FOTO/ Me fëmijën në krah, 31-vjeçari qëllon me ar*ë një grua, ja arsyeja

Me fëmijë në krah, 31-vjeçari në SHBA qëlloi me armë një grua. Mediat amerikane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ohajo, ku autori, Ladon Penn, 31 vjeç ka qëlluar një 54-vjeçare pasi ka përplasur me makinë gruan e tij.

Në polici, 54-vjeçarja e plagosur deklaron se ishte e vërtetë që është përfshirë në një aksident që nuk kishte dëme, por menjëherë gruaja kishte kërcënuar se do lajmëronte bashkëshortin e saj.

LEXO EDHE  Rrëfehet Davide Pecorelli: Inskenova vdekjen në Pukë se më ndiqnin kreditorët

“Viktima thotë se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe u shfaq përsëri me armë,” tha policia. Mediat shkruajnë se 31-vjeçari dyshohet se hapi zjarr mbi të plagosurën dhe dy gratë e tjera që e shoqëronin, ndërsa një prej plumbave kapën drejtuesen e mjetit.

Mësohet se 31-vjeçari është arrestuar.

 

SHBA/ Me fëmijën në krah, 31-vjeçari qëllon me