Rrëfehet Ema Andrea: Në moshën 14-vjeçare më censuruan, mamaja doli nga shtëpia me vrap duke bërtitur

Shkëputur nga emisioni "RUDINA"

Ema Andrea është sot një nga aktoret më të talentuara në Shqipëri, por ajo nuk ka pasur dëshirë të bëhej pjesë e botës së aktrimit.

Ditën e djeshme, ish-balerina ishte e ftuar tek “Rudina” së bashku me shoqen e saj Joli Agolli, për të folur rreth miqësisë së tyre që ka nisur që në moshën 10-vjeçare. Por gjatë bisedës, dolën në dritë detaje që nuk i dinim për Emën. Ajo zbuloi se ka studiuar për balet klasik dhe pasi përfundoi shkollën, bëri një vit pushim para se t’i hapej rruga drejt filmit.

Unë aktore?! Doja të bëhesha shkrimtare, juriste. Aktrimi mua më ka thirr. Doja të vazhdoja shkollë të lartë por të mos e lija baletin. Kanë ardhur për të bërë audicione dy regjisorë dhe mbas shumë audicionesh u përzgjodha unë.

Filmi më ka çuar tek aktrimi, i cili pastaj nuk më lejoi të isha balerinë, megjithëse balerinën brenda vetes, respektin për trupin vazhdoj ta mbaj. Punoj me trupin. Kjo më ka bërë të jem e papranuar nga arti i aktrimit, artit skenik, sepse është ajo aktorja balerinë.

Kështu më ka marrë aktrimi, dikush më tha ‘je dhe pak e gjatë, fëmi i vogël, shumë e ndjeshme etj’. Të dy regjisorët kur kemi bërë dublimin më tha’ moj vajzë, je e talentuar’.

Dhe unë thash po e provoj, sepse prej biografisë nuk më dilte universitet tjetër dhe do dal me dhjeta, do iki në Paris, do dal pedagoge. Sepse me konkurse lejoheshin”, rrëfeu Andrea.

LEXO EDHE  “Pse shëtit lakuriq?”/ Aktorja ka një përgjigje për të gjithë kritikët

Shoqja e saj Joli zbuloi se në moshën 14-vjeçare Emën e censuruan dhe nuk e lanë që të shkonte në Greqi me trupën e baletit për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ky ishte momenti kur aktorja i dha një shans vetes që të merrej me aktrim.

Vijnë dy burra dhe e  thërrasin Emën dhe mbas asaj e shikoj Emën që po qante dhe unë e kuptova, sepse unë e dija… E censuruan dhe nuk e lanë që të shkonte”,- zbuloi Joli.

Ndërsa Ema shtoi: “Ajo që mbaj mend unë është ndjesia. Nëna ime u shqetësua shumë. Di që sapo e mori vesh gjënë në drekë ka dalë nga shtëpia me vrap. Ka shkuar të takojë, ka trokitur, ka bërtitur në dyer etj. Në shtëpinë time ishte edhe një nga vajzat që do të shkonte, sepse shtëpia ime ka qenë gjithmonë e hapur për personat që vinin nga rrethet.

Ajo u vu dhe në pozitë, sepse ajo do të shkonte dhe unë nuk do të shkoja. Të nesërmen kam dalë dhe t’i përcjell gocat. Kam marrë një kompliment shumë të bukur nga nëna për njerëzillikun.

‘E vogla imë që kujdesesh për të tjerët dhe mban veten’, diçka e tillë më tha nëna. Janë ato shenjat që geni, prindi të mëson që kur ti e superon shpirtërisht një situatë që të ka lënduar dhe nuk bëhesh agresiv, mesa duket është ndjesia më e bukur që të bën të shkosh përpara dhe ndoshta kjo quhet forcë”.