Fuste në kurth burrat për marrdhënie me pagesë e më pas i grabiste/ Cila është Ina Sulejmani që u arrestua sot në Tiranë

Një e re u arrestua nga policia në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur rreth 7 vite më parë në kryeqytet, kur është dhunuar e grabitur një i moshuar. Këtij të fundit iu propozua nga një vajzë për të kryer marrëdhënie s*ksuale me pagesë, por më pas u grabit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina S., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’”, e kryer në bashkëpunim njoftoi policia.

Ngjarja:

Sipas dosjes hetimore të paraqitur në gjykatë: ngjarja për të cilën e reja akuzohet ka ndodhur më 2 Shkurt 2013, kur te “Rruga e Dibrës”, pranë lulishtes së pallatit të Kulturës, të pandehurit Ina S. dhe Arbër D., në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të dhunës, një sasi prej 125 mijë lekë dhe një telefon celular të markës Nokia, me shinë, me kartën sim të Kompanisë ****, me Nr.06*5456733, të dëmtuarit Ahmet B.

LEXO EDHE  Ngrihet alarmi, zjarri në Karaburun rrezikon zonat e banuara në Dukat Fushë

Në momentin e ngjarjes, i dëmtuari ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga Porcelani në drejtim të Qendrës. Pranë lulishtes i është afruar Rajmonda V., e cila i ka ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Pranë saj ndodheshin të pandehurit Arbër D, me vëllanë e të cilit Rajmonda ka një fëmijë dhe Ina S., shoqja e saj.

Duke shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari po bisedonte me të, i pandehuri Arbër D. i është afruar dhe e ka goditur me grusht në pjesën e fytyrës. I dëmtuari është rrëzuar përtokë dhe e pandehura Ina i ka futur dorën në xhepin e xhupit, ku i ka marrë aparatin celular dhe paratë. Lidhur me sa sipër, i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tirane.

Referuar hetimeve, në cilësinë e provës materiale, të pandehurës Ina S. i është sekuestruar karta sim me Nr.06*5456733, që i përkiste të dëmtuarit, e vendosur në telefonin e saj të markës Samsung si dhe aparati i telefonit celular i markës Nokia, me shinë, marrë shtetasit të dëmtuar