Refuzoi Milanin dhe Tottenhamin, madrileni do të bindë Ancelottin

Milani dhe Tottenhami treguan interes për Marco Asensio gjatë merkatos së verës. Klubi italian edhe pse zgjati huazimin e Diaz, sërish tregoi interes të madh për Asension.

Mesfushori i Real Madrid refuzoi të dyja ekipet dhe vendosi të luftonte për një vend tek madrilenët. Asensio është tani në sezonin e gjashtë tek Real Madrid dhe kërkon të rikthehet në nivelet e larta pas disa dëmtimeve.

LEXO EDHE  Pele nis rehabilitimin

Asensio do e ketë të vështirë për një vend titullari tek Real Madrid, pasi do ketë konkurencë nga Benzema, Bale, Hazard apo Vinicious.