• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Klodian Rashës, dënohet me 10 vite burgim Nevaldo Hajdaraj

13:34 : 14/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burgim për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivin e “Shqiponjave” që vrau Klodian Rashën, në 8 dhjetor 2020. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 10 vite burgim.

Gjatë seancës së sotme, vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë për krimin në emër të të pandehurit.

I ati i viktimës u shpreh i pakënaqur për dënimin dhe paralajmëroi apelim të çështjes.

“Pavarësisht alibisë, pavarësisht ngjarjes, arriti deri aty sa viktima të marrë përgjegjësinë e kriminelit dhe krimineli u vesh me petkun e viktimës. Kjo është në 2020, është një ngjarje që ka trondit jo vetëm themelet e familjes sime, tronditi themelet e shoqërisë dhe themelet e një shteti. Kjo njollë e zezë nuk do t’i hiqet, jo mua se kam varrosur djalin se ai nuk më kthehet më, se unë e kam ditur që ditën e parë, por mesazhi im që ka ardhur këtu, ka qenë një dhe vetëm një, “i imi iku, u varros, por ama fëmija im, i juaji, i të gjithëve, gjaku është i njëllojtë si i fëmijës sim, i fëmijës tënd dhe i tjetrit”. Dhe atyre gjyqtarëve e prokurorëve që morën këtë vendim. Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të jetë një motivim, të shërbejë si motivim që ai gjyqtari, dhe ne si popull të kemi kujdes”, tha Qazim Rasha për gazetarët.

Lexo edhe:

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, tymi toksik rrezikon qytetarët

I pyetur: “A bëri gjykata drejtësi”, ai u përgjigj: “Si mund ta quash drejtësi kur çdo gjë është e qartë, çdo gjë është zbardhur, çdo gjë është e fushës dhe me një të rënë të lapsit njëherë i jep gjykim të shkurtuar, kur ai mund ta bëjë shembull. Është rast ekzemplar. Shteti mund të bëjë punën e vet. Shpresoj që kjo drejtësia e re që po ngrihet ca llumra t’i fshijë se janë akoma nëpër këmbë absolutisht as unë dhe as të tjerë nuk mund ta gjejë. Që ditën e parë kam kërkuar drejtësi, por me këtë drejtësi nuk mund ta gjejë as unë dhe askush”.

Pretenca

Në pretencën e saj, Prokuroria e Tiranës kërkoi një dënim prej 20 vitesh burg për ish-efektivin e policisë Hajdaraj (13 vjet e 4 muaj pasi Hajdarajt i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar), i akuzuar për “vrasjen me dashje” të 25-vjeçarit Rasha.

Prokurori Ardian Braho nënvizoi rrezikshmërinë e veprës penale dhe rrethanat e kryerjes së saj. Sipas prokurorit, vepra u krye nga një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe me armën e shërbimit. “I pandehuri e ka konsumuar veprën pa motiv të qenësishëm, pa u ndjerë i rrezikuar dhe gjatë detyrës”, tha Braho.

Ngjarja

Klodian Rasha u qëllua pas shpine nga Hajdaraj me armën e shërbimit gjatë orës policore, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve të policisë për të ndaluar. Sipas dëshmisë të autorit, ai e qëlloi pas një ndjekje pasi pikasi një send që Rasha kishte me vete, e që iu duk si armë zjarri.

Policia njoftoi pas ngjarjes se një pistoletë u gjet në një pellg me ujë pranë vendit ku u vra Rasha. Megjithatë, nga hetimet nuk u provua se arma ishte e viktimës. Madje, u hodhën akuza se arma është vendosur për të manipuluar ngjarjen dhe lehtësuar pozitën e efektivit të policisë qëlloi për vdekje të riun.

Vrasja solli një valë protestash në Tiranë, që sollën edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Ngjarja u bë kryefjalë për disa ditë me radhë dhe akuza ndaj efektit të policisë ndryshoi. Fillimisht, ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më pas akuza u klasifikua në vrasje me dashje.

Video e vrasjes

Video/ Publikohen pamjet e vrasjes së Klodian Rashës, u qëllua pas shpine nga polici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, tymi toksik rrezikon qytetarët

08:44 : 03/07/2025
AKTUALITET

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

08:33 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025
BOTA

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025
BOTA

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025
Para

Gjykata e Vlorës nuk pezullon punimet në burimin e Sinecit, shtyhet sërish seanca

TË GJITHA

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025

Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, tymi toksik rrezikon qytetarët

08:44 : 03/07/2025

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

08:33 : 03/07/2025

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com