• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Shtëpia 120 mln lekë rrezikon karrierën e gjyqtares së Tiranës Irena Hoxha

19:14 : 05/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtarja e Tiranës, Irena Hoxha, pritet të përballet me pikëpyetje për burimin financiar të blerjes së një apartamenti me vlerë 120 milionë lekë të vjetra, në vitin 2010, gjatë kohës që ajo ushtronte funksionet pranë Gjykatës së Dibrës.

Hoxha pritet të përballet këtë të Mërkurë me trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka kryer Vetingun e saj, e përbërë nga kryesuese Suela Zhegu, relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtare Firdes Shuli.

Në një analizë të kryer mbi deklarimet e pasurisë ndër vite, të dorëzuara pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, duket se ekziston një mospërputhje mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve të kryera nga gjyqtarja Irena Hoxha.

Pikëpyetjet më të mëdha ngrihen mbi mundësinë financiare për blerjen e një apartamenti në vitin 2010, si edhe aftësinë për të krijuar kursime deri në atë kohë, duke mbajtur në konsideratë se shpenzimet janë të larta, për shkak se familjare e saj është e përbërë nga 7 anëtarë.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shifrën 800 mijë lekë si standart shpenzimi vjetor bazik për familjet e magjistratëve me 4 anëtarë.

Në rastin e gjyqtares Hoxha, ku bëjnë pjesë bashkëshorti, prindërit e bashkëshortit dhe tre fëmijët e çiftit, këto shpenzime vjetore, gjithnjë sipas standartit të ndjekur nga KPK janë të paktën 75 përqind më të larta, pra rreth 1.4 milionë lekë në vit.

Në bazë të kësaj përllogaritjeje, duket se gjyqtarja Irena Hoxha nuk ka pasur aftësi financiare për të siguruar kursime, të cilat më pas janë përdorur për blerjen e apartamentit 120 milionë lekë (të vjetra).

Apartamenti në Tiranë
Gjyqtarja Irena Hoxha deklaron në vitin 2010, vetëm një vit para se të emërohej nga gjykatën e kryeqytetit, ka blerë një apartament në Tiranë, me vlerë 12 milionë lekë të reja. Si burim për këtë investim, ajo ka deklaruar një hua pa interes marrë një shtetasi, për 10 vjet.

Ndërkohë, nuk jep sqarime për pjesën tjetër të parave të përdorura për blerjen e apartamentit. Por, megjithatë, mund të konsiderohet se ka shpenzuar kursimet e deklaruara ndër vite.

Në foto: Deklarata e pasurisë e gjyqtares Irena Hoxha, viti 2010

Pikërisht, tek këto kursime, duket se varet në fije të perit karriera e saj, e cila, me shumë mundësi do të shkojë drejt shkarkimit.

Gjyqtarja Irena Hoxha ka nisur plotësimin e formularëve të pasurisë në vitin 2003.

Në deklaratën fillestare, Hoxha deklaron një apartament në Dibër, me vlerë 2.5 milionë lekë të blerë nga kursime familjare, si edhe disa sipërfaqe toke e truall në Peshkopi, të fituar nga trashëgimia

Në vitin 2006, gjyqtarja Hoxha nis të deklarojë kursime cash. Në atë vit, ajo shënon në formularin e pasurisë se ka kursyer 600 mijë lekë, ndërkohë që totali i të ardhura, përfshirë edhe pensionet e vjehrrit e vjehrrës, si edhe një të ardhure nga dhënia e tokës në përdorim pa kontratë, arrijnë në shumën rreth 1.5 milionë lekë.

Diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shumës së kursyer në gjendje cash është 900 mijë lekë, e cila duket se është më e ulët se sa nevojat e familjes Hoxha për shpenzimet bazike.

E njëjta situatë përsëritet edhe në periudhën pasuese. Sipas vetëdeklarimeve të gjyqtares Hoxha, në vitin 2007 ajo ka arritur të kursejë 800 mijë lekë, ndërkohë që, referuar standarteve të KPK-së, Irena Hoxha kishte mundësi të kursente më pak se gjysma e asaj që ka deklaruar.

Në vitin 2008, gjyqtarja deklaron një total të ardhurash familjare në vlerën 2.2 milionë lekë, ndërkohë që kursimet në cash arrijnë në shifrën 1.2 milionë lekë.

Ky është i vetmi vit, kur gjyqtarja Hoxha duket se justifikon kursimet, por, gjithnjë, duke “toleruar” faktin që ajo deklaron të ardhura nga dhënia në përdorim e tokës pa kontratë dhe vetëm në formën “verbale”.

Në vitin 2009, gjyqtarja deklaron total të ardhurash familjare në vlerën 2.1 milionë lekë, ndërkohë që ka pasur shpenzime në shifrën 1.2 milionë lekë.

Sërish, sipas standarteve të KPK-së, diferenca mes të ardhurave dhe kursimeve nuk duket se mbulon shpenzimet minimale familjare.

Në vitin 2010, balanca mes të ardhurave dhe kursimeve, duket se nuk mbulon shpenzimet jetike, referuar standarteve të ndjekura nga strukturat e Vetingut.

Analiza financiare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me shumë mundësi, do të vendosë në vështirësi gjyqtaren Irena Hoxha, e cila do të duhet të dëshmojë me dokumenta të ligjshëm se ka pasur aftësi për të investuar në shtëpinë e shtrenjtë në kryeqytet.

Etiketa: irena hoxhapasuriavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
Para

Itali/ Catania goditet nga tornado, plagosen disa persona

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom