Reja flet para sfidës me Hungarinë: E di si do të luajë kundërshtari, kam këto dyshime për formacionin

Në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë, ka folur Edi Reja në konferencën për shtyp. Tekniku italian vlerësoi kundërshtarin, teksa u shpreh besiplotë, se Shqipëria i ka të gjithë kualitetet dhe cilësitë, për të arritur fitoren.

Rëndësia e sfidës dhe objektivat e Shqipërisë- Për ne janë të gjitha ndeshjet si finale. Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund. Nëse humbasim dalim jashtë objektivave. E dimë shumë mirë forcën e Hungarisë. Ne po kalojmë një moment pozitiv, kemi shumë siguri si ekip. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Për të qëndruar në vendin e dytë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë nesër.

Formacioni- Kam disa dyshime, një trajner ka gjithmonë dyshime. E kam në kokë formacionin. Kam 24 lojtarë në dispozicion, kemi dhe një stërvitje të fundit për të bërë. Do të vendos nesër në mëngjes për formacionin. Kam dyshime, por duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve dhe të zgjedh lojtarët me gjendjen më të mirë fizike. E rëndësishme është që ata që do të zbresin në fushë të japin maksimumin. Hungari është në gjendje shumë të mirë fizike.

LEXO EDHE  E papritur në Angli, Arsenali nënshkruan me një lojtar 5-vjeçar

Kundwrshtari- Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën e lojës duke i përshtatur kundërshtarit. Hungari do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë. Duke njohur trajnerin e tyre italian, Rosi, kam një përshtypje për mënyrën se si do të luajnë.

Do të përpiqen të marrin kontrollin e lojës dhe të na sulmojnë në fillim. Duhet të jemi gjithmonë gati dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Do të përpiqemi me lojtarët e shpejtë që kemi t’i godasim. Në qoftë duke na venë në presion, do të ketë momente ku ata mund të zhbalancohen dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto momente.