Edi Reja kritikon arbitrimin: Kishim penallti për Manaj-n, ja çfarë e solli humbjen e thellë

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar pas ndeshjes me Poloninë se ekipi i tij ishte ndikuar nga gabimet në mbrojtje, por edhe nga gjyqtari i cili kishte vendosur thuajse të gjithë episodet kundër kuqezinjve.

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes mbajtëm topin, por pas 8 minutash me tre të verdha, na masakruan. Nuk dua justifikime, por ishin episode që nuk i kishim në favor.

Pas 2-1, ndaj një skuadre si Polonia, u hapëm. Ishim kundërsulme që na goditën. Por kishte faulle, një penallti, nuk ishin ndërhyrje për kartonë të verdhë. Nuk dua të kritikoj arbitrat, sepse ka merita Polonia e defekte që kemi bërë ne. Duhet të korrigjojmë edhe ne gjera se nuk mund të pësosh gol me goditje nga këndi e goditje dënimi”, tha Reja.

“Ekipi luan mirë i ekuilibruar, kishte shtysë, por nëse na ecte mirë, mund të bënim më mirë. Rezultati 2-1 të kushtëzon, ne në kundërsulm, çbilancohesh. Ne e kishim ekuilibrin dhe i kishim vënë në vështirësi në pjesën e parë. Vetëm se shpesh jemi shumë naivë, mbajmë topin në vend që ta nxjerrim në anësore, këto gjëra nuk duhet t’i bëjmë përsëri.

LEXO EDHE  Pele rikthehet në terapi intensive, vajza siguron për gjendjen e tij

Nuk kemi vdekur ende. Se mund të humbësh në Poloni, se duhet të përmirësohesh. Në aspektin mbrojtës, kur mbajmë topin dhe e humbasim në mënyrë foshnjarake. Ka raste kur mund ta nxjerrësh edhe jashtë, por ekipi tregoi se për sa kohë kishte ndeshje, edhe kur ishim 2-1, ne ishim në fushë. Patëm një penallti, nuk di nëse ishte. Ishte një tjetër te Çikalleshi në pjesën e parë, kur ata shënuan të tretin kishte një faull për ne. Janë episode që duhen diskutuar. Ishim pa fat, padyshim edhe Polonia e meritoi. Por jemi këtu ende, nuk ka mbaruar:, deklaroi trajneri.