• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia/ Komiteti nuk ndryshon masat, detyrim çertifikata e vaksinimit ose test i përjavshëm për arsimtarë e studentë

13:01 : 22/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SHENDETI

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i mbledhur ditën e sotme, ka lënë në fuqi masat e marra më herët për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë mbledhjes, u tha se situata mbetet e qëndrueshme. Po ashtu, qytetarëve iu bë apel për tu vaksinuar.

Lidhur me rekomandimin e Akademisë së Shkencave për vaksinimin e fëmijëve, Mira Rakacolli-drejtuese e komitetit, tha se nga ana Komitetit të Ekspertëve nuk ka ende një vendim të tillë.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për shitjen e certifikatave të vaksinimin, anëtarja e komitetit Albana Fico e cilësoi fenomenin “kriminal”, por shtoi se ISHP s’ka në detyrat e veta funksionale ndjekjen e rasteve të tilla.

Vaksinimi i detyrueshëm

Lexo edhe:

Aksidenti në Durrës/ Banori: Në këto rrugë zhvillohen gara, policia nuk ka marrë masa

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se për arsimtarët e studentët që do të paraqiten të pavaksinuar në shkolla e auditore, do të duhet të paraqesin çdo javë “test PCR të negativizuar”.

“Shumë i rëndësishëm është momenti i vaksinimit të personelit arsimor. Kemi thënë që personeli arsimor do të jetë i vaksinuar deri ditën që do të fillojë mësimi. Për këtë punë është lënë edhe vaksinimi i hapur. Nëse do të ketë arsimtarë ose personel tjetër arsimor që nuk është vaksinuar, atëherë atyre do t’u duhet që të provojnë faktin që nuk janë të infektuar, nëpërmjet dokumentit të PCR të negativizuar, e cila do t’u kërkohet që të jetë e paraqitur çdo javë. Përsa i përket vaksinimit të personelit mjekësor, të studentëve do të vazhdojë të jetë vaksinimi i hapur. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që akoma nuk e kanë bërë, të rendin shpejt drejt qendrave të vaksinimit vetëm me kartën e tyre të identitetit dhe ta bëjnë vaksinën menjëherë”, u shpreh Rakacolli.

Masat në fuqi

Masat në fuqi mbeten si vijon:

Kufizimi i qarkullimit dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve është nga ora 23:00-06:00.

Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë njërin nga këto tre kushte:

– Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

– Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

– Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 miië lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Etiketa: Komiteti Teknik i EkspertëvKomiteti Teknik i Ekspertëvemasapandemia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Durrës/ Banori: Në këto rrugë zhvillohen gara, policia nuk ka marrë masa

12:25 : 04/05/2026
RAJONI

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

15:12 : 19/03/2026
RAJONI

Heqja nga BE e masave ndëshkuese për Kosovën, Kurti: I mirëpresim, nuk ishim ne shkaktarët!

16:44 : 19/12/2025
AKTUALITET

PD sërish protestë te Kryeministria, ja akset që do të bllokohen

14:03 : 15/12/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

08:05 : 12/09/2025
Para

"Loja" e plehrave/ Bashkia e Durrësit rihap "tenderin", por katërfishon fondin duke e çuar nga 2.5 në 10 milionë euro

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom