Arbana Osmani: Nuk do pranoja kurrë të isha banore e “Big Brother VIP”

Foto: Instagram

Moderatorja Arbana Osmani ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin italian të TV Blog, Massimo Galanto. Moderatorja ka rrëfyer më shumë për projektin e saj të fundit “Big Brother Vip”.

Si po ecën Big Brother Vip në Shqipëri?

Këtu nuk kemi një sistem matës audience si Auditel, nuk ka të dhëna zyrtare. Por kur transmetohet Big Brother, rrugët janë bosh. Dhe pastaj sponsorët tregojnë interes të madh. “Big Brother Vip” është programi që ka hapsirat kohore reklamuese më të paguara.

Ju e konsideroni veten si një Alfonso Signorini e Shqipërisë.

Mmm Jo, nuk është e saktë (qesh). Ndihem më shumë si Marcuzzi ose De Filippi, nëse vërtet dëshironi të bëni një krahasim. Kam prezantuar për pesë vjet C’è posta per te (Dua të të Bëj të Lumtur), kam prezantuar Big Brother për shumë vite. Më pëlqen butësia e Alessia-s dhe mënyra se si ajo prezanton në mënyrë të natyrshme. Më pëlqen fakti që Maria nuk përqendrohet tek vetja, por tek programi. Edhe unë bëj të njëjtën gjë.

Le të kthehemi te BB Vip. Çfarë dallimesh vëreni me edicionin italian?

Tek ju konkurrentët – mendoj për Adriana Volpe – luajnë më shumë, duke qenë në dijeni që pas Big Brother mund të mbërrijnë programe të tjera, këtu në vend të kësaj ne jemi në edicionin e parë dhe konkurrentët e dinë që ata do të bëhen më të famshëm dhe do të kenë më shumë ndjekës në rrjetet sociale, por nuk e dinë mirë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre profesionale.

LEXO EDHE  Në pozicion të vështirë mes Borës dhe Donaldit, Beatrix merr letrën e shumëpritur

Si funksionon përzgjedhja e konkurrentëve tek ju (ndër të cilët ka edhe një emër të njohur për publikun italian, pikërisht ish-balerini i Amici Ilir Shaqiri)?

Iliri është shumë i famshëm këtu, ai ka qenë gjithashtu jurist i Dancing with the Stars, ishte e habitshme që ai pranoi. Ne zgjodhëm kastin bazuar në popullaritetin e personazheve, por edhe në historitë që disa prej tyre kanë pas: martesa të dështuara, prindër të humbur ose të divorcuar…

Arbana Osmani, keni menduar ndonjëherë të provoni një karrierë si prezantuese në Itali?

Asnjëherë. Gjithmonë kam dashur të përqendrohem këtu në Shqipëri. Dhe nëse ekziston mundësia, pse jo!

Alfonso Signorini ju dëshiron si një konkurrente BB Vip. Ju çfarë do të bëni?

Them jo. Kam dy fëmijë, nga të cilët nuk do të mund të qëndroja kurrë larg, as edhe për një ditë.

Në Shqipëri janë realizuar shumë programe italiane prej kohësh, nga Striscia la Notizia (Fiks Fare) në C’è posta per te (Dua të të Bëj të lumtur). Çfarë mungon, sipas jush?

Unë do të doja të sillja La Corrida. Por është shumë e vështirë për ta bërë këtë në Shqipërinë, e cili është një vend i vogël; ne jemi tre milionë dhe njerëzit kanë frikë nga opinionet e rrjeteve sociale, edhe pse Televizioni këtu është ende media më e fortë.

Çfarë nuk ju pëlqen në TV italian dhe vërtetë shpresoni që të mos eksportohet kurrë në Shqipëri?

Shfrytëzimi – për të bërë audiencë – i kronikës së zezë. Më duket paksa e tepërt. Për fat të mirë, në Shqipëri nuk ka diçka të tillë.