• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi sulm Bashës: Agjenda e tij shkruhej në zyrën e Ramës, tradhëtoi aksionin opozitar

10:52 : 22/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI, në një intervistë për Newsbomb, ka folur mbi akordin që i ka ofruar Kryeministri Edi Rama për zgjedhjet lokale; për tradhëtinë e Lulzim Bashës në akord me PS për të zhbërë LSI, e për ambasadorët.

Ajo thotë se fjalët se Ilir Meta do të shpallet non grata nga SHBA është një sajesë tavolinash, ndërkohë që sipas saj Lulzim Basha është një njeri i poshtër, që ka vepruar pas krahëve.

Kishit 19 deputetë dhe përfunduat në 4 deputetë…

Po kështu është, na lanë 4 mandate si rezultat i skemës kriminale të grabitjes së mandateve të LSI, ndihmuar edhe nga sistemi i padrejtë zgjedhor. Rakordimet numerike të zgjedhjeve të 25 prillit janë komplet ndryshe; ka të bëjë me tjetërsimin e votës gjatë procesit të numërimit, apo në kualifikimin e votave në të vlefshme dhe të pavlefshme, që përcaktohej me votim nga komisionerët e KZAZ -ve, që ishin 6 Pro votave të pavlefshme të PS dhe vetëm vota e komisionerit të LSI ishte kundër, siç është rasti flagrant i Beratit, apo Durrësit ku jo sipas vullnetit të qytetarëve, por sipas dëshirës së anëtarëve të Kzaz, ka ndodhur grabitja e mandatit të LSI. Në Berat për 35 vota dhe Durrës 55 vota. Tjetërsimi i votave, dukshëm ka çuar në humbjen e të paktën pesë mandateve të LSI, të cilat, nëse do të ishin mbrojtur siç duhet në tavolinë, nuk do t’i kishin kaluar PS. Megjithatë…

…Plus 4 që keni shkojnë 9. Nga 19 deputetë, në 9, ka një diferencë goxha të madhe…

Lexo edhe:

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

Matematikisht është korrekte nga ana juaj. Por dua t’iu kujtoj përdorimin e gjithë infrastrukturës shteterore policore, përdorimin me intesitetit të lartë të administratës publike në presion të hapur kundër jo vetëm kandidatëve të LS, por edhe familjarëve të tyre. Ju e dini shumë mirë se 80% e votave të pavlefshme janë të LSI.
Nëse do të kishim një proces zgjedhor normal dhe nëse do të kishim të njejtën kohë mediatike të 19 mandateve të 2017-ës, që po ta krahasoni me kohën mediatike të 2021, do të shihni që LSI-së i mungojnë miliona minuta mediatike, miliona radhë në portale të pavarura dhe të varura, të cilat jo vetëm censuruan LSI-në për të prezantuar platformën dhe kandidatët e saj, ku pjesa më e madhe ishin të rinj dhe të reja, por mos harroni edhe përdorimin pa limit të qeverisë dhe bizneseve mediatike të lidhura me PS, të cilat u angazhuan në një fushatë shpifjesh dhe dezinformimi të opinionit publik. Shumë kandidatë për deputetë janë kërcënuar tek familjaret e tyre, tek prindërit nëse kishin biznes apo ishin në punë, nga motra, vëllai apo edhe familjarët e tyre, me kërcenime për t’u hequr nga puna, për t’ju prishur shtëpitë, apo për të mos ju kryer proceset e legalizimit.

Ju e dini shumë mirë rolin e patronazhistëve, që kanë patur tagrin deri edhe tek urdhërimi i administratës publike për të prerë gjoba ndaj popullit opozitar, me qëllimin e vetëm, intimidimin dhe tjetërsimin e votës. SPAK do duhet ti marrë në pyetje secilin prej atyre mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë, ndoshta dhe janë shtuar që prej zgjedhjeve, shumica e së cilëve janë punonjës të administratës apo të Bashkisë, por edhe të FA dhe Policisë, sektorë që e kanë të ndaluar me ligj të merren me politikë aktive, për të zbardhur deri në fund se cili ka qenë dhe është aktualisht roli i tyre.

Që kur morëm vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, ishim të vetëdijshëm që presioni do të shtohej. Por, ne nuk mendonim kurrë që lënia përgjysëm e aksionit opozitar nisur nga 16 shkurti 2019, ose tjetërsimi i aksionit opozitar në momente të caktuara, apo nën influenca të jashtme, do të n‘a sillte këtu ku jemi sot, me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ç’do të thotë tjetërsim i aksionit opozitar? Apo influenca të jashtme?
Që nga djegia e mandateve dhe gjithë aksioni tjetër opozitar, ka pasur tjetër agjendë të miratuar në tryezën e frontit opozitar. Agjendat ndërroheshin gjatë rrugës.

Si ndërroheshin? Kush i ndërronte?
Lulzim Basha, shumë e qartë sot edhe më e qartë se kurrë. Ka akoma jetë politike që vazhdon dhe fakte të reja që dalin. Di të them se djegia e mandave dhe bojkoti i zgjedhjeve cënuan demokracinë në Shqipëri dhe i dhanë shancin e mundësinë Edi Ramës të ndërtojë një sistem autokratik. E vërteta është se, fatkeqësisht Shqipëria përfundoi me një opozitë, të cilës i parashkruhej agjenda nga zyra e Kryeministrit.

Etiketa: akuzaBashakryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përplasje në PL, Blushi sulmon Kryemadhin: Bënte fushatë për Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

16:23 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
BOTA

Furnizoi Ukrainën me armë? Serbia thotë se do t’i hetojë akuzat nga Rusia

12:04 : 30/05/2025
AKTUALITET

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

08:55 : 29/05/2025
Para

Bie nga maja e monumentit, humb jetën 28-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com