• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dasho thirrje Qeverisë: Bëni transparencë për pandeminë, ja pse shqiptarët nuk besojnë te vaksinat

16:14 : 07/09/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, akuzon Qeverinë dhe autoritetet shëndetësore në vend për mungesë transparence lidhur me pandeminë e Covid-19.

Dasho thekson se në kushtet kur Qeveria, Ministria dhe Komiteti nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe i kanë lënë shqiptarët të pambrojtur në raport me sëmundjen, mundësia e vetme që qytetarët kanë është vaksinimi me një prej vaksinave cilësore, Pfizer ose Astra Zeneca.

“Për të nxitur një program vaksinimi që është bllokuar prej muajsh për shkak të ofertës skandaloze që përfshinte vetëm CoronaVac-un e pabesueshëm kinez, informacioni dhe transparenca është element kyç.

Ministria dhe komiteti duhet të heqin dorë sa më parë nga deklarata e thatë ditore e cila përsëritet prej 18 muajve si një pllakë gramafoni tashmë bajate!

Sot, duhet raportuar:

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

》Nga rreth 130 të shtruarit aktualë në spital, sa prej tyre janë të riinfektuar, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?

》Nga vdekjet ditore, sa prej të ndjerëve kanë qënë të shëruar më parë nga COVID-i, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?

Ky informacion do të bindë shqiptarët për rolin e vaksinave dhe do t’i nxitë ata të vaksinohen. Fakti që oferta e sotme nuk përfshin vetëm CoronaVac-un kinez, por edhe Pfizer-in dhe Astra Zeneca-n, është shumë pozitiv”, shkruan Dasho.

Sipas tij, ndërsa deri dje fshehja e informacionit bëhej për qëllime elektorale, për t’i provuar qytetarëve “sukseset” e Boratit dhe boratëve dhe kishte një ndikim indirekt mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve, sot fshehja e informacionit është kriminale!

“Transparenca e plotë mbi të sëmurët dhe humbjet e jetës nga COVID-i është ndoshta shansi i fundit për t’i nxitur njerëzit të vaksinohen!”, mbyll postimin e tij Erion Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

INFORMACION DHE TRANSPARENCË

Kur nisi vala e tmerrshme e COVID-it vjeshtë 2020-dimër 2021, u kuptua hapur ajo që dyshohej prej kohësh, që ministria dhe komiteti kishin manipuluar prej kohësh shifrat e COVID-it në vend.

Fillimisht statistikat e INSTAT-it nxorrën zbuluar numrin real të vdekjeve (disa fish në krahasim me numrin zyrtar), ndërsa informacione të brendshme nga QSUT provuan se gjysma e të vdekurve prej COVID-it në këtë institucion paraqiteshin si vdekje nga shkaqe banale.

Ky përafrim vazhdoi përgjatë gjithë pandemisë. Zyrtarisht, Shqipëria raporton 150 mijë të infektuar, ndërkohë që faktikisht ky numër vlerësohet në mbi 2 milion. Zyrtarisht raportohen 2,500 humbje jete, ndërkohë që vlerësimet kanë provuar mbi 15 mijë të tilla.

Mashtrimi dhe dizinformimi ka qënë dhe, fatkeqësisht, vazhdon të mbetet deviza e punës së qeverisë, ministrisë dhe komitetit.

***

Ç’po ndodh sot?

Në kundërshtim me parashikimet e zymta, Shqipëria ka shumë pak (për të mos thënë aspak) gjasa të përjetojë sërish situatën kataklizmike të dimrit të kaluar. Studimi i fundit izraelit tregoi se mbrojtja natyrore e fituar pas kalimit të infeksionit ofron mbrojtje të mirë edhe në raport me variantin delta.

Problemet janë dy:

》Për momentin kjo mbetet akoma hipotezë, pasi është gjetja e një studimi të vetëm. Që të kthehet në rekomandim, kjo hipotezë duhet të ballafaqohet me gjetjet e studimeve të tjera, testeve imunologjike, etj. Ndoshta, duhet të kalojnë javë ose muaj para se të shohim një rekomandim të tillë.

》Nuk dihet ende nëse imuniteti natyror krijohet tek personat që e kanë kaluar COVID-in pa simptoma ose me simptoma minimale. Studime të kaluara kanë raportuar se përgjigjja imunitare ndaj COVID-it është në përpjestim me gravitetin e simptomave.

Pavarësisht dy problemeve të përmendura më lart, sot mund të thuhet me siguri relativisht të lartë se COVID-i në Shqipëri nuk ka gjasa të rikrijojë tmerret e përjetuara gjatë dimrit të shkuar. Të paktën përsa kohë flasim për pesë variantet aktuale, nga ai bazë deri tek delta.

Por! Në nivel individual ai ende mund të godasë rëndë. 20 deri 30% e popullatës, e cila është ende e paimunizuar, ofron një terren të gatshëm ku varianti delta sot dhe variantet të tjerë që mund të shfaqen, rrezikojnë të shkaktojnë forma të rënda të sëmundjes ose edhe vdekje (sikundër edhe po ndodh aktualisht).

Në kushtet kur qeveria, ministria dhe komiteti nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe i kanë lënë shqiptarët të pambrojtur në raport me sëmundjen, mundësia e vetme që qytetarët kanë është vaksinimi me një prej vaksinave cilësore, Pfizer ose Astra Zeneca.

Për të nxitur një program vaksinimi që është bllokuar prej muajsh për shkak të ofertës skandaloze që përfshinte vetëm CoronaVac-un e pabesueshëm kinez, informacioni dhe transparenca është element kyç.

Ministria dhe komiteti duhet të heqin dorë sa më parë nga deklarata e thatë ditore e cila përsëritet prej 18 muajve si një pllakë gramafoni tashmë bajate!

Sot, duhet raportuar:

》Nga rreth 130 të shtruarit aktualë në spital, sa prej tyre janë të riinfektuar, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?

》Nga vdekjet ditore, sa prej të ndjerëve kanë qënë të shëruar më parë nga COVID-i, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?

Ky informacion do të bindë shqiptarët për rolin e vaksinave dhe do t’i nxitë ata të vaksinohen. Fakti që oferta e sotme nuk përfshin vetëm CoronaVac-un kinez, por edhe Pfizer-in dhe Astra Zeneca-n, është shumë pozitiv.

Ndërsa deri dje fshehja e informacionit bëhej për qëllime elektorale, për t’i provuar qytetarëve “sukseset” e Boratit dhe boratëve dhe kishte një ndikim indirekt mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve, sot fshehja e informacionit është kriminale!

Transparenca e plotë mbi të sëmurët dhe humbjet e jetës nga COVID-i është ndoshta shansi i fundit për t’i nxitur njerëzit të vaksinohen!

Një shans që nuk duhet humbur kurrsesi…

Etiketa: dashopandemiaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
Para
Foto nga Partizaniclub

Partizani bën tifozët të ëndërrojnë, ja si pritet të rreshtohen "demat" pas afrimit të Kaçes

TË GJITHA

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja zkema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com