka ngulur këmbë që të vërë në krye të PD profile të larta që e kundërshtonin?
Genc Pollo: Nëse Berisha ka kërkuar jesmenë, në kuptimin e mirë të fjalës, më 1992, këtu ka normalitet dhe një lloj legjitimiteti, sepse ai ishte lideri që fituam dy të tretat, pavarësisht se u bë president, ai ishte referenca e PD-së. Raporti politik i vërtetë ishte si në Partinë Konservatore të Britanisë së Madhe. Pak a shumë ky raport u krijua, që dikujt i lihej në dorë partia. Më 2013 do ishte më pak legjitime, sepse Berisha u dorëhoq. Berisha e mbështeti, për të mos thënë se e vuri Bashën në krye, por ndoshta nuk duhej domosdoshmërisht një jesmen, se do ishte njeriu i parë i demokratëve të Shqipërisë.

Etiketa: PDpolloSelami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani mashtrues, paditë për krime elektorale u injoruan!

10:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

14:35 : 02/08/2025
Para

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, izolohen banorët e 9 fshatrave në Lezhë

TË GJITHA

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit, shqiptari plagos policin në Itali

16:06 : 06/08/2025

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

15:58 : 06/08/2025

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025

Bilanc tragjik në Gaza, 138 viktima brenda 24 orëve

15:46 : 06/08/2025

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

15:43 : 06/08/2025

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

15:43 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com