Ish-konkurrenti i X-Factor humb jetën nga një sëmundje e rëndë! Emri (Foto+Video)

Këngëtari i talentuar 28 vjeçar, Michele Merlo, njohur edhe si Mike Bird, ish-konkurrent i X Factor, vdiq mbrëmjen e djeshme pasi ishte shtruar në një spital të Bolonjës në Itali, raporton noa.al duke cituar Rainews.

I riu u godit të premten nga një hemorragji cerebrale e shkaktuar nga leuçemia fulminante dhe iu nënshtrua një operacioni delikat.

Familjarët thanë pas lajmit të hidhur se kishin dyshime që mjekët në këtë spital kanë gabuar në diagnozën dhe simptomat dhe nuk e vlerësuar me përgjegjësi situatën e të riut.

Më herët në rrjetet sociale u fol shumë për tezën se këngëtari i talentuar vdiq pas vaksinimit për Covid-19.

Por kjo u hodh poshtë sot nga familja Merlo e cila tha se dëshironte të “mohonte kategorikisht atë që disa njerëz të painformuar shkruajnë në mediat sociale se Michele nuk ishte vaksinuar në asnjë mënyrë kundër Covid”.

Familja tha se Michele vdiq pasi u godit nga një formë e rëndë e leuçemisë fulminante me hemorragji cerebrale që pasoi”.

Mes shumë personazhesh të muzikës italiane shprehu keqardhjen edhe Ermal Meta: “Nuk ka kurrë një kohë të drejtë për të vdekur, por edhe nëse do të kishte, nuk ishte radha jote, ciao Michele”.